E diele, 28.04.2024, 04:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Yrjet Berisha: Metafora berlineze

E premte, 18.09.2009, 12:55 PM


METAFORA BERLINEZE

(Agim Spahiu: "Njeriu mbi Pikëllimë", botoi "Gjon Buzuku", Prishtinë, 1993)

Nga Dr. Yrjet Berisha
 
Libri  me poezi "Njeriu mbi Pikëllimë", përfshin poezi të zgjedhura nga krijmtaria e frytshme e Agim Spahiut /poet i ndjer kuksjan/, që është libiri i tij i parë i botuar në Kosovë. Poezia e këtij poeti kuksjan i ekspozohet shqiptimit të thjeshtë e të kuptueshme. Poeti në epiqendër të artit të tij vë fjalën e pastër si kristali dhe kështu vargjet e tij janë si prelat e vargëzuara. Fjala dhe vargjet e këtij poeti që janë kaq bukur të radhitura, janë tekste me meditim të mirëfilltë, dhe kurrsesi nuk janë vargje të rastësishme, por thjesht janë produkt i një meditimi të hollë e i një konceptimi  tejet serioz, që tërësisht i ekspozohet shqiptimit të rrjedhshëm lirik që ka si synim, të mbajturit e drejtpeshimit dhe të hapave të sigurt brenda orbitës së vargut me meditim të stërholluar. Vargjet e këtij libri kanë një makrostrukturë poetike prore të prirur nga një spirale e vazhdueshme e vërshimit të
 figuracionit e metaforave të qëlluara me kostelacion ngjyrash të vargjeve.
Fjala dhe jehona e saj e ndrydhur në damarët e amebës medituese mëton të mbetet pjesë dominuese e fushëveprimit të verbit lirik, prore të peshuar mirë dhe me elemente estetike që fillojnë dhe anojnë nga një pozicion i qëndrueshëm i vargjeve të këtij libri, që nxjerrin kokë që në faqet e para të vëllimit poetik e deri atëherë, kur disi me një kohë të gjatë kumbon në mendjen e lexuesit.
Por, t'i kthehem edhe njëherë interpretimit të vargëzimit të librit "Njeriu mbi Pikëllimë", të Agim Spahiut, që kështu nuk do të hezitoja të konstatoj se vargëzimi i librit të këtij poeti kuksjan tashmë të ndjerë, sjellë freskinë e motiveve të lloj-llojshme. Veçantia e lirikave të këtij libri është aroma e Bjeshkës së Pikëllimës ( që gjeografia kosovare e njeh me toponimin Koritnik), me të gjitha ngjyrat dhe aromën dehëse të pishave, barit, era e rrëshinës, era e bimeve shëruese, shushurima e gjetheve të drunjve të ndryshëm që gjinden në majat më të larta dhe luginat e Pikëllimës. Mbase nuk do ta teproja po pohova se peizazhi i këtij i këtij motivi por edhe motivet tjera të këtij vëllimi shqiptojnë observimet subjektive të unit poetik që vetëm mund të dëshirohen nga poetët më të rinj, ( ndërsa arti i tillë rrjedh nga poezia jonë e traditës që është me përplotë emra, por nuk duhet
 harruar këtu edhe Hamit Aliajn një poet i alpeve shqiptare, që padyshim se ai si edhe A. Spahiu, ka vendin e posaçëm këto Alpe) por që ky krijues bën hap të guximshëm në kapërcimin e kufirit të dimnezionit frymëzues që prore del në skaj të një fenomeni, herë-herë bën sakrifica edhe më të mëdha që i cytur nga provokimit estetik shkel edhe në udhëkryq që është me shumë të papritura dhe të përcjellura me disa pikëpamje e pikëquditëse që e skalitin fjalën lirike dhe artin në përgjithësi. Këto segmente shtytin natyrshëm subjektin lirik drejt një thelbi artistik krijues në formësimin e vargjeve dhe me origjaniletet lirik. Kështu, vetëm shqiptimi kaq i natyrshëm dhe kaq i pezulluar nga peizazhi dhe e vërteta qenësore, kryen mesazhin që në këtë mënyrë i del në fund të mjegullnajës së akullt, shkëmbinjve, rojeve të trembura armike që ndjehen të pasigurt në trollin e okupuar që e mbajnë vetëm
 me dhunë e kërcënim militar. Përballë këtij absurdi, ngadhënjyes i të gjitha këtyre mynxyrave është subjekti lirik në tekstin lirik të poetit Agim Spahiu, që ka dritë, ajër të pastër, kaltërsi, çlirim të frymëmarrjes që me të drejtë subjekti lirik i gëzohet kaltërsisë dhe reflektimit të tejpërtejshëm nga rrjeti i pakapërcyeshëm i kufirit që bart shkëlqimin e rrezeve nëpër vargje që marrin pamjen e rrezeve të diellit ku me tërë imazhin e tyre dalin të vargëzuara e të shqiptuara shlirshëm, por edhe të përmbushura me një forcë mbresëlënëse gjatë ekspozimit a leximit të tyre.
Ky lloj shqiptimi ngritet mbështetur në rregullat dhe parimet estetike, që me të drejtë merr kuptim polivalent dhe kap gjërat në mënyrë komplekse, gjithnjë duke i shtruar në fushën e gjërë teorike, që thënë ndryshe, janë të njohura e të imtësuara si mjete artistike që teoria i njeh si: metaforat, figurat, alegoria, ironia, sarkazmi etj., të cilat kanë stërhollim rëndësi, kuptimsi, dhe peshën e fjalës alkimike që marrin masën e duhur të njelmësisë a të kënaqësisë estetike të tekstit, brenda vargjeve të këtij libri të Agim Spahiut. Përdorimi i harmonishëm i këtyre ligjësive parimore estetike në artin poetik, merr imazhin e një kolazhi të mrekullueshëm artistik, pasuruar me nuanca efikase të artit që shpërthejnë si poelni dhe kështu librit në fjalë, i shtohet vlera në mënyrë të vazhdueshme. Teksti i këtij kapaciteti estetik, është i pranishëm thuajse në secilën poezi, në secilën tematikë
 të këtij libri, që mëton të mbjellë vargje me gjak e shije të Alpeve dhe fushave shqiptare, ose thënë ndryshe, pasqyron gjeopotikën tonë...
Vëllimi poetik "Njeriu mbi Pikëllimë", i A. Spahiut, ka një titull metaforik. Parë konkretisht, mbi këtë bjeshkë shtrihet fatkeqësia, gjurmët e një tragjedie të një populli të ndarë me dhunë, siç është i copëtuar populli ynë. Kështu libri i sipërshënuar kapton shtigjet e kalueshme e të pakalueshme, nëpër rrënzet shkëmbore dhe në  shtigjet e bjeshkës, që vetëm këmba e dhisë së egër mund të shkel, që tok me këto tipare qëndron i pathyeshëm subjekti lirik që s'bëzënë, është meditues, kryeneç, dhe shqiptohet fuqishëm ky subjekt që si gjithmonë kur ka mundësi veprimi merr drejtpeshim vertikal, dhe kurrë s'merr pozitë horizontale, pa patur arsye e qëllim dhe kështu vargjet e tilla u ngjajnë kasideve, dhe herë-herë iu nënshtrohen ligjësive të tekstit të tërthortë të lirikës bashkëkohore dhe kështu pësojnë lahtimin e vargjeve dhe pasurimin e tyre me mjete artistike.
Libri ka një vërshimë të elementeve artistike e estetike të rëndësisë së parë ashtu siç e pasqyron teoria e letërsisë por edhe metodologjia teorike letrare, që kjo laryshi e vargjeve duket se nxitët nga koncepcioni lirik i nyjëzuar nga tingëllima e vargjeve, thënë a shqiptuar fuqishëm dhe me bazament të fortë meditues me metafora që jepen si xixa shpresëdhënëse, por edhe tejet të rrëshqitshme në të shfaqurit të mendimit estetik ku edhe strehohen të gjitha artet, në të cilën bën pjesë edhe poezia.
Veçori e rëndësishme e artit poetik të këtij libri të A. Spahiut, në radhë të parë është përdorimi i fjalëve të kursyera që shpien drejt gjakimit të tërësishëm të forcës së fjalës alkimiste sipas një disiplinimi e disponimi të përhershëm të zërave të shqiptuara e të kordinuara mirë, që arrijnë të koponohen mirë vargjet e lira që  shqiptohen me motive të frymëzuara dhe me lloj-lloj ngjyra e me jehonën e bymuar, që gjithsesi mbetet në orbitën e në kështjellën e artit abstrakt, që natyrisht se është larguar paksa, nga rryma e kuptueshme, dhe që s'ka mangësi a monotoni në dinamikën e shtresave të artit që të disa krijues e kanë thembër të Akilit këtë problem mjaft kompleksiv që është si një sprovë estetike dhe vetë alkimia e fjalës poetike. Poeti përfill ligje e parime të arteve të ndryshme, kur edhe vendos shqiptimin e fjalës mes ëndrrave dhe rëndomtësisë, dhe kështu të krijuarit
 e artit të tillë sikur ik nga konkretësia dhe merr nuanca të vargjeve që dinë të befasojnë e të provokojnë në mënyrë efikase, kështu, mu për këtë arsye edhe mugullojnë frytet e pjekura të artit poetik. Libri poetik, fillim e në fund ka vargje me tension e temperaturë e fjalëve që shqiptohen nga dhimbjet e mëdha të njeriut tonë. Ose thënë sipas figurave të poetit, njeriu ynë është i pikëlluar në maja bjeshkësh ku pret një ditë të lirë. Ëndërron një ardhmëri të lumtur. Shpreson prore dhe i gëzohet fluturimit të lirë të shqiponjës së maleve tona...
Fare në fund duhet shtuar se poezitë e këtij libri poetik të A. Spahiut, janë shembul i veçantë i poezisë sonë të re, e cila në këtë libër shquhet me tekst poetik që i është nënshtruar gdhendjes së vargjeve që falë kësaj përpjekjeje alkimike, vjreshat shquhen për zë të zhdërvjelltë dhe që kanë thuajse shqiptim origjinal, prizmë  alpike autokton, dhe kështu orientimi i këtillë prore mëton dhe ia arrin qëllimit t'i hap horizontet edhe nëpër labrinthet e artit që strehohen nëpër leqet e padukshëm të medimit dhe të shtresave shumëdimenzionale estetike që i japin vulë karakteristike poezisë duke aplikuar mjetet artistike dhe magjinë e shqiptimit të fjalës në mënyrat e lakimit të fjalëve dhe mendimeve të srërholluara, me laryshi tematike, dhe me tekst lirik të ngjeshur.
Krejt në fund, të shtoj se libri poetik "Njeriu mbi Pikëllimë", i Agim Spahiut, i ekspozohet kërkimit dhe aplikimit të sintaksës gjuhësore të rrallë. Gjuha e poezive është e pastër si uji i Pikëlimës dhe kumbuese si ushtima e pishave të Pikëllimës. Ambientit të tillë  do t'ia kishte lakmi çdo poet që me kënaqësi të posaçme të fuste në vëllimin e vet poetik.
Në të mbyllur të këtij interpretimi mbi poezitë e këtij libri s'do të gaboja po thashë se të gjitha poezitë e zgjedhur nga ky libër që bënë pjesë ndër librat më të mirë poetik në poezinë tonë. Andaj pa dashur që të koketoj me shijen e hua në të shqyrturit kritik e esteik, i dalë zot gjykimit fare të drejtë se me këtë libër dhe me të tjerët që ka krijuar ky krijues tashmë i vdekur, duhet t'i bëhet një vend i meritur në faqet e historisë së letërsisë kombëtare, sepse vlerat estetike e artistik nuk i mungojnë poezisë tij. Por në këtë rast duhet të funksionojë pesha e drejtë e recensuesve të ndryshëm të cilët kanë filluar t'i josh narcizoizmi dhe t'i shkatërrojë skleroza dhe në programet e historisë së letërsisë sonë detyrimisht imponojnë librat e tyre dhe të miqve të tyre!


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora