Kulturë
Demir Krasniqi: Pse qiteshin tre burra para bajrakut në dasmat tona?
E merkure, 16.09.2009, 06:10 PM
Nga tradita jonë:
PËRSE QITESHIN TRE BURRA PARA BAJRAKUT NË DASMAT TONA?
Nga Demir KRASNIQI
Në dasmat popullore në Malësinë e Gollakut, (por besoj se edhe në krahinat tjera shqiptare) ka qenë traditë dhe zakon që në rreshtin e krushqve të cilët do të udhëtojnë nëpër terrene të largëta malore për ta marrë nusen dhe për ta sjellë në shtëpinë e dasmorit, para bajraktarit (flamurtarit) gjithmonë janë caktuar dhe rreshtuar nga tre (3) burra të zgjedhur, të pjekur , të matur, të moralshëm dhe të autoritetshëm .
Përcaktimi i këtyre tre burrave për t’iu prirë krushqve , bajraktarit dhe qerres së nuses , nuk ka qenë e domosdoshme që ata të jenë nga rrethi familjarë, apo miqësor . Ata mund të kenë qenë edhe nga rrethi më i largët i familjes së dasmorit, madje edhe nga rrethina , apo krahina .
Pse tre burra para bajrakut?
Në kohërat më të lashta, kur populli ynë nuk kishte shkolla, arsimim , as liri kombëtare, përveç që përballeshin me lloj-lloj kanunesh të egra në mes të fiseve dhe krahinave të ndryshme, ata shpeshherë përballeshin edhe me sulme, gjobitje dhe grabitje nga ana e grupeve të ndryshme , të cilët ua nxinin pritat nëpër rrugë të ndryshme malore dhe terrene të vështira dasmorëve (krushqve) , nga të cilët kërkonin para, dyluftime, madje edhe tentonin që t’ ua grabisnin nusen me dhunë !
Me qëllim të shmangies nga këto akte të këqija dhe barbare, njerëzit mendjendritur kishin paraparë që para bajrakut (flamurit) të rreshtohen tre burra të tri kategorive të ndryshme, si vijon:
1. Krushku i parë, do të zgjidhej një njeri i urtë, mendjendritur dhe mendjemprehtë , i cili në rast të ndonjë sulmi të pa pritur, do të dinte që me urtësinë dhe mençurinë e tij, ta zmbrapste grupin sulmues dhe në këtë mënyrë do t’i shpëtonte të gjithë krushqit dhe familjen e dasmorit nga aktet më të këqija dhe rreziku !
2. Krushku i dytë , do të zgjidhej një njeri i pasur , i cili është i njohur për pasuri dhe posedim parash brenda një rrethi, apo krahine . Roli i tij , në rreshtin e krushqve do të ishte që në rastet e sulmeve, apo kërcënimeve të dasmorëve nga ana e grupeve të ndryshme, po qe se nuk do të arrihej ndonjë marrëveshje me fjalë të urta mençurie në mes të dy palëve në konflikt, atëherë ky (si njeri i pasur) do të ndërhynte dhe për ta qetësuar gjendjen, apo konfliktin , duke vu në dispozicion shumë të konsiderueshme të parave me të cilat do t’i plotësonte kërkesat e sulmuesve dhe do t’ ua shpëtonte kokat dasmorëve dhe pjesës përcjellëse të tyre!
3. Krushku i tretë , do të zgjidhej një njeri trim , i patrembur, i paepur dhe i armatosur mirë , i cili nuk do të hezitonte që të viktimizohet po qe se e kërkon nevoja e rastit . Në rastet e sulmit, apo konfliktit nga ana e ndonjë grupi sulmues, i cili do të rrezikojë krushqit dhe nusen me stafin e saj përcjellës, po qe se nuk do të gjejnë marrëveshje dhe mirëkuptim fjalët e urtësisë dhe mençurisë nga krushku i parë dhe po qe se nuk do të bëjnë zgjidhje as krushku i dytë, i cili do të paguaj çdo kërkesë me anë të parave, atëherë nuk do të mbetet zgjidhje tjetër, pos zgjidhjes së problemit (kontestit) me anë të armës së zjarrtë, të cilën krushku i tretë do ta përdorte pa hezitim , nga se dinjiteti, morali dhe jeta e dasmorëve, bajrakut dhe nuses duhej të mbroheshin me çdo kusht !
Në rastet kur është dashur që të përdoret edhe arma e zjarrtë nga ana e krushkut të tretë , për t’u mbrojtur dinjiteti, morali dhe jeta e dasmorëve, atëherë janë vu në veprim edhe krushqit tjerë të armatosur dhe këto incidente, apo konflikte në mes të sulmuesve dhe dasmorëve kanë sjellë gjakderdhje me pasoja katastrofale .
Lidhur me këto ngjarje tragjike, në të kaluarën janë thurur edhe shumë këngë legjendare, ndër të cilat më e njohura është ajo me titull: ”Krushqit që janë bë gurë”, por nuk janë të rralla edhe toponimet nëpër vende dhe krahina të ndryshme, që quhen :”Varret e krushqve “!

Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Arbër Arapi
Dhurata Hamzai: Intervistë me piktoren Mimoza Arapi
Vitrina e librave të LSHAKSH
Etien Dilo: Sejfulla Malëshova
Përparim Hysi: Mallkimi i nënës
Cikël poetik nga Sabit Idrizi
Cikël poetik nga Luan Xhuli
Njoftim për shtyp - Takim në Asti (Itali) me shkrimtaren Elvira Dones
Halit Bogaj: ’’Xhemail Abria- pleqnar i Kosovës’’
Demir Krasniqi: Mbarë Gollaku po qanë me lot
Agron Tufa: Një letërsi e dënuar me vdekje
Kujtim Agalliu: Busti (Tregim)
Blerim Rrecaj: Jetë, o jetë
Patrick Swayze ka vdekur
Engjëll Koliqi - Vjershat e 28 gushtit 2009 - Le poesie del 28 agosto 2009
Sejdi Berisha: Dashuro një minutë (Cikli: Pa vetveten)
Edison Ypi: Tekst
Isa Spahiu: Dhimbjet nuk pushojnë
Albina Idrizi: Akoma kërkoj
Albert Zholi: Përcmimi