E diele, 28.04.2024, 04:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Patrick Swayze ka vdekur

E marte, 15.09.2009, 03:13 PM


Nga Gazeta Express

Aktori i Hollywood-it, Patrick Swayze ka vdekur mbrëmë pas një betejë të gjatë me kancerin. Ai ishte 57 vjeçar.

Aktori ishte i rrethuar nga familja e tij, në kohën kur ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Swayze i bë i njohur në tërë botën kur luajti në filmat e njohur të viteve ’80 dhe ’90 si “Dirty Dancing” dhe “Ghost”.

Zëdhënësja e tij, Annet Wolf, ka thënë në një deklaratë: “Patrick Swayze ndërroi jetë i qetë sot me familjen e tij pasi ishte përballur me një sëmundje të rëndë për rreth 20 muaj”.

Swayze ishte diagnostifikuar me kancer ne pankreas në mars të vitit 2008.

Kur ai së pari doli publikisht dhe lajmëroi sëmundjen e tij, disa gazeta shkruan se ai i ka vetëm një javë jetë.

“Në fillim të këtij viti”, tha ai “do të thosha se edhe pesë vjet mendoj të jetoj. Por, sipas statistikave nuk me kanë mbetur as dy vjet. Dëshiroj që të jetoj deri sa ta gjejnë një kurë, e cila do të thotë se do të bëhesha më mirë”.

Pavarësisht sëmundjes së tij, Swayze arriti të shkruaj një autobiografi me gruan e tij Lisa Niemi dhe një film të quajtur The Beast, në të cilën ai luajti një agjent të pazbuluar të FBI.

Ai kishte thënë se kishte zgjedhur që mos të përdorë barna kundër dhimbjes gjersa e kishte bërë atë.

Aktori i lindur në Teksas u lartësua pas paraqitjes se tij të mrekullueshme në rolin e djalit të keq Johnny Castle në filmin “Dirty Dancing”, me 1987.

Swayze – i cili ishte djali i një koreografi – luante në këtë film mësuesin seksi të vallëzimit përkrah aktores Jennifer Grey.

Pas lajmit për vdekjen e tij Grey ka thënë: “Kur mendoj për të, mendoj se jam ende në duart e tij kur ne ishim fëmijë, vallëzonin, praktikonin pranë një lumi të akullt, duke u ndier të bekuar që e kemi bërë këtë film të vogël dhe të tjerët na shohin. Patrick ishte i rrallë dhe bënte kombinime të bukura të vallëzimit. Zemra ime sot është përkrah gruas së tij dhe fëmijës së tij bukur, nënës se tij Patsy dhe normalisht tërë familjes”.

Tri vjet pasi bëri Dirty Dancing, Sam luajti përballë Demi Moore dhe Whoopi Goldberg në filmin Ghost, që fliste për një njeri të vrarë i cili dëshiron ta mbroj gruan e tij nga një kriminel.

Goldberg ka përkujtuar aktorin duke thënë se ajo ende beson në mesazhin e fantazmës, që ai jepte “kështu ai është gjithmonë afër neve”.

Duke përsëritur këtë deklaratë, Moore – e cila ka luajtur Molly-in në film – ka thënë: “Patrick, ju keni qenë të dashur për të gjithë dhe drita e juaj do të ndritë jetët tona. Në fjalët e Sam që i thoshte Molly-it, t’i thoshe: ‘Është e çuditshme Molly. Ndiej dashuri të madhe që dua ta shkëmbej me ju’. Do të më mungosh”.

Homazhe të tjera janë dhënë për aktorin.

Aktori Rob Lowe – i cili luajti bashkë më Swayze në filmin e viteve ’80, ‘The Outsiders and Young Blood” – ka thënë se ai ka humbur “vëllanë e tij”.

Duke folur në Toronto, Lowe ka thënë: “Patrick jetoj me mijëra jetë në një jetë të vetme. Ai ishte një ekspert i vallëzimit, ai shkroi këngët e tij, ai luajti në filma të mëdhenj, ai ishte një kalorës i madh. Por, gjëja që do e mbaj në mend është kujtimi i tij dhe dashuria për gruan e bukur të tij, Lisa”.

Kirstie Alley tha: “Gjithmonë do të kujtoj Patrick-un e famshëm. Ne kemi kaluar shumë kohë së bashku. Kthehu shpejt, Patrick, ne kemi nevojë për ty këtu në tokë”.

Bashkë-aktori i tij në filmin “Point Back”, Gary Busey, tha: "Patrick Swayze ishte një njeri me shpirt të butë dhe një vëlla shpirtëror i imi. Fokusi i tij ishte qendra dhe qëllimi i tij ishte besimi, butësia, hijeshia dhe kuptimi i dashurisë. Libri i Jetës së Patrick Swayze kurrë nuk do të pushoj sepse ai gjatë gjithë jetës punoj me shpirt”.

Aktori C. Thomas Howell tha: "Jo vetëm që humbëm një aktore të madh sot, por unë humba edhe vëllanë tim. Zemra ime qan nga pikëllimi dhe është bashkë me familjen e tij dhe adhuruesit, po ashtu”.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora