E shtune, 26.07.2025, 12:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Kujtesa për kohërënën (Nexhat Rexha, “Dhembja kujtesë”)

E hene, 14.09.2009, 04:33 PM


BILALL MALIQI

KUJTESA PËR KOHËRËNËN

(Nexhat Rexha, “Dhembja kujtesë”, “Nositi” Dardanë 2008)

Përderisa të shprehurit poetik është një akt i veçantë i krijuesit të poezisë, rrëfimit poetik dhe është organizuar varësisht se cilit ligjerim poetik i dedikohet dhe në vete mbanë mesazhin drejtuar njeriut dhe shoqërisë në përgjithësi.Fuqia shprehëse e poetit varet nga motivet dhe rrëfimi i fuqishëm poetik i tij.
Rrëfimi i poezisë është një bazament kryesor i realitetit në çfarëdo momente që gjendet qoftë në konceptin e dhembjes , tragjikes, qoftë edhe në optimizëm dhe disponim të theksuar.Për t’i arritur temat e përgjithshme që synon autori t’i përmbledh brenda kopertinave të vëllimit poetik duhet ta gjejë fushën e qëlluar të realizimit të botkuptimeve dhe pikpamjeve reale të kohës që i përmbledh.
Trajtesa të tilla me inspirime të fuqishme dhe gjetje temash që ngërthejnë në vete maturinë  e autorit me shprehje dhe figura artistiko-metaforike dhe inventive e që tregojnë aftësinë e një studiuesi dhe kritiku të mirfilltë është poeti dhe kritiku letrar Nexhat Rexha.

Në librin me kritika “Ligjerime përjetimesh” tregon atë efikasitetin e pakontestueshëm për njohjen dhe fuqinë shprehëse të kuptimit të poezisë.
    Nexhat Rexha autor i katër librave është edhe një “hallkë” e çelikosur sa i përket ngritjes së shkallës së shkrimeve të veta dhe se lexuesi e opinioni vetëmse e ka krijuar bindjen se poeti dhe kritiku letrar Nexhat Rexha fuqishëm ballafaqohet me gjurmime të vlerave dhe figurave personale dhe se ka atë individualitetin e tij krijues.

Rrëfimi poetik

Nëse merren të analizohen poezitë e vëllimit poetik “Dhembja kujtesë”, para lexuesit do të dalë një pasqyrë me motive të cilat sa do t’i prekë për një moment dhembja për të bërat që ia imponoi koha popullit tonë, kujtesë kjo e trishtë që s’do të harrohet kurrë me coptime tokash, përvetësim., shpërdorim nëpër kabinete kabinetarësh evropiane ku pa mëshirë e pa u skuqur fare:

“Prishin ndajn kufij
Pabesinë kultivojnë
Urrejtjen ujisin e rrugët i mashtrojnë
Pa u skuqur fare
Mollën e kuqe edhe më tej e përvetësojnë”.
(Shpërdorim e përvetësim, faqe 18).

Në këtë cikël të titulluar “Kujtesa”, autori ende nuk lirohet nga koncepti i dhembjes për vëllezërit matanë kufirit artificial, ku me anë të vargjeve bukur e paraqet në poezinë “kënga e Trojës”.Të njëjtit motiv patriotik janë edhe poezitë:”Sindroma kujtesë”, “Hijerëndë”, “Ndjesi” etj., të cilat kanë efekt poetik, efekt i së cilës na godet për të na zgjuar e bindur .Me vargje të tilla të këtij vëllimi poetik poeti godet me revoltën ,me ironinë dhe sarkazmën që e gjenë në epokën ekzistuese dhe në histori.
Në gjashtë ciklet që është ndarë ky vëllim poetik , autori me sukses mban vijën e qëndrueshme të krijimeve të veta, duke përdorur figura stilistike dhe duke treguar një realitet të qëndrueshëm se:

“Në sytë tanë
E rrudhën
Trollin tonë”.
(“Në ty”, faqe 41).

Dhe mundohen edhe më tej ta rrudhin e ta ngushtojnë rrethin, dhe kujtesës së dhimbshme t’i japin pushim, por tash “Po zbardhet krimi”, sepse gjaku nuk humb e drejtësia zbulon të gjitha të këqiat e zullumet që iu kanë bërë popullit tonë sidomos gjatë luftës.

Figurativiteti

Vargjet poetike me figurativitet të theksuar autori me sukses i përdorë  në vazhdim të librit e që janë të lidhura drejtpërdrejt me të bëmet dhe ngjarjet kohore që lanë një kujtesë të hidhët.Autori në shumicën e rasteve në poezitë e tij përdorë termin “Kufij të ndrydhur”, kjo është një protestë e gjithmbarshme e autorit ku shprehë paknaqësitë për tokat e nëpërkëmbura të atdheut të coptuar.
Autori me anë të vargjeve i jep forcë atdheut  që ta kalojë atë lodhjen, ato të këqiat që iu bënë pandërprerë e sidomos gjatë luftës së fundit:

“Atdheu im kapërceje lodhjen
Jepi frymëmarrje Dardanisë
Për ta hequr bërllogun
Në deponinë Ballkanike”.
(“E përbotshme”, faqe 52).

Të tilla vargje poetike të ndërtuara me sukses të madh nga poeti Nexhat Rexha e që kanë forcën shprehëse poetike i gjejmë edhe në poezitë:”Rruza në djep”, “Takim në semafor”, “Vlon ringjallja” etj., ku vetëm e forcon edhe më tej botën e fjalës së bukur poetike.

Heshtja e plagës

Në lexim e sipër të librit shohim se ende autori assesi s’mund të dalë nga koncepti i dhembjes që e ka kapluar, sepse ende është e freskët plaga e familjarëve që humbën më të dashurit e tyre dhe të pagjeturit ende janë në qendër të vëmendjes së popullit.Këto të këqia, këto britma , varre të hapura i paraqet drejtpërdrejt në poezinë “Heshtja e plagës”, për të rrugëtuar kështu edhe në poezi tjera që kanë të bëjnë me motivin e njëjtë por me shprehje bindëse e reale që i përkasin momentit kohor.
Akti patriotik i manifestuar në poezitë  e Nexhat Rexhës vihet në pah objektiviteti dhe realiteti i tij krijues ku paraqet kohën që rrallëkushi e harron, paraqet ca figura diskriminuese për shqiptarët me elaboratet e tyre shfrenuese, ku bënë të veten me lloj-lloj  metode për largimin e shqiptarëve për Anadoll dhe plane tjera rrënqethëse për shqiptarët:

“Pashiqët, Andriqët të fëlliqët
Ujdisën parullat “Premto e mos jep”
Se në këtë dhe këta s’kanë le
Me nishanin “përçaj e sundo”
(“Pamja në kornizë”, faqe 79).

Këta pra ishin të fëlliqët siç i quan autori , ku edhe pas këtyre për fat të keq vazhduan pasardhësit e tyre të veprojnë edhe në kohën e re.
Poezia “Rrugët dridhëse”, përmbyllë këtë vëllim poetik të Nexhat Rexhës, vëllim ky që shquhet për nga vlerat artistiko- letrare dhe zen vend të rëndësishëm në  poezinë bashkëkohore shqiptare…


(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx