E enjte, 16.05.2024, 03:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Kur tenxherja ka gjetur kapakun

E shtune, 12.09.2009, 11:42 AM


Kur tenxherja ka gjetur kapakun
                          
Tregim i jetuar
 
Nga Përparim Hysi
 
         Ndërsa po kthehesha për në shtëpi,aty,afër stallës së  sektorit,qe një "malore" pak e fortë për t'u ngjitur hipur mbi bicikletë,ndaj dhe i zbrita dhe e mora prej dore.Sa mbaroi kjo"malorja",qeshë ballë për ballë me rojen e stallës,xha Qamilin.Xha Qamili është plak, i moshuar,po aq muhabetçi sa dhe po të mos e gjeje gjëkund,duhet ta kërkoje,kur thonë,me shkop  në dorë,se qe i lindur për muhabet.Të vetmen gjë që nuk e honepste qe puna.Dhe qe çudi:sado që po rendte drejt shtatëdhjetave,kurrë në jetë të tij nuk kish zënë punë me dorë.E thoshte vet:unë dhe puna jemi parë si jangllësh:më hënë për përjashta.Kështu,nga fiziku,qe goxha:shpatullan sa,po ta çaje dërrasa,pa frikë i shtroje dy dhoma.Po për muhabet?Sherbet e kaluar sherbetit.Kurrë në jetë të vetë nuk kish prishur gojë me njeri dhe,ndaj,në gjithë fshatin jo vetëm e donin,por dhe e respektonin.Domosdo,dhe unë hyja tek ata që jo vetëm e respektoja,po dhe e doja.Qe vërsnik më tim atë dhe,sado që ne familjarisht kishim vite që e kishim lënë Petovën,xha Qamili,nuk na u nda:do vinte shpesh herë andej nga ne.Qenë miq të vjetër me tim atë dhe u hahej muhabeti.E,pra,ballë për ballë me të dhe ndërsa e përshëndeta,më ftoi që të ulesha atje,tek shullëri ku,si plak që qe,po merrte rreze.Po merrte rreze se ia donte shpyrti në këtë pranverë që sa kish hyrë.Se pranverë qe.S'mund t'i bëja bisht ftesës së tij,sado që duhej të ikja për në shtëpi.Ai e kutpoi që s'po shkoja me qejf,po ndërhyri duke më sqaruar:-E di që e ke marrë yryshtin për në shtëpi,po xhixhai të ka nja dy llafe.Dy llafe që do t'i them ty,për atë shokun tënd,për atë,de,me të cilin ke prerë kërthizën.Tani dhe vet u kthiella.Ftesa enkas e  xha  Qamilit seç fshihte një mister për atë,shokun tim.E gjithë Petova e dinte që unë atë e kisha shokun më të ngushtë.Natyrisht,s'kishte si mos e dinte dhe xha Qamili.Për këtë as që dyshoja.Po vërtet,ç'kish ndodhur që xha Qamili të më ndalonte këtë herë për atë?
 
                        *   *    *
Sa u ula,xha Qamili filloi:
Epo e paçë me sijat atë shokun ti!-Po pse ç'të ka bërë?-ndërhyra kur pashë jo vetëm pak mllef(xha Qamili rrallë nxehej),por dhe pak shpoti njëherësh.Miku apo shoku që unë"ta kisha me sijat",qe brigadier i xha Qamilit,dhe mendova se ndoku do ta ketë rënduar për ndonjë faj si roje në stallë që xha Qamilit i kishin hipur xhindet.Ndërsa hamendësoja,e lashë atë ta zbrazte thesin e ankesave për mikun tim.Dëgjo,mor çuni i Hazizit(Haziz kanë quajtur tim atë),këtë që më ka bërë ai miku yt,po jo vetëm ai,por dhe ajo,e tija(flitej për të shoqen e mikut tim),nuk ma ka bërë njeri mua.E pashë që xha Qamili që qe hokatar e muhabetçi,tani,tek nisi për t'më rrëfyer historinë,zuri dhe,pak nga pak,po nxehej me të vërtetë.Kur pa që po e ndiqja me vëmëndje,atë herë e zgjidhi litarin...
    Epo,si tërnjë,atje mbi stol,në shullë,ruan xha Qamili.Ruan,sa për të thënë,se çfarë do ruaj,xhanëm?Se stalla është mu në mes shtëpive.Pa njerëzit i kanë sytë në ballë dhe shohin.Pra,ruajnë njari-jatrin.Eh,de,e!Vjen ashtu nga sahati 12 e drekës,kur rajdua na zë me muzikë popullore.Unë po vdes për atë të shkretë.Epo shtëpia më e afërt,ajo e mikut tënd.Kur më zënë veshët një kaba.Kaba myzeqare,si ajo që merrte Haliti i Zeqos më atë kohë.S'm'u duruati,po tutje dhe zgjatem atje, tek dritarja e hapur dhe i them asajta,asaj të tijës:-Hapja pak gabzherrin asaj rajdos që të dëgjoj pak xha Qamili!Po ajo,more evlat, më telendisi:-Nuk e kam këmborë për fshatin,po për qejftin tim!!!Mua sikur m'u hap një gropë dhe doja të futesha brenda.M'i preu drutë shkurt.Njëherë doja ta telendisja,po grua e botës,ejvalla,dhe kjo,partia e këtij"qoftlargut"(XHa Qamili i kish kartat të hapura me mua),ua ka bërë sytë kllap dhe i dhashë karar:-Pa rri aty dhe kafsho gjuhën,po deshe të rrish këmbë përmbi këmbë si roje dite në stallë,se,ndryshe,merr lopatën dhe drejt e në kanal  me shokët.Gjuhën e kafshova,po vëndi s'më zinte vënd.Më dukej sikur më kishin sulmuar një tufë më gërthacë dhe ma kishin bërë fytyrën me xhunga.Po kujt t'i ankohesha?E harrova dhe kabanë dhe Halitin e Zeqos.Po më dilte tym nga koka.Kur desh Perëndia dhe dha ballë ai,miku yt:i shoqi.Hë,- mendova,- tani do m'i gjesh dhe këmborët ,dhe zilet.Se sa t'i them këtij,të vafërit,pa di vet ai seç të bën.Dhe e zbraza,o të keqen xhixhai të tërë,tek miku yt.Ai më dëgjoi dhe zuri të turfulloi:-Ashtu,ë?Pa dale, po kam për t'ia treguar unë asaj:me këmborë dhe me zile!Sikur më lehtësoi dhe ma hoqi gjithë kasavetin nga shpyrti.Sa mbarova unë,u dha këmbëve dhe hyri në shtëpi.Epo dy çapa  janë.Unë po u bëra me krahë.Është burrë ai jo shaka.Se kot  nuk e kemi brigadier?Pse t'i hamë hakën?Si brigadier,nuk kishte shok.E,de,e:iku.Kur dëgjoi unë berihaj.Sokëlima vinte deri këtu,tek unë.I thoshte:-Moj,po ti t'ia bësh xha Qamilit kështu?Dhe bamp...dëgjohesh dajaku  deri këtu.Moj...dhe bamp!-Bobo,-mendova,-ç'm'u desh që i thashë,se e vrau fare të shkretën.U ngrita që t'i shkoja në ndihmë.Se grua,ejvallah, e dobtë po;po dhe dorë gruaja tek ne nuk kthen.Nga një anë,pse ta bëj hasha,edhe më bëhej qejfi se e meritonte,po je deri këtu,or evlat,se po e vriste fare.Bamp shkopi dhe,mbi oshtimën që lëshonte shkopi,ai mallkimi:-Moooj,edepsëzë a sojësëse,seç i thoshte.Aha,më lëshoi zëmra dhe shpejtova hapat.U zgjata nga dritarja kur ç'të shoh?Ai miku yt-që mos e paçë-vërtet që kishte pecin(okllainë) në dorë dhe,tek i sokëllinte së shqoes,godiste fort me okllai dyshekun ku flinin.Babam seç  të "rrahur?!".Shkurt muahbeti:tenxherja kish gjetur kapakun.
            Unë,që mezi mbajta të  qeshurin nga kjo rrengë e rëndë,i thashë xha Qamilit:-Mos iu zëmëro mikut im,se është pak shakaxhi nga natyra ai.More,-tani m'u përvesh mua,- të gjej shokun  ai dhe të bëj shaka.Le që gjeta qishë(kishë),ku u fala unë?Ju një gjellë jini me të.Pa dhe lëpini gjuhën e njëri-tjatrit.Hajt,hajt pa m'i bëj të fala tët eti,po kjo "kashta" juaj do korrur që e njomë që mos bëhet më.Kisha një mazara në zëmër për ta nxjerrë ndaj dhe ta thashë,po e di që kur të bëheni të tre atje(se do kthesh tani që të tregova),do bini përmbys me të qeshur.Ju njoh unë,ju njoh.Një kut ju ka prerë.Thuaja dhe atij qenit që ke mik.I hodha duarët në qafë sikur t'i kërkoja ndjesë për rengën që i kishin bërë dy miqtë e mi,por e pashë që e përjetonte me dhimbje.Nuk ia treste dot stomaku.Dhe kish të drejtë.Ashtu dhe siç vuri dhe notën:tenxherja kish gjetur kapakun.
*i jam përmbajtur të folmes së vëndit.
                
7 shtator 2009


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora