E shtune, 03.05.2025, 08:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Sfarqa: Në Periodikun letrar gjerman " Am Erker" - prezentohen dy poet shqiptar

E enjte, 10.09.2009, 06:17 PM


Në Periodikun letrar gjerman " Am Erker" - prezentohen dy poet shqiptar

" Marrëzi shqiptare" e Adem Gashi-it dhe "Pasqyra e lëndes" e Ervin Hatibi në gjermanisht nga Florian Kinzle
 
Nga Muharrem Sfarqa

Këto ditë doli në shitje numëri më i ri i revistës ekskluzive letrare gjermane "Am Erker", e cila botohet dy herë në vitë, e të cilën e redakton Joachim Feldmann, në nëntitullin "Shtete të huaja, zakone të huaja", ka botuar poezitë e dy poetve të njohur shqiptar, Adem Gashit dhe Ervin Hatibit.
Autori Adem Gashi është prezentuar me poezinë "Albanische ëahn" (Marrëzi shqiptare) nga libri i tij "Lulet e vetmuara" - (Ditar gjerman) botuar në vitin 2001 gjatë qëndrimit e tij në shtëpinë e nobelistit gjerman, Heinrich Böll, ndërkaq poeti Ervin Hatibi paraqitet me vargje poetike nga përmbledhja e tij në poezi "Pasqyra e lëndës" botuar në vitin 2004.
Adem Gashi
Adem Gashi
Poezit e poetëve shqiptar të botuara në kët revistë gjermane ishin të përkthyera me mjeshtri të rrallë nga albanologu i ri, Florian Kinzle, i cili edhe vetë këtu kishte të botuar një poezi me motive shqiptare të titullar "Helden" (Kreshnikët).

Kur jemi këtu të përmendim edhe këtë se pas albanologëve të njohur gjerman, Hans- Joachim Lanksch, Joachim Röhm, Robert Elsie e ndonjë tjetër, Florian Kinzle është përkthyesi më i spikatur që do të jetë në ballë të albanologëve të rinjë gjermanofon. Madje Lankschi për Kinzlen është shprehur se "ai e njeh fort mirë gjuhën shqipe dhe ka dellin e duhur letrar".
Ervin Hatibi
Ervin Hatibi


Në faqet e fundit të revistës autorët shqiptarë janë të shoqëruar edhe me nga një biografi të shkurtër.

Periodiku prestigjioz gjerman "Am Erker" me paraqitjen e këtyre poezive hap rrugë për t'ia bërë të njohur krijimtarinë letrare shqipe lexuesit gjerman duke i bërë nderë në fushën e integrimit letërsisë shqipe  në përgjithësi dhe autorëve në fjalë në vecanti. Këto dhe revista të ngjashme madje në këtë mënyrë jo rrallë promovojnë autorët e huaj para përkthimit të ndonjë librit të tyre qoftë në prozë ose poezi.   
Prezantimi i herëpashershëm i krijuesve shqiptar në faqet e periodikut gjerman sado i rrallë që të jetë tregon për vlerat e vecanta letrare dhe artistike të letërsisë sonë sic është rasti me këta dy krijues.









(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx