E diele, 28.04.2024, 05:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Ta kruajmë kokën bën ndonjëherë

E marte, 08.09.2009, 06:02 PM


Blerim Rrecaj

Ta kruajmë kokën bën ndonjëherë

Të kruajmë kokën bën ndonjëherë,
T’i kruajmë hundët s’na ka hije
Ose era qelb të na vije…

Trembim e ndjekim mizat,
Në mendje, pos tjerash, bluhen mendime
Edhe për liberalizim vizash…
Në mendje protokolli,
Dhe mund të na zë kolli…
Koll dhe ai i keq,
Dhe themi:
Populli të zitë e ullirit po heq.
Unë ju kërkoj falje-
Për këto fjalë, këtë lojë me fjalë,
Për këtë tallje.
Me veten kuvendova
Dhe juve ua transmetova
Përgjumshëm e turbulluar,
Sidoqoftë, respekte
O ju të nderuar!
Puna nuk është mirë
Nuk jemi aspak të lirë…
Këtë që e bluajti (e përditë e bluan) truri
Dora në letër(word) e vuri…
Dhe a bëra mirë me këtë përshkëllirë
Pak sikur u lehtësova
Se ku jam, e ku jemi, mendova.
Ju dua, ju përshëndes,
Sidomos ata që do më thonë:
Do mundeshe më mirë
Por edhe më keq…
Me kaq (s’)po e lëmë,
Rehat kurrë s’u bëmë…
 


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora