Kulturë
Arsim Halili: Intervistë me poetin dhe kritikun letrar Nexhat Rexha
E hene, 07.09.2009, 07:40 PM

INTERVISTË: NEXHAT REXHA- POET DHE KRITIK LETRAR
Ai e cilëson krijimtarinë, si trazim shpirtëror, sepse në vetën e tij shpërthen gjithë ai inspirim, për të shkruar diç, por gjithsesi bukur. Duke ju përmbajtur rregullave që të krijohet art i mirëfilltë, sepse vetëm si tillë, lexuesit mund t’i shërbej libri. Gjë që libri duhet të ketë edhe mesazh të qartë artistik, duke ju nënshtruar edhe kritereve rigoroze të kritikës letrare. Arsye për këtë është edhe përmbajtja e kodeksit në krijimtari letrare, po që se duam vlera të mirëfillta ideo-estetike dhe artistike. Si duket këto kritere i intervistuari radhës z .Nexhat Rexha u përmbahet, mbase edhe vet merret me trajtimin e kritikës letrare gjë për të cilën e di çfarë kriter kërkon ajo. Ai na flet me shumë përgjegjësi dhe me profesionalizim për punën e tij krijuese me modestin e tij intelektuale. Por z. Rexha megjithatë kërkon që vepra letrare, të shkruhet jo vetëm sa për tu shkruar, por të ketë cilësi. Ai me kënaqësi pranoi të bëjmë një intervistë në bibliotekën e tij të pasur, kështu duke na dhënë shumë informacione në interes të lexuesve.
Fillet e krijimtarisë letrare?
Po, krijimtaria letrare është një trazim shpirtëror. Unë të them të drejtën shumë herët kam filluar të merrem me shkrime, por vetës ja kisha ndaluar publikimin e shkrimeve të mija të cilat i ruaja në bibliotekën time personale, por asnjëherë nuk kam hequr dorë nga kjo veprimtari. Siç e dini edhe ju vet, vitet e tetëdhjeta kanë qenë vite të rënda për krijuesit letrar. Është pamundësuar për të thënë fjalën ashtu siç e ndjeje. Kështu që unë, kam filluar të paraqitem në letrat shqipe me publikimet e mia në vitet nëntëdhjeta. Atëherë kur fjala shqipe filloi të frymoi më ndryshe, më shqip do të thosha. Një punë të kohës e kisha bërë përmes gazetave të asaj kohe siç ishin:” Rilindja”,”Shkëndija”e kështu me radhë. Por një punë që e kemi bërë së bashku me kolegët e Gjimnazit “Ismail Qemali” Në Dardanë, ka qenë nxjerrja e revistës shkollore “ Dituria”. Numri i parë i së cilës doli më 1994 . Kryeredaktor i së cilës isha unë. Aty fillova të publikoj shkrimet e mia. Mirëpo, kryesisht qëllimi i kësaj reviste ka qenë, afirmimi i penave të reja të nxënësve të asaj kohe. Mund të them me sukses, ajo revistë ka qenë frymëzim për të rinjtë. Të cilët në të ardhmen do të bëhen: krijues letrar, shkencor , gazetar, sepse nga këtu do t’i marrin hapat e tyre. Pastaj kam botuar shkrime edhe në revistat e kohës, por kryesisht me vepër letrare kam dal në vitin 2003. Duke e nxjerr përmbledhjen poetike “Ndrydhja e pikës K”. Tani nga viti 2001, në kuadër të komunës , nxjerrim revistën kulturore, letrare”Nositi”, që mund të them se është e një niveli bukur të lart artistik. Me qëllim që të grumbullojmë materiale të ndryshme që i përkasin kohërave dhe njerëzve të ndryshëm.
Krahas poezisë trajtoni edhe prozën, prej nga i gjithë ky inspirim?
Krijimtarinë letrare, e gjerë më tani e kultivoj, kryesisht zhanrin e poezisë. Motivet janë të ndryshme, por mund të them se ajo që më tepër më shtyn të merrem me botën poetike janë: shqetësimet shpirtërore që e përcjellin përditshmërinë tonë. Për arsye se vet jeta e njeriut, gjallon për ekzistencë dhe gjakon për të ardhmen. Do të thotë se janë frymëzimet e mia, të cilat në netët e errëta , kryesisht kur më zgjojnë muzat dhe atë që e ndjejë në shpirt, filloi ta palosi në faqe të bardha të letrave. Pastaj i realizoj në vargje. Mundohem të jem një artikulues, një zë i ndërgjegjes kombëtare. Kryesisht merrem edhe me kritikë letrare. Kam botuar një libër me kritikë letrare. Në prozë të ju them të drejtën, kam shkruar shumë pak edhe atë kam shkruar tregime. Kam diçka në dorëshkrim, por me një fjalë tregimin e kultivoj shumë rrallë. Desha njëherë t’i befasoj kolegët e mi, në një konkurs letrar në kuadër të “Nositit”. Para disa viteve i dorëzova disa poezi që nuk ishin të nivelit të lart dhe një prozë, pa e ditur kolegët e mi dhe askush tjetër se unë shkruaj edhe prozë. Kështu që unë u shpërbleva në këtë konkurs. Ishte habi për kolegët e mi në këtë rast. Po e përsërisë, prozën e kultivojë rrallë, por konsideroj se ndoshta në një fazë tjetër, mbase edhe mund ta trajtoj edhe këtë gjini letrare.
Vlerësimi nga prizmi i juaj,të arriturat dhe mangësitë në letërsinë tonë shqipe?
Krijimtaria letrare në Kosovë ka marrë një hov të rëndësishëm, natyrshëm edhe ka shënuar edhe të arriturat e saj artistike. Shqipëria ka një traditë institucionale dhe vlera të njëmendta. Mund të them se gjërat janë duke u gërshetuar pozitivisht, kudo në trojet shqiptare. Sa e përcjell këtë fenomen letrar deri më tani është në rrugë të mbarë. Por këtu është edhe një defekt! Defekti është se krijohet në mënyrë vullnetare, pa mbështetje institucionale dhe pa ndonjë fokusim të vlerave të përbashkëta. Do të ishte shumë me rëndësi, të hulumtohen vlerat kudo në hapësira shqiptare. Mandej ato vlera të fokusohen me një emër të përbashkët, me një revistë të përbashkët, me një redaksi të përbashkët, sepse edhe kështu siç është mirë, por komunikimi me vlera të njëmendta letrare, nuk ka ndonjë status të jetë i këtij, apo i atij vendi. Kush e ka menduar se proza e Fatos Kongolit, do të jetë më e lexuara në Evropë?! Apo disidenti i letrave shqipe, Visar Zhiti të jetë poet i mrekullueshëm i letrave shqipe. Sikurse Ali Podrimja në Kosovë, një poet produktiv i cili edhe sot kultivon krijimtarinë e tij letrare. Është domosdoshmëri e kohës, që të unifikohen vlerat e larta artistike. Letërsia shqipe deri në vitet tetëdhjeta, apo më mirë të themi deri në fund të viteve tetëdhjeta është grumbulluar, përafërsisht nga lexuesi i thjeshtë deri te ai lartë, ju ka seruar një vlerë pak më e madhe. Kurse afro njëzet viteve të fundit, ka vlera shumë të mëdha, kanë dalë pena të fuqishëm,por nuk dihet një krijues mund të jetë i ri, por që ka bë emër , ndërsa nuk është përfaqësuar,nuk njihet në hapësirat gjeografike shqiptare e më gjerë. Me vëmendje i përcjell edhe antologjitë që kanë bërë Ali Aliu,Bashkim Kuçuku, Nase Jani,Ali Podrimja “Eni Vjen prej Çamrie”, “Një gur i çarë”” E frikshme dhe e bukur”, mund të them kryesisht janë vlera të poetëve të verifikuar, të njohur. Ndërsa nuk ka pas mundësi apo nuk kanë dashtë, sigurisht unë do të them nuk ka pas mundësi të marrë edhe vlera që nuk janë të njohur nga ndonjë shtëpi botuese, por që kanë vlera. Fundi i fundit, fjala e shkruar artistike, nuk ka rëndësi ku botohet, por ka rëndësi përmbajtja dhe domethënia e saj!
Sa objektivitet ka kritika letrare në vlerësimin e një vepre letrare?
E theksova edhe më lart se merrem me kritikë letrare. Fatkeqësia qëndron këtu:
- Kritika letrare nuk ka qoftë edhe një revistë të vetme. E cila do t’i përfaqësoj kritikët letrar që e trajtojnë me shumë objektivitet vlerësimin e një vepre letrare në të gjitha dimensionet e saj. Mungesa institucionale në të gjitha hapësirat shqiptare siç ishin:” Jeta e re”,” Gjurmime Albanologjike” që botoheshin në Kosovë, apo “ Nëntori” ,”Studime filologjike” në Shqipëri, të cilat janë marrë ekskluzivisht me studimin vlerave të njëmendta artistike, sot mungon një fushëveprim i tillë në hapësirat shqiptare një gjë e tillë. Megjithatë mund të plasohet shkrime të këtij lloji, meqë kemi gazeta e revista të cilat kanë edhe rubrikën javore të kulturës, respektivisht të kritikës letrare. Personalisht kam botuar disa punime në gazetën “Fokus”, që është javore dhe ka një faqe jashtëzakonisht të mirë, rubrikën kulturore. Këto janë vlera, sa i ofron kritiku shtypit tonë. Ndërsa mungon një vend takim , një vend studim në mënyrë që të mund të verifikohen vlera të njëmendta letrare. Psh. Pesë vitet e fundit janë botuar tridhjetë vepra letrare , pse të mos dallohen ato më të mirat dhe të hyjnë në plan-programet shkollore të kulturës shqiptare, por kryesisht hyjnë vlera të largëta. Rrjedhat e reja politike, duhet zënë vend edhe vlera të reja , duke zënë vend në të gjitha hapësirat arsimore nga ajo fillore deri te universitar.
Çfarë mund të presim nga z Rexha në të ardhmen e afërt?
Të them të drejtën, nuk jam shkëputur asnjëherë nga bota e librit. Për momentin jam duke shkruar poezi, atëherë kur më ngacmojnë, kur më shqetësojnë, kur kërkojnë prej meje diçka. Jam duke lexuar vepra të ndryshme letrare, pastaj disa i dalloj sa për lexim për vete, disa për studim. Jam në proces të punës në finalizimin e librit me poezi “Dhembja Kujtesë”. Kam trajtuar poezi lidhur me aktualitetin tonë, qoftë në Dardanë,por edhe në Luginë të Preshevës.
Opinioni dhe sugjerimi i juaj për krijuesit e rinj?
Krijues të rinj në hapësirat shqiptare janë, të shumtë dhe mire që ka shumë. Mirëpo, këtë duhet shikuar nga një këndvështrim më shkencor, sepse ka krijues letrar të cilët botojnë vepra , them nga vullneti i mirë i tyre, por pa kaluar nëpër duar të redaktorëve të recensentëve, nuk janë të një niveli të kënaqshëm artistik. Ndërsa një pjesë e krijuesve të rinj, të cilët kanë shkuar, nëpër rrugë të redaktorëve dhe të recensentëve, dalin libra më serioz. Domosdo lexuesit e rinj, apo krijuesit e rinj kanë nevojë për krijuesit me përvojë. Krijuesit e rinj nuk kanë mbështetje të madhe institucionale, sepse këto pak mundësi botimi;botojnë autorët e verifikuar,kurse autorëve të rinj u mungon përkrahja, u mungon ndihma e parë, në botimin e ndonjë libri. Këtu qëndron fatkeqësia, sepse të tillë krijues pa përkrahje institucionale, nuk mund të vijnë te finalizimi i botimit të librit, kurse ata që kanë përkrahje nga rrethi ngushtë, vijnë më shpejt, deri te finalizimi i një vepre.
Megjithatë, ai i cilido që të bëhet krijues letrar, ka imagjinatë,ka vullnet , ka shpirt krijues, ndoshta vonon, por arrin në cakun e duhur. Duhet këmbëngul në realizimin e projekteve ideore , këtë rast në krijimtari letrare.
Për bashkëpunim mund të behët fjalë sa koordinohen krijuesit e rrethit tuaj dhe më gjerë?
Klubin letrar “Nositi” e mbajmë gjallë, natyrisht në saje të një bashkëpunimi të ngushtë,me krijuesit letrar këtu në Dardanë, qoftë duke bërë promovime të veprave të botuar,apo duke mbajtur ndonjë orë letrare , megjithatë konsideroj se bashkëpunimi nuk është në nivel të kënaqshëm. Do të ishte mirë, reciprokisht të kemi bashkëpunimi me komunat fqinje në këtë aspekt, natyrisht duke botuar shkrime e njërit tjetrit në revistat, që botohen qoftë në Bujanoc , por edhe te ne. Në Luginë bashkëpunojë me:
Sevdail Hysenin, Bilall Maliqin, Jonuz Fetahaj, i cili jeton në Prishtinë, Arsim Halilin etj.
Mendoj se kjo dritare e hapur e bashkëpunimit, të mos mbyllet edhe në të ardhmen.
Sepse duke bashkëpunuar më tepër, do të shpalosim gjurmët e së kaluarës, për të ndriçuar të sotmen dhe për madhëruar të ardhmen tonë. Si një lokalitet i përbashkët, për të mos e lënë kurrë të shuhet. Vetëm fjala e shkruar shqipe, vetëm bashkëpunimi, vetëm kultivimi i vlerave të mirëfillta, kulturore, shkencore dhe humane, mund të pasqyrojnë objektivitetin tonë si popull që kemi një tërësi, kemi një gjuhë të përbashkët.
Si krijues tani me përvojë mund të na thoni se cili nga krijuesit e përmasave ndërkombëtare është burim frymëzim për ju?
Të ju them të drejtën, unë adhuroj shumë krijues letrar, por të them për idole është pak problem, sepse nuk është mirë të thuash e kam këtë krijues idol, pastaj nesër të mos ia përfillësh veprën e tij! Rilindësit tanë, për mua kanë qenë ata nxitësit e parë, për të lexuar vepra e tyre, mandej edhe kane qenë edhe burim frymëzimi në krijimtari për mua. Duke filluar nga: Marin Barleti, me veprën “Histori e Skënderbeut”, Naimi, Fishta, të cilët i kam lexuar në kohën kur ka qenë e ndaluar për t’i lexuar. Ndërsa sot çmoj, Ismail Kadare, Besnik Mustafain, një krijues jashtëzakonisht i rëndësishëm i letrave shqipe, shkrimtarin më aktual Fatos Kongoli, me veprat ”Dragoi i Fildishtë”, “Ëndrra e Demokleut”, sidomos romani “Lëkura e Qenit”, ku është përkthyer nga gjuha shqipe në gjuhë të ndryshme evropiane. Nga poetët e ri e çmoj shumë Visar Zhitin,pastaj Xhevahir Spahiun,Fatos Arapin, që kanë vlera shumë të rëndësishme si dhe poet të tjerë të cilët për momentin edhe nuk po më kujtohen. Nga letërsia botërore: Gabriel Garsia Markez, që e pushtoi botën me romanin “Një qind vjet vetmi”, ndërsa tani e çmoj autorin e veprës “Alkimisti” Paulo Kohle, i cili ka pushtuar botën me prozën e tij dhe krijues të tjerë të mos hyj te Shekspiri, Gëteja, Hygo, të cilët kanë krijuar vlera universale, për të gjitha kohërat që do t’i shërbejnë njerëzimit.
Vrulli i teknologjisë bashkëkohore ka bërë që sadopak të lihet anash libri e ndani edhe ju këtë mendim?
Pak më parë folëm për botimin e librit, prandaj libri i botuar pa lexues është i vdekur.
Fatkeqësia më e madhe është që libri të mos lexohet. Mendoj se libri lexohet, por jo në shkallë të kënaqshme, mundësinë e leximit duhet ta krijojnë shkollat edhe atë nga niveli fillor dhe të mesme, kurse ai universitar është çështje në vete. Sa unë e njoh këtë realitet, jam munduar të hulumtoj bibliotekarin e Dardanës dhe të Kosovës, ka defekte jashtëzakonisht të mëdha , sepse institucionet shkollore, nuk kanë mundësi të furnizohen me libra të reja. Edhe biblioteka komunale është e varfër. Unë, ju garantoj se biblioteka në Dardanë, furnizohet shumë, shumë pak me libra. Ndërsa ajo rajonale ka epërsi, por është momenti, është koha të ecim me kohën,t’i ofrojmë lexuesit vlera, përmes librit
z. Rexha: Faleminderit për këto informacione dhe për kohën që ndatë nga agjenda juaj
Kënaqësia ishte e imja..
Komentoni
Artikuj te tjere
Tregim nga Leon Z. Lekaj
Sinan Sadiku: Një begatim i krijimtarisë poetike
Ndue Ukaj: Roman për kauzën artistike dhe edukimin estetik
Engjëll Koliqi: Vjershat e 25 gushtit 2009 - Le poesie del 25 di agosto 2009
Halit Bogaj: Bamir Topi dhe Edi Rama
Shpëtim Kodra: E lehtë është të kritikosh...
Traboini: Lirike vjeshte - vidio-etyd
Albina Idrizi: Në shtëpinë tonë
Eduard M. Dilo: ''Grabiani rreze kodrave'' - Veper letrare me vlera te medha per historine e dhimbshme...
Tregime nga Pilo Zyba
Blerim Rrecaj: Frikë dhe shpresë
Bilall Maliqi: Laramani temash që magjepsin
Baki Ymeri: Dëshmi gjurmash shqiptare në trojet rumune
Halit Bogaj: Sali Zogiani - Anekdota
Albert Zholi: Flet këngëtarja e mirënjohur Aida Ndoci (Dyrrah)
Naser Aliu: Nëse
Asllan Dibrani: Punim në dru me motiv nga Berati, Shqipëri
Skënder R. Hoxha: Proza tregimtare e Hasan Hasanit
Engjëll Koliqi: Vjershat e 24 gushtit 2009 - Le poesie del 24 di agosto 2009
Përparim Hysi: Nëpër vargje që kam shkruar...