E shtune, 03.05.2025, 11:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Frikë dhe shpresë

E diele, 06.09.2009, 02:09 PM


Blerim Rrecaj

FRIKE DHE SHPRESE

Qiell i vranët me re si valë deti. Era shoqëruese e kësaj dite. Pres të ndodh diç që të më ushqejë shpirtërisht. Dhe kjo pritje mund edhe të zgjas. Mund të kaloj ndoshta një ditë a ca ditë a ca ditë. E ç’të bësh pos tjetër pos të presësh. Pa e ditur se çfarë. Dhe t’i thuash vetes se kjo zbrazëti nuk e di se ku do të të shpie. Veçse do të të na lodh e do të na mërrol më tepër. Do të na çojë ca ujërave të turbullt mendimesh dhe nuk do të përjashtohet ndonjë thyerje e lehtë nervore. Ndonjë pakënaqësi e shprehur duke sharë e bërtitur mund të vije në dukje. Nëse vetëpërmbahemi ndoshta kjo më shumë do të na bëj dëm vetes. Hajt vlla grahi qysh ta merr mendja. Të paktën ta dijsh se ndoshta kështu do të vazhdoj gjatë. E të përgatitesh në ardhshin ditë edhe më të errëta e më të zeza se këto, kushedi… Dhe këto ditë na servojnë zymtësi pas zymtësie. Ftohje dhe njëfarë mosbesimi për ndryshim. Sa shpesh ne po i themi njëri-tjetrit: Shumë mirë që të pata sot afër se nuk po bën nganjëherë me u çfry. Dhe kjo çfryerje ka marrë përmasa kolektive. Ngushëllohemi ndonjëherë duke besuar në termim tranzicion dhe duke kujtuar të ashtuquajturat dhimbjet e rritjes. A e shohim se si e kemi shenjtëruar punën, qoftë edhe nëse ajo punë të sjell ca të ardhura për t’u zvarritur e me e shty diqysh. Jetojmë pa mirëqenie e dinjitet. Bile-bile ato pa na zvogëlohen përditë e më shumë. A i thonë jetë kësaj?! Se çka po ndodh me ne një Zot e di. Mos jemi pjesë e teorive të komploteve që nuk na lënë të jetojmë ashtu siç duhet?! Skllavërinë nuk e duam themi, skllavërinë që ende nuk na shkoqitet, e as që e ka ndërmend një gjë të tillë … Apo ndoshta e kam gabim e thashë diçka vetëm sa për të thënë diçka… Besoj se ekzistojnë shtigje për të synuar për më mirë sesa sot. Sidoqoftë mirëmbetshi! Ju përshëndes e ju uroj të mbara nga këtu ku sot këta flamuj të portokalltë valëvit era. Eshtë vranët, vetëtimë e murmurimë, një këngë paqeje në televizion e një filxhan kafeje mbi tavolinë…


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx