E premte, 02.05.2025, 07:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Vajza greke

E premte, 04.09.2009, 06:04 PM


Vajza greke

Albert Zholi

Sa  vura këmbët  tek trolei, fjala  e parë  që  dëgjova  ishte: “... shqiptarët  maskarenj ...”     Si  më erdhi?! Po  nuk  e dija  shkakun  e  irritimit  të asaj gruaje. Ajo  po  u tregonte shoqeve  se një natë  i  kishin  vjedhur  në shtëpi  600 mijë  dhrami  e  disa  bizhuteri. “ që  kur  kanë ardhur  këta  këtu nuk  guxojmë të  mbajmë  dritaren  hapur...” vazhdonte  pa  prerë  ankesat  gruaja  e vjedhur. Të  folurit  e saj  i  kalonin  kufijtë  e cdo  edukate. Nga  të  parët  të  merrte  në  qafë, dukej  si  për  deputete, apo  kryetare bashkie. Të  tjerët e  shihnin  me  kureshtje  e  pse   jo me  besdi, por  nuk i  fliste  kush. Kur  ishte  në  kulmin e të  treguarit  me  të  shara  për  shqiptarët  u  dëgjua  zëri  i  një vajze.

-Pse  je  kaq  e bindur  se  të  kanë  vjedhur  shqiptarët ?  Mos  vallë i  kape?! Qetësia  dhe  zëri  autoritar  i  vajzës  e hutuan  gruan, sa  nisi  të  hante gërmat  e fjalimit  sharës...Shikoi  nëjherë  rreth  e rrotull, si për të  kërkuar  mbështetje  tifozësh  dhe vazhdoi: “ shihni  këtë  cupëlinën  greke  po merr në  mbrojtje shqiptarët  hajdutë ...”

Përsëri  vajza  që nuk i  kalonte  të  tetëmbëdhjetat, foli  qetë, edhe  pse  fjalët  e zonjës  ishin  me  përdredhje  buzësh.

-Unë  mora  vesh  se  të  kanë  vjedhur, por  vjedhësi  nuk është kapur. Si  mund të  gjykoni  pa  e parë  e pa  e kapur ?! Në  Athinë  ka  nga e  gjithë  bota. Mua  nuk  më  lidh  asgjë   me  shqiptarët, por  akuza  e kotë është  ulje  për atë  që  akuzon, vetëm e  vërteta  është  bindëse. Po  sikur  ndonjë  shqiptar të  fliste  për  popullin  grek kështu ? Hë, si  do  t’ju  vinte  juve ?! …Pastaj  nganjëherë hajdutët  janë edhe nga  të  tanët sic  shkruante  dje  gzeta” Elefterotipia” , e  ke  lexuar?  Hajdutët   shqiptarë  ishin  grekë, shkruante…” Qëndrimi i  saj  ishte  emocionues  jo  vetëm  për  mua  shqiptarin, por  edhe  për  udhëtarët  e tjerë, që  disa  minuta  më  parë  dëgjonin  “fjalimin”  e  zonjës  së  vjedhur.

I skuqur  në fytyrë  iu  afrova  dhe doja  t’i thosha  dicka  vajzës. T’i  dija  emrin të  paktën  e  ta  falenderoja… Ajo  e vuri  re sikletin  tim dhe foli  e para: “ Xhina quhem...Dhe  ju  kështu  do të  vepronit  po të  shahej  pa  të  drejtë  populli  im, apo  jo ?- dhe qeshi  ëmbël…

Pastaj më ftoi  në  shtëpi. Më  njohu  me  vëllanë dhe prindërit. Njerëz  të  sinqertë  që të  ofronoin miqësi, që dinin  të  cmonin e  jo  të  përcmonin…” po të  mos  kishte  gënjeshtra  nuk  do  të  kishte vlerë  e  vërteta…”

Athine 1999


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx