E marte, 30.04.2024, 07:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Yrjet Berisha: Monografi mbi Bardin e poezisë moderne shqiptare

E enjte, 03.09.2009, 06:54 PM


Poradeci
MONOGRAFI MBI BARDIN

E POEZISË MODERNE SHQIPTARE

(Petraq Kolovica: "Lasgushi më  ka thënë...", botoi SHB "N. Frashëri",   Tiranë, 1992)

Nga Dr. Yrjet Berisha

Autori Petraq Kolevica, disa vite pas vdekjes së Lasgush Poradecit, poetit më në zë të letrave bashkëkohore shqipe, botoi librin publicistik-monografik, titulluar "Lasgushi më ka thënë...", që krahas këtij titulli të shënuar ka edhe nëntitullin: Shënim nga bisedat me Lasgush Poradecin. I paraprirë nga një parathënie e qartë, sikundër janë të pëlqyeshme dhe të larmishme në të gjashtë kapitujt e librit, mbushur me shumë shkrime publicistike, ese, korrespondencë, fragmente poezish etj.
Qe në fillim të librit autori P. Kolovica fajëson veten përse nuk shkroi diçka të ngjajshme edhe për Mitrush Kutelin, që ishte krijues i rrallë, sikundër edhe Lasgush Poradeci, ndaj të cilit pati kujdes të jashtëzakonshëm dhe e shkroi librin në fjalë.
Në kapitullin e parë titulluar: Lasgushi në kujtime të veta, P. Kolevica shkruan në vetën e parë; ku mes tjerash Lasgushi flet për origjinën e tij, që për të atin thotë se ishte patriot që grekomanët tentuan t'a vrasin bashkë me xhaxhain e tij. Pas regjistrimit në liceun e Manasrit, ai shkon në Athinë e Rumani, ku studioi fakultetin Gjuhë letërsi, fakutetin e mjekësisë, f. teologjike, tri vite të fak. të drejtësisë, akademinë e pikturën në  shkollën e pikturës. Deshi të mësoi hebraishten. Pas studimeve në Austri punoi në Tiranë. Boton veprat poetike "Vallja e yjeve", e "Ylli i zemrës". Pastaj Lasgushi flet mbi figurat e shquara të historisë e kulturës shqiptari, si për: Themistokli e Telemak Gërmenjin, Menduh Zavalanin, Asderinin, N. Jorgën, Gjergj Kastriotin etj.
Kapitullin e dytë autori P. Kolevica e ka titulluar: Lasgushi për artin dhe poezinë, që në këtë ble pasqyron pikëpamjet e tij se: artisti nuk krijon për askënd, por krijon për vetën, pastaj çmon pedantërinë e studiuesve gjermanë mbi poezinë në tërësi dhe veçmas poezinë e Gëtes, Hajnes, aritn e Mikelanxhelos, dhe poezinë e Dantes. Ndërkaq, Lasgushi flet edhe për raportet e kriteret e kritikës, që shkruajnë se edhe Homeri s'qenka i qartë në volumin e dytë, por sipas tij kështu ndodh edhe te "Fausti" i Gëtes,  edhe një notë e Betovenit nuk i nënshtrohej ligjeve të harmonisë, por kritikët s'thonë se ajo notë s'është mirë. Kështu pikëpamjet e poetit mbi  poezinë janë arbitrare, andaj edhe shkruan kështu: "Poezinë o bëje, o mos e bëj!". Arti poetik, sipas tij, duhet të ketë përmbajtje të fortë, të thellë, që t'i jepet formë e përsosur, nëpërmjet një stili të ri e origjinal të panjohur më parë.
Kështu, mbi poezinë popullore shkruan, se është e mirë, por s'është e përsosur. Si më të mira sipas tij, dallohen: "Kënga e Gjergj Elez Alisë", një variant i këngës "Dhosi Zado Korçari", botuar nga Th. Mitko. Poeti i mirë, sipas Lasgushit s'duhet të shkruaj më shumë se një vëllim me poezi, ngase po kaq shkroi Hajne. Eminesku shkroi shtatëmbëdhjetë poezi të mira. Gëte shkroi edhe roman, por mbeti i njohur me poezitë e bukura e të shkurtëra. Kështu edhe  F. Noli, me dhjetë poezi, mbetet ndër poetët më të fuqishëm. Për habi krijimit të poezisë, sipas sindromit letrar plagjiat, Lasgushi nuk i trembej, shih mu për këtë problematikë ai shtronte disa shembuj konkretë, merrte arkitektin, ku thoshte se me: tulla, llaq e beton, bën pallat të bukur. Pastaj pohonte se edhe Shekspiri kështu veproi me personazhet e tij: danezë, italianë e arapë, por atë nuk e pengoi të jetë dramaturgu më i shquar anglez e
 botëror. Edhe Eminesku, s'qe i ndikuar, nga letërsia gjermane, siç pohonte kritiku i njohur rumun E. Lovinsku, por thjesht nga poezia popullore rumune, që atëbotë ishin botuar gjermanisht nga një folklorist gjerman.
Poeti L. Poradeci përktheu me qindramijëra vargje, dhe po sipas shijes së tij ai parapëleqente vargun pa rimë, ashtu siç këndon populli në Jug. Kështu gjatë përkthimit, kujdes të posaçëm pati në përkthimin specifik të fjalëve të ndryshme, sepse në gjuhën shqipe marrin kuptim tjrtër, që madje gjuhëve të tjera iu  mungon të shprehurit e tillë. Mu për këtë rast merr shembujt: ardhka nusja, fryka era etj. Çështje e njëjtë është edhe me fjalët: bukë, madame, që në gjuhë të huaj këto paraqesin ose shprehin një kulturë e një respekt tjetër  në gjuhën shqipe. Prandaj Lasgushi vëren se përkthyesi duhet të jetë zotërues i specifikave gjuhësore.
Në veçanti, Lasgushi e çmonte poezinë, ndërsa sasisnë ai e preferon për prozën. Pastaj ai pohon se poezia shkruhet pak, por sipas tij, autorët e shkruajnë për të jetuar. Këtë metodë, sipas Lasgushit e ndoqi edhe Fishta. Mu për këtë çështje ai rikujton një bisedë të tyre të hershme: "Zotni Lasgush - më tha -  edhe unë mundem me shkrue si ju, por kam frikë shndën."  (fq. 109).
Përdorimin e fjalëve të huaja në poezi, ai nuk e pëlqen, madje mendon,  se ato duhet pastëruar nga gjuha shqipe, sipas konceptit të Naimit, sepse poezia është art e jo shkencë ekzakte që ka natyrën e shprehjeve të tyra.
Me ironi flet për profesorët e krirtikët që i akuzon se nuk e kuptojnë poetin. Pikërisht për këtë  problem ai merr si shembull akademik Hazhden, që kritikoi Emineskun, i cili sipas tij nuk shkroi sipas rregullave të gramatikës. Lasgushi kërkon nga krirtikët të kenë shije të pagabueshme artistike e kulturë të gjërë. Cilësitë e kritikut të vëretë, sipas tij i kishte Dh. Pasko, ndërkaq për kritikët e mëvonshëm si në Shqipëri e në Kosovë ka partgjykime.
Porosit poetin e ri që për poezitë e tij duhet të mbledh fjalë në katër anë. Siç bëri ai me fjalorin e Kristoforidhit e me "Abavetarin Shqiptar", të A. Kulluriotit. Poezitë e vërteta mund të kenë motive të atdheut, dashurisë, miqësisë, besnikërisë etj.
Vlerësimin estetik që kritika e ka quajtur "simbolist", krijmtarinë e tij poetike ai nuk e pranon, sepse siç thotë ai, kjo metodë na qenka e errët dhe e pakuptueshme, por poezia duhet të jetë e qartë e lehtë. Ai poezinë e mendon se është  quinte esenca, e prodhimit më të lartë e njeriut intelektual. Mbi të gjitha ai e parapëlqen poezinë me rimë. Poezinë pa rimë e cilëson se është mbret pa kurorë.
Me ndreqjen e fjalëve sipas gjuhës standarde s'pajtohet, ngase mbronte tezën, se atë (gjuhën) e krijuan poetët. Kundërshton përdorimin e përemërit vetor të vetës së tretë njëjës: ai, dhe mendon se duhet shkruar: ay, meqë kështu e shkruan Naimi, Samiu, Çajupi, Noli  etj.
Poetët modernistë e futuristë, nuk i pëlqen për shkak të përdorimit të fjalëve të ndyra. Çmon Fishtën si satirik, Çabejn si shkencëtar, ashtu edhe Xhuvanin, Joklin S. Laurasin etj.
Në kapitullin e tretë të këtij libri titulluar: Pranë poetit, autori i këtij libi Petraq Kolevica, evokon çastet e takimit të tij me Lasgushin, me këtë bard të poezisë shqipe, në rrethana specifike në Sanatorin ekstar-pulmonar të Vlorës, ku ishte shtrirë për kurim, por ai, siç thotë autori, edhe aty nuk pushonte së shkruari disa poezi me motiv intim, i frymëzuar nga zhgënjimi i jetës së hidhur në spital.
Kështu Kolevica për të thyer momotoninë e zymtësisë në këtë kaptinë, boton disa poezi dhe korrespondencën e Lasgushit, që është me interes. Nga përmbajtja e këtyre letrave kuptohet gjendja e mjerushme e poetit. Megjithë sëmurjen që kishte ai s'pushon se diskutuari mbi poezinë, krijimin e së cilës e kërkon sipas një zhvillimi të brendshëm ndjenjor në formë piramide. Madje ai mendon se një zhvillim të tillë e kanë kompzimet në pikturë, skulpturë, muzikë etj. Shembull mbi zhvillimin piramidale të poezisë ai preferon të lexohen të gjithë poezitë e tij që kanë po këtë strukturë. Forma e jashtme sipas Lasgushit duhet të jetë origjinale dhe e përsosur, madje poeti, sipas tij, duhet të bëjë luftë titanike për formën e jashtme, sepse vetëm sipas këtyre kriterëve poezia del e gradës së parë.
Kapitulli i katërt, mban titullin: Kamadava, që autori P. Kolevica, shfaq vlerësime estetke mbi poemën "Kamadava", të cilën e cilëson si simfoni me temë melodish të përsosura e me variacione të shumta. Në rreshtat e këtij bleni Kolevica paraqet refleksionet e veta bindje e Lagushit për artin, ku pohon se ai bënte poezi të përsosura, por edhe me më vështirësi pranonte kritikën, por edhe me më mund e hiqte ndonjë varg. Kështu P. Kolevica, ndërron mendim për "Kamadavën", madje edhe zhgënjehet, kur në dorëshkrimin e tij has një poezi të Emineskut, të përkthyer me këtë titull, nga vetë Lasgushi. Me këtë rast Koelvicës i sforcohet bindja për ndikimin e artit të Emineskut, në  poezinë e Lasgushit, siç shkruante dikur me të drejtë për këtë çështje M. Kuteli, dhe ai nuk i kishte kushtuar aq rëndësi këtij pohimi. Mirëpo, mu për këtë çështje si për çudi Lasgushi ka një konstatim të kundërt me
 teorinë dhe parimet estetike kur thotë: "Ne s'pyesim se ç'farë marrim dhe se ku e marrim." (fq. 187).
Në kapitullin e parfundit titulluar: Cuci, autori paraqet Lasgushin si njeriun e vetmuar e të harruar nga bota dhe nga sistemi i asaj kohe. E vetmja qenie që e shoqëronte atë, ishte qeni i quajtur Cuci. Dhe kështu i mbetur në vetmi poeti këtij qeni ia kushtojë këto vargje:
                 "Ti je i vetmi, që ende me do.
                   Dhe mund t'ia qaj hallet e mia."
Në fund të librit autori paraqet vlerësimet e shumta që bënë Lasgushit emrat më të shquar të artit e shkencës shqipatre. Kështu për të  shkruajnë këto pena: E. Çabej, S. Laurasi, A. Buda, Dh. Shuteriqi, F. Papajani, M. Markaj, L. Siliqi, N. Zajmi e A. Gusho. Por si duket autori s'dinte asgjë për kontributin kritik e të studiuesve shqiptar nga Kosova etj/
Fare në fund, të shtoj se libri "Lasgushi më ka thënë...", i autorit Petraq Kolevica, lexohet me kënaqësi të jashtëzakonshme. Stili i të shkruarit të këtij libri të rrallë, është i afërt për lexuesin. Forma e këtij libri i ngjan ditarit personal, që nuk e shkroi Lasgushi, por ai komunuikoi dhe për të shkroi P. Kolevica, me pasion e dashuri të madhe ndaj kësaj pene të shquar të letërsisë sonë, që në mënyrën e lehtë e të kuptueshme paraqet pikëpamjet e poetit mbi artin, poezinë, arsimin, historinë, kulturën, shkencën, shoqërinë shqiptare që nga fillimi i shekullit XX e deri  para vdekjes së tij, aty nga decenia e tetë e këtij shekulli. Lexuesi i këtij libri gllabron gjithçka nga format e shkrimit të këtij libri. Por, disi me një pasion edhe më të madh lexohen korespondencat e tij, vjershat e tij, mendimet e tij për artin, kulturën, të kalurën etj.
Botimi i këtij libri, shembi shumë dilema, rreth artit të tij, që kritikët e kanë karakterizuar në forma të  ndryshme, por në  këtë libër shënimesh të  P. Kolevicës, pohon se edhe vetë  poeti kishte vlerësime të ndryshme për artin poetik, dhe se shpesh kishte bdodhur që interpretimet e gabueshme i injoron ashpër në stilin e tij kategorik duke argumentuar me fakte e shpjegimet e tij klasike mbështetur në tabanin e krijmtarisë
popullore.


(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora