Kulturë
Gëzim Voda: Poezi per jetën, vendlindjen dhe atdheun
E marte, 01.09.2009, 07:23 PM
Nga Gëzim Voda
Korriku i këtij viti , na pruri në duar vëllimin me poezi “Kur mendon për të tjerët” të poetit përmetar Kujtim Mateli, i cili prej disa vitesh punon e banon në Tiranë. Eshtë libri i tij i parë , ndonëse Kujtimi falë talentit të tij , ka thurur e botuar vargje shumë më herët në organe të ndryshme të shtypit të kohës.
Libri në fjalë përmban 68 vjersha në 108 faqe, të sistemuara në shtatë nëndarje (kapituj). Ato janë përgjithësisht të shkurtra. Paraqitja estetike në libër e mbi të gjitha nga tematika që rrokin , të nxisin t’i lexosh me dëshirë , pa e ndjerë aspak lodhjen apo mëdyshjen kur ke përpara një vëllim që nuk e ke hapur ende.
Ajo c’ka e bënë më tërheqës këtë vëllim,është fryma jetësore e këtij botimi,lirizmi i tij. Kujtimi duke qenë një njeri që ka vëzhguar me vëmendje dhe ndjeshmëri ndodhitë , ngjarjet apo fenomenet në ndryshim , sidomos në vendlindje , ka hedhur në këtë vëllim të parë të tij realitete të përshkruara jo vetëm artistikisht, por edhe me dashuri për vendin, kohën dhe tipat e disa njerëzve që ai i ka patur ose i ka për zemër.
Ato gjenden në krahinën e Dëshnicës, sidomos në Mazhanin e tij , në stanet e Trebeshinës , në fushat e Ballabanit apo edhe më tej. Autori duke qenë midis këtyre realiteteve ka shkruar me ndjenja të holla dhe lehtësisht të dallueshme duke dëftyer efektet psikologjike të tyre në ambjentin përreth, siç janë ato të nxënësve për mësuesin , të etërve dhe gjyshërve për traditat atdhetare , të lidhura me dashurinë për punën e vendlindjen , të agronomit për tokën dhe bimën, të çobanërisë në stane për natyrën dhe gjënë e gjallë etj.

Ndërkohë autori është i apasionuar me natyrën. Pranvera, vera, vjeshta dhe dimri apo gruri ,misri, rrushi etj janë pjesë e zbukurimit dhe frymëzimit në jetën e
Në libër gjen edhe përkushtime humane për çupën e bërë nuse duke e dhëne diku pa deshirën e vet dhe ajo vetsakrifikohet, për njerëz të emigrimit që kanë flijuar veten në dhe të huaj etj , të inspiruara nga realitete të ndodhura.
Natyrisht e veçantë në këtë vëllim është edhe paraqitja e vargjeve me dy,tre,katër pesë,gjashtë apo dhe me tetë rreshta, çka bën një risi më vete. Botimi në fjalë është shkruar e paraqitur me kulturë, çka pasqyron edhe vetë nivelin e autorit si një dëshnicar që e do atë vend dhe zotëron tre gjuhë të huaja duke i bërë nder krahinës së tij. Mund t`i urojmë Kujtimit arritje më të medha në krijimtarinë e tij për të ardhmen.
Komentoni
Artikuj te tjere
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XVI)
Agim Bacelli: "Paska një Zot!" (Tregim)
Ëndërra të kuqe për pelegrinë
Maia Morgestern, rrëfehet Maria, nëna e Krishtit
Ismet Tahiraj: Një dhuratë e bukur për lexuesit e vegjël
Cikël poetik nga Ziko Ll. Kapurani
Sinan Sadiku: Harmonia e përbërësve estetik dhe semantik të poezisë
Poezi nga Blerim Rrecaj
Llemadeo: Letersia shqiptare mbetet akoma ne kthetrat e vetem disa autorve...
Redaksia: Kur lindin fëmijët
Vangjush Ziko: Poeti, mëkati dhe dashuria
Arsim Halili: Intervistë me dr. Faik Shkodra - ligjërues i lëndës Letërsi për fëmije me teori të letërsisë
Bilall Maliqi: Intervistë me skulptorin Hevzi Nuhiu
Rizah Sheqiri: Të dëshmojmë se e duam gjuhën shqipe, se i duam fëmijët tanë!...
Monika Mureshan: Romancë për një këngëtar apo Një Odisejadë e re
Yrjet Berisha: Ai ose askushi (Tregim)
Së shpejti në shitje libri më i ri i autorit Shkëlzen Gashi: Adem Demaçi
Edmond Shallvari?: Kontradiksion (Cikël poetik)
Kostaq Duka: Mama breshka
Nuhi Veselaj: Koinezimi i të folmeve në dialekte dhe standardizimi i gjuhës shqipe