Kulturë
Agim Bacelli: "Paska një Zot!" (Tregim)
E marte, 01.09.2009, 07:00 PM

Tregim nga Agim Bacelli
Një punetor i ri, në dukje i vrazhdë dhe i lodhor, tërhiqte çdo mbrëmje një karrocë të madhe me dru. Si një kalë teknefez, ai ecte rrugës së Shëntriadhës duke marrë drejtimin për në unazën e qytetit. Këmbet i tërhiqte zvarrë-zvarrë dhe herë pas herë shfrynte një uff si të kishte një valvël shkarkimi. Në kthesën e fundit, ku bashkohen dy rrugët, është një shtëpi e bukur dy katëshe e cila ka një ballkon që shikon në të dyja udhët. Atje për çdo mbrëmje
rrinte një vajze e re nja pesëmbedhjetë vjeçe dhe shikonte me pikëllim njeriun fatkeq
i cili mundohej aq shumë duke tërhequr karrocën plot me dru sa zemra e saj e njomë
qante ndërsa e shikonte atë pamje.
Një ditë, karroca u përmbys në kthesën para shtëpisë së saj pasi qe ngarkuar
si asnjëherë. Disa nga drutë duke rënë e goditën fatziun në këmbë. Ai, megjithëse i
plagosur, u mundua të ngrihej dhe ti mblidhte drutë që qenë shpërndar në rrugë duke
bllokuar qarkullimin e makinave në të dyja rrugicat. Atë ditë vajza e re qau dhe tha me vete, "Zot! Ti nuk ekziston!"
Avazi i njeriut-kalë vazhdonte për cdo mbrëmje veçese tani ai i hiqte këmbët zvarrë akoma më me vështirësi dhe rrugën e përshkonte për një kohë më të gjatë. Vajza e shikonte me dhëmbshuri dhe i vinte inat se si ai i mjerë nuk ja kishte hedhur kurrë sytë në mënyrë që të merrte prej saj qoftë dhe një buzeqeshje të shkurtër e cila do t'ja lehtësonte sadopak ngarkesën dhe zemrën e cfilitur!
Një ditë, vajza nga padurimi për ta përshëndetur, me dashje rrëzoi një shishe nga ballkoni. Çuditërisht, i munduari, i raskapituri, puntori-kalë i bindur, nuk e ngriti fare kokën dhe zhurma e qelqit të thyr nuk i tërhoqi aspak vemendjen! Vajza mendoi se ai do të jetë shurdh-memec dhe një mbrëmje von, provoi ti dalë përpara. Njeriu-kalë qëndroi, drejtoi trupin me vështirësi dhe ja nguli sytë vajzës e cila i buzeqëshi tepër ëmbëlsisht si askush në jetën e tij. Edhe ai buzëqeshi me zor por nxehtësisht.
- Pse nuk përdor një kalë! - e pyeti vajza.
- Sepse s’kam.
- A janë të rënda drute?
- Shumë të rënda.
- Mos e ngarko karrocën kaq shumë.
Sytë e hallexhiut, sa herë ai i puliste, ca nga djersa dhe ca lodhja, xixëllonin njëlloi si xixëllonjat në Maj. Fytyra filloi ti trëndafilosej dhe ti merte një shkëlqim djellor. Zëri i mjaltët i çupës së njomë filloi ta gudulisë në shpirt siç guduliset bleta nga pjalmi i një lule të bukur. Ai kurrë nuk kishte ndjetë një kënaqësi të tillë.
- Si quesh, - e pyeti befas i panjohuri.
- Lule, po ju?
- Lule je dhe lule ta thonë emrin, - i tha i cfilituri pa ju përgjigjur pyetjes së saj.
- Më falni, si quheni, - insistoi Lulja ta pyesë.
Në atë kohë bukuroshja dëgjoi zërin e së jemës që e thirri nga ballkoni dhe iku duke rendur siç rend një flutur e shpëtuar nga kapja e një rjete merimange. Ajo iku por la nga pas aromën e pushit të krahëve të flutrës, ngjitur në cergë.
I panjohuri ngeli një copë herë si monument në mes të rrugës pa jua vënë veshin shoferëve që e shanin dhe që u binin burive të makinave papushim. Vështrimi i tij u tret thellë në atë shtëpi ku u duk dhe zhduk vegimi më i bukur i jetës, dhuruar për disa çaste.
Me pas, për çdo natë ata të dy përshëndeteshin. Karrocieri-kalë një mbrëmje i dha shenjë Lules që të zbriste nga ballkoni. Ajo tamam si një flutur për pak sekonda i erdhi pranë.
- Me çfar mund t'ju ndihmoj zotëri? - pyeti me naivitetin e fëmijës Lulja.
- Lule! Unë kam nevojë për ndihmën tënde por nuk e di nëse don të më ndihmosh?
- Kërkomë çfar të dush që unë kam mundësi për të ndihmuar.
- Unë jam vrarë në të dy këmbët dhe dua që ti t’ mi mjekosh dhe lidhësh palgët, por..., unë s’ dua që të na shohë kush pasi...Ti e di si janë gojët e liga në qytetin tonë?
Lulja nuk foli. Ajo deshte ta ndihmonte por nuk dinte se si pasi aty në rrugë kalonin vazhdimisht njerëz pa le që mund ta shikonte e jema!
- Sikur të vish me mua diku? Ke besim tek unë?
- Ku?
- Unë rroj vetëm në një dhomë aty poshtë, tek ish konvikti i mjekësores...
- Jo, jo! Është larg dhe do më kërkojnë...
- Po mire, sikur të hyme tek ai bunkeri aty lart tek rruga e Mborjes?
-...!
- Vetëm dy minuta sa ti të më mjekosh.
- Pse nuk e bën vetë atë punë? Pastaj s’ke asnjë shok a mik?
- Po unë s'kam as alkol, as fasho, as gazra, s'kam asgjë.
- Ti jap unë dhe shko mjekohu në shtëpi.
Fukarai i shkretë u pikëllua që nuk do provonte dorën e butë të saj dhe
shtërngoi dhëmbët i pafat dhe tërhoqi dhunshëm karrocën e cila ju bashkua vajtimit të tij me qarjen e rrotave.
Këtë radhë do të qe Lulja ajo që do të ngelte si një monument në mes të rrugës dhe makinat do ti shkonin fare afër nga të dy krahët duke u rënë burive e duke e ftuar atë llokume.
Disa djem të rinj, shofera, ndalën afër saj duke i bërë komplimente për bukurinë trupore por duke e quajtur shushkamene e të lënë nga trutë! Njëri i tha patë budallaqe dhe një tjetër e quajti pëllumbeshë teleshmëne.
Lulja ishte gati ta ndiqte nga prapa të panjohurin duke i thëne se i dhimbsej shumë fatëziu dhe se ajo do të vinte kudo që ai do të deshte për ta ndihmuar. Njëkohësisht ajo ndjente dhe një fare frike siç ndjen një kafshë shtepiake kur i zoti e shet tek një i panjohur. Kafsha e shkretë çapitet pas të panjohurit por mëndja i dorovitet në drjtim të kundërt, andej nga ish i zoti i saj dhe ndjen një pasiguri që i sjell frikën por që nuk ka se çfar të bëjë. Kapistra e të panjohurit e tëreq në rrugë të panjohur.
Njeriu-kalë as që e këtheu fare kokën dhe kjo e bëri Lulen që ta ndjejë veten fajtore!
Të nesërmen, Lulja e priti me padurim, ne ballkonin e saj, kalimin e te panjohurit. Kur ai u çfaq përsëri në rrugë asaj i gufoi zemra nga një ndjenjë e trazuar ku ishin bërë përshesh keqardhja, pendimi, përkujdesi, mëshira dhe frika. Një forcë e panjohr shpirtërore e shtyri drejt rrugës. Ajo u ndodh përseri ballë-përballë të panjohurit fukara i cili ndali karrocën dhe e pa me kujdes që nga gishtat e këmbëve deri tek flokët e kokës. Fytyra e tij e vrenjtur u kthjellua dhe dielli i zëmres i ndriçoi sytë e fjetur. Një muskul mbi vetullën e majtë i lëvizi disa herë instiktivisht.
- Me prit tek bunkeri se do te vij të mjekoj! - i foli Lulja me një ton urdhërues dhe vrapoi drejt shtëpisë për të marrë çfar i duhej për mjekim.
***
Lulja vazhdonte të qëndronte mbrëmjeve, si përherë, në ballkon. Njeriu-kalë për çdo mbrëmje vazhdonte të tërhiqte karrocen plot me dru duke rënkuar. Vajza sapo e shikonte zhelanin që tërhiqte këmbët zvarrë nga mundimi, psherëtinte duke thënë, "Paska një vërtetë një Zot!"
Komentoni
Artikuj te tjere
Ëndërra të kuqe për pelegrinë
Maia Morgestern, rrëfehet Maria, nëna e Krishtit
Ismet Tahiraj: Një dhuratë e bukur për lexuesit e vegjël
Cikël poetik nga Ziko Ll. Kapurani
Sinan Sadiku: Harmonia e përbërësve estetik dhe semantik të poezisë
Poezi nga Blerim Rrecaj
Llemadeo: Letersia shqiptare mbetet akoma ne kthetrat e vetem disa autorve...
Redaksia: Kur lindin fëmijët
Vangjush Ziko: Poeti, mëkati dhe dashuria
Arsim Halili: Intervistë me dr. Faik Shkodra - ligjërues i lëndës Letërsi për fëmije me teori të letërsisë
Bilall Maliqi: Intervistë me skulptorin Hevzi Nuhiu
Rizah Sheqiri: Të dëshmojmë se e duam gjuhën shqipe, se i duam fëmijët tanë!...
Monika Mureshan: Romancë për një këngëtar apo Një Odisejadë e re
Yrjet Berisha: Ai ose askushi (Tregim)
Së shpejti në shitje libri më i ri i autorit Shkëlzen Gashi: Adem Demaçi
Edmond Shallvari?: Kontradiksion (Cikël poetik)
Kostaq Duka: Mama breshka
Nuhi Veselaj: Koinezimi i të folmeve në dialekte dhe standardizimi i gjuhës shqipe
Shefqet Dibrani: Teksti substancial dhe përmasat e trishtimit brënda poezisë
Demir Krasniqi: Origjinali i këngës së Demë Ahmetit