E marte, 30.04.2024, 01:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Arsim Halili: Intervistë me dr. Faik Shkodra - ligjërues i lëndës Letërsi për fëmije me teori të letërsisë

E hene, 31.08.2009, 04:36 PM


Prof. Dr. Faik Shkodra
Prof. Dr. Faik Shkodra
Intervistoi:
Arsim Halili


Intervistë  me dr. Faik Shkodra - ligjërues i lëndës Letërsi për fëmije me teori të letërsisë

Është i palodhshëm në  fushën e studimeve te letërsisë për fëmijë. Ai, si pedagog shumë vjeçar, ka dhënë ndihmesë  madhe në ngritjen e dijes te studentët e tij, por jo vetëm kaq, ai është edhe një hulumtues e studiues në kontuinitet që jep kontribut të çmuar kësaj dege të letërsisë, natyrisht letërsisë për fëmijë. Prandaj për të na dhënë më shumë informata, revista jonë i bëri një ftesë për intervistë, gjë që pranoi me kënaqësi të ndaj pak kohë nga agjenda e tij mjaft   e ngjeshur. Ai na sqaroi shumë çështje në interes për lexuesit. Me mua në këtë intervistë është prof  dr Faik  Shkodra-  ligjërues i lëndës Letërsi për fëmijë me teori të letërsisë.

z, Shkodra.  Kosova ka qenë dhe është objekt studimi dhe krijimi, për shumë krijues të zhanreve letrare dhe në përgjithësi artit. Mendoni se duhet vazhdohet  ende me këtë çështje?

U mor vesh, se çështja e Kosovës, problemi i Kosovës, liria e Kosovës, ka qenë, është sot dhe do të jetë nesër, prandaj ekziston një libër, i cili tash këto ditë më ka rënë në dorë “ “Një qind vjet i thërrasë lirisë”, d,m,th, të gjithë krijuesit pa marrë parasysh përgatitjen e tyre dhe nivelin e tyre artistik, estetik dhe intelektual i janë qasur Kosovës, se problemi Kosovës, është një plagë që dhembë. Problemi i Kosovës është një padrejtësi e bërë nëpër shekuj nga fuqitë e mëdha, por edhe një pjese të intelektualëve, le të themi jo të intelektualëve të mirëfilltë, por të asaj klase politike e cila me vite nuk ka ditur të jap kontributin e saj, që Kosova të jetë objektivisht çfarë është sot.

z, Shkodra.  Jeni studiues i letërsisë për fëmijë, mund të na thoni, sa i kushtohet rëndësi kësaj fushe të letërsisë?

Po, letërsia për fëmijë është një degë specifike e letërsisë së përgjithshme, e cila natyrisht dallohet prej letërsisë së përgjithshme. Për veçorit dhe specifikat dhe veçantit e saj që i  ka. Dhe duke u marrë, me vite të tëra për vlerat e kësaj letërsie, konsideroj se ende ka vend, që kësaj dege te letërsisë t’i jepet një hapësirë më e madhe, të kemi një seriozitet të veçantë. Për arsye se krijuesit e rinj, duhet të dinë se çka trajtojnë dhe çka rrokin për temë dhe motiv.  Konsideroj se në të ardhmen, duhet të jetë një gjeneratë e cila duhet t’i qaset edhe më shumë kësaj fushe, shumë të rëndësishme për letërsinë, në veçanti letërsinë për fëmijë  posaçërisht.

z,Shkodra. Cilat nga temat trajtohen nga ana e krijuesve letrar për fëmijë?

Po, letërsia për fëmijë, si gjithherë kap një fushë të gjerë tematike, motive, ngjarje, por viteve të fundit gjithë krijuesit, prej atyre amator e deri te ata të afirmuar, zakonisht i kapin problemet  që lidhen me figura të mëdha të historisë sonë. Me ndodhitë e përditshmërisë sonë,  që janë në transformim të ndryshme, të niveleve të ndryshme   të zhvillimit ekonomik, shoqëror, hapësinor të emancipim të kulturës shkencës. Me një fjalë, ende ka këtu vend për të plotësuar disa tema që kanë mbetur tabu.

z, Shkodra. A e zë vendin e merituar, kjo fushë e letërsisë për fëmijë dhe sa  ofrohen vlera të mirëfillta letrare dhe artistike?

Konsideroj, se kjo degë e letërsisë për fëmijë, viteve të fundit , është dhënë një mundësi dhe një trajtim tjetër fare. Deri para viteve 90,  kemi një numër shumë  të zellshëm të krijuesve për fëmijë, më bënë optimist një numër i krijuesve të reja, që janë pikërisht në fazën e hulumtimeve e afirmimit të tyre, prej nivelit të ndryshëm të shkollës fillore, deri te ato të shkollave të mesme të cilat kanë bërë emër me përmbledhje vjershash e tregimesh.  

 z, Shkodra. Në fushën e studimeve të letërsisë për fëmijë, ju merreni edhe me kritikë  letrare, sa objektivisht përmbushen vlerta për të krijuar këtë zhanër?

Natyrisht, kritika letrare dhe studimi i letërsisë në rrafshe të ndryshme, në rrafshin teorik, në rrafshin estetik dhe të vlerave edukative dhe vlerave tjera arsimore, është një fushë e cila këtu, nuk mund të jap gjithkush ndihmën e vet, para se gjithash pa qenë pedagog, për arsye se pedagogët,  janë ata që hulumtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, problemet letrare që ndërlidhen dhe gërshetohen brenda veprave letrare. Unë konsideroj, se kjo fushë, kjo degë specifike e artit, nuk e ka arrit atë nivel, me përjashtim të 3-4  emrave në Shqipëri dhe 2-3 emrave në Kosovë,  s’kemi studiues të mirëfilltë që vazhdimisht kanë prirje dhe vullnet,  hulumtimin dhe studimin e letërsisë për fëmijë.

z, Shkodra. Mund të na thoni disa emra nga krijimtaria për fëmijë, natyrisht në trojet shqiptare?

Po, u mor vesh se ne letërsinë për fëmijë, kemi shumë krijues të afirmuar, të zellshëm edhe me njerëz me potencial të veçantë, artistik, por unë do të veçoj disa kolos të letërsisë për fëmijë çfarë ishte:  Akd. Bedri  Dedaj, Odise Grillo, Agim Deva, Qamil Batalli, Ymer Elshanin, i cili u masakrua gjatë bombardimeve në Kosovë, konsideroj, se tash për tash, kemi emra mjaft të afirmuar, dhe që i çojnë problemet e letërsisë për fëmijë përpara.

z, Shkodra. Në opinionin e gjerë, paraqitet një numër i penave të reja krijuese, cila do të ishte porosia e juaj për ta?

Po, unë do të porosisja, që vazhdimisht të mos jenë imitues, të mos jenë kopjues, të jenë hulumtues të vlerave të njëmendta, vlera që bazohen në të menduar kreativ në forcën imagjinatave.  Të mos jenë përsëritës  të gjërave, të cilat në një mënyrë, a në një tjetër e devalvojnë, veprën letrare dhe emrin e krijuesit në veçanti.

z, Shkodra.  A  jeni aktualisht, duke u marr me ndonjë studim, apo mirë të themi, cilat janë planet tuaja në fushën e krijimtarisë dhe studimeve letrare?

Po, unë vitin që po lëmë pas kam qenë mjaft  aktiv, kam bërë disa studime, për disa krijues të gjitha hapësirave shqiptare. Këto ditë mendoj se do t’i nxjerr dy vepra,  të cilat do të trajtojnë veprat e reja, të disa poetëve dhe shkrimtarëve,  nga Shqipëria dhe nga Kosova.  Posaçërisht do të veçoja Franukë  Camën, nga Fieri, i cili ka një meritë të madhe, i cili është përkushtuar letërsisë për fëmijë me shumë zell dhe me shumë përkushtim.

z, Shkodra. Mendimi i juaj, sa po ndihmohet nga ana e institucioneve, kultura në përgjithësi?

Konsideroj, se vlerësimet gati qëndrojnë te të gjithë intelektualët, kultura, arti nuk e gëzon mbështetjen çfarë e meriton. Ende si të them, kultura, jeton në forca vetjake edhe në një formë edhe në një tjetër, nuk i kontribuojnë zhvillimit të artit dhe letërsisë. Nuk kemi ende, një nivel pjekurie për të ndihmuar, kulturën dhe artin në përgjithësi.

z, Shkodra. Ka disa vite, që jeni ligjërues universitar, mendimi i juaj, sa është në nivel cilësia e studimeve?

Çështja e studimeve, është një çështje komplekse, sepse këtu ndikojnë shumë faktor. Unë, mendoj se studentët i kemi shumë të zellshëm, bëjnë përpjekje maksimale për të arritur rezultate, për të shënuar vlera të njëmendta, por këtu mund të themi se ata janë të zhgënjyer. Është shumë keq, për ta thënë, por e vërteta qëndron në atë, se ata pas mbarimit të studimeve nuk punësohen dhe mos punësimi, e pakëson vullnetin dhe përpjekjet e tyre, që ata të jenë hulumtues të vërtetë dhe të shënojnë rezultate më të mira në fushën e studimeve.

z, Shkodra. MASHT, kohë më parë vendosi që disa nga universitet, të mos i licencoj, sa është i drejtë ky vendim?

Natyrisht, se hapja  e një numri kaq të madh të universiteteve, diku tridhjetë e tri, nuk arsyeton këtë. Duket se këtu, kemi një papjekuri, për arsye se universitet, nuk mund ti ngjajnë pishinave dhe hoteleve, apo disa veprimtari tjera. Mendoj, se qeveria, disa prej këtyre universiteteve, do t’i akreditoj, për arsye se ka nevojë. Mirëpo një numër kaq të madh, assesi nuk jam ithtar, në një mënyrë a tjetër, përfitohet  përshtypja se edhe arsimi i  lartë, ka filluar të bëhet një lloj biznesi.

 z, Shkodra. Në programin e studimeve pa shkëputje nga puna, nuk janë përfshirë, ish, studentët nga Lugina e Preshevës, mendoni se është e drejtë, kjo?

Në të gjitha shkrimet e mia, edhe në Kongresin gjithëkombëtar në Tiranë, e kam zënë në gojë edhe Luginën, sepse praktikisht, kemi një obligim, kemi një përgjegjësi, kemi një ndjenjë më të madhe, ndaj Luginës. Deri sa shqiptarët e Maqedonisë,  e kanë zgjidhë problemin e arsimit të lartë me dy universitete, e vetmja Lugina, na ka mbet,  prandaj, unë edhe si drejtor kur kam qenë, tani edhe si profesor, kam apeluar te organet kompetente,  ato që janë profesionale, ndaj studentëve, dhe ndaj rinisë së Luginës së Preshevës, nuk duhet  ketë pengesa, dyert duhet të jenë të hapura. Sepse do të thosha, në mënyrën më të butë, kanë mbetur si jetim dhe nuk kanë përkrahje. Prandaj këtu edhe MASHT edhe qeveria të kenë një largpamësi më të madhe dhe një përpjekje më  të madhe, që të krijojnë hapësirë më afirmative të kësaj popullate, e cila objektivisht kjo pjesë është në gjendje më të pavolitshme, se sa të gjitha trevat tjera.

z, Shkodra. Ka  kohë që flitet për mundësinë e hapjes së “Fakultetit Mësuesisë” në gjuhën shqipe në Bujanoc, sa është e domosdoshme kjo, dhe a do të jepni kontributin tuaj në këtë çështje?

Unë, mendoj se hapja e “Fakultetit të Mësuesisë” në Bujanoc, që do të arsimohet kjo pjesë e popullatës shqiptare, kjo gjeneratë e re. Është papërgjegjësi e klasës politike të tri komunave, sepse po të dëshironim të bënim këtu një paralele, deri sa serbët  në Mitrovicë, kanë hapur Universitet, ne nuk jemi në gjendje në Luginë, të  hapim një Fakultet,  kjo është gjë e domosdoshme, për arsye se  shkollimi është pika qendrore e afirmimit, dhe e drejtë e realizimit për secilin popull. Prandaj, mendoj se këtu si duket, jemi vonuar, ndërsa sa për ketë ndihmës profesionale, si pedagog dhe si njerëz do të bëjmë të pamundurën, të mundshme.

 z, Shkodra. Mendimi i juaj, për mediumet në Luginë?

Unë, i përgëzoj revistat tuaja dhe ata që janë në krye të këtyre revistave dhe punëtorëve që punojnë për to. Është me të vërtetë kënaqësi, se një grusht intelektualësh, arsimdashës, njerëz të kulturës e shkencës, me kaq përpjekje, me kaq mund, me kaq sakrificë, kanë arrit  këto revista. Për mua i plotësojnë të gjitha kriteret, bile janë të një shkalle të lart  edhe përmbajtjesore edhe të formës dhe të trajtimit të problemit, të cilat natyrisht, na përcjellin në përditshmërinë tonë. Dhe bëhen pjesë përbërëse e aktivitete në përgjithësi. U dëshiroj suksese dhe urime të përzemërta këtyre revistave.

 z, Shkodra. A keni qenë pjesëmarrës i seminarit 27 për gjuhë letërsi dhe kulturë shqiptare?

Në seminar nuk kemi qenë, për arsye se drejtori i seminarit  dr. Imri Badallaj, nuk na ka bërë ftesë, dhe ne studiuesit, aty ku nuk na bëhet ftesë, nuk shkojmë.

 z, Shkodra. Opinioni i juaj për Luginën e Preshevës?

Unë, mendoj se koha po punon edhe për këto tri komuna, të cilat objektivisht, pa të drejtë janë shkoqur, prandaj në kontekstin historik edhe në proceset demokratike,
shpresoj që në një të ardhme, jo të largët, kjo ëndërr e jona dhe e juaja do të realizohet, duke qenë pjesë përbërëse e  Ilirisë së dikurshme. Atëherë do të jetë, një fitore dhe një gëzim, por edhe një realizim i të gjitha përpjekjeve, të atyre që sakrifikuan; martirët, dëshmorët, dhe ata që na ndihmuan  pra të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre të çmuar, për çështjen e lirisë dhe Shqipërisë etnike, në përgjithësi.

z,Shkodra. Mesazhi i juaj për lexuesit e revistës Perspektiva?

Llogarisë që  këto revista të bëhen e pjesë e përditshmërisë, jo vetëm në Luginë, por në të gjithë hapësirën shqiptare, sepse vetëm në këtë mënyrë do jemi  më afër Luginës dhe më të bashkuar.  Besoj,  që punëtorët që punojnë, për këtë revistë, të vazhdojnë me këtë tempo, duke dhënë kontributin e tyre me vepra konkrete.

z, Shkodra. Faleminderit për të gjitha, këto informata.

Kënaqësia është e imja dhe suksese.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora