E diele, 28.04.2024, 10:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Ditë pas dite...

E shtune, 29.08.2009, 11:41 AM


Blerim Rrecaj

Ditë pas dite...

Një ditë përfundoi si përfundoi. Tash ora është pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate. Mendoj për njëzetekatër orëshin që veç sa është nisur. E sotmja ka filluar.Me pak fjalë përmbledhja e ditës që shkoi: Ditë ramazani. Biseda e biseduçka si përherë. Agjërueshëm për Zotin. Duke u kthyer në shtëpi e bleva një libër me tri rrëfenja. Qenkemi lodhur pak.
Po shkruaj diç ndosha nga paknaqësia. Ndoshta nga një shpresë e mekur. Po shkruaj ndoshta nga një ëndërr e moçme e stërlashtë Ndoshta nga një gëzim i largët fëmijëror. Nga diç që kujtesa ma zbulon papritur. Dhe këtë e bëj për harrim a mos-harrim a për ta qetësuar veten. Zile telefoni më vijnë nga gruaja dhe po nisem…Ja çfarë shkruava në disa ditë ditë:
Ditë me shi. Gusht. Jashtë freskët mbrenda njëlloj vapullime. Mëngjes.
Kaloi edhe një ditë. Mes zhurmës e turmës. Edhe me mua. Me njërin nga banorët e këtij rruzulli tokësor. Çka më mbeti në mendje e çka ia vlen të përmendet?
Dua ta shkruaj një tregim. Tregim? Po përse? Nuk e di. Po ama dua ta shkruaj të shkurtër. Po për çka do bëhet fjalë në të? Vendi-et, ngjarja-et, personazhi-et…? Vazhdo të shkruash fjalë e fjali të renditura që do të kenë kuptim e do jenë të lidhura mirë me njëra tjetrën. Mundësisht pastër e pa gabime gjuhësore. Ndoshta desha të them se më pëlqejnë tregimet. Hajt përmende një tregimtar? P.sh., Bulka, Buxati, Nesini,Mopasani… Më mirë të lexoj diç…
Veç sa e lexova shkrimin për flamujt. Mbresëlënës. Pse them kështu? Më pëlqen shprehja ka vend për të thënë më shumë faleminderit dhe përfundimi i shkrimit-një stinë në Prizren dhe një stinë që e prêt mes flamujsh në sheshin para komunës. Gërshetim me vend, dramatik dhe emocional.
Ne jetojmë në një vend ku nëse do të na duhet të japim deklarata për publikun ato do t’i japim brenda kornizave të shablloneve të përcaktuara që i kemi mësuar.Maskat dhe jeta e dyfishtë sikur po na imponohen. Duke filluar nga nivelet më të larta ‘shtetërore’ e deri kështu me radhë pa përjashtime. Dhe menjëherë pas këtyre deklaratave nëse duam ta letësojmë veten nga rrenat e kripura do t’ia shprehim atë që ndjejmë bashkëbiseduesit. Jeta qenka luftë dhe çdo ditë po na shtohet një lloj egërsie e çudshme. Megjithatë duhet jetuar, mbijetuar edhe si të pakrye, ndonjëherë mes ftohtësisë e plogështisë… I thashë këto që i thashë pa e ditur as vetë mirë se pse. Ju qeshni, më kritikoni, më këshilloni, më mësoni, ma bëni me gisht…Ditët janë të ngrohta e netët të freskëta. Po i afrohemi shtatorit. E çfarë të them tjetër. Pos të lutem: Mos qoftë muaj i gjallërisë së rremë. Na priftë e mira e na priftë e mbara. Ne nuk e dimë se në ç’shtigje e brigje do ndodhemi. E djeshmja sikur ia bën me sy të sotmes, të ardhmen mundemi vetëm ta parashikojmë. Nëse ju duket se po flas jerm ndoshta keni të drejtë, ashtu edhe mua po më duket se po flas…Ditët lënë pas njëra tjetrën. Ardhshin ditë më të mira, më të mira se këto që jemi duke i jetuar…


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora