Kulturë
Mexhid Yvejsi: Mirë se na vjen Ramazan
E enjte, 27.08.2009, 07:00 PM

MIRË SE NA VJEN RAMAZANI
Mirë se na vjen o muaji i bekuar
Mirë se vjen për botën mbarë,
Zoti me Kur’an të ka madhëruar
Me gëzim të pret çdo besimtar!
Mirë se na vjen o muaj i agjërimit,
Që shkëlqen nga rrezet e së vërtetës,
Mirë se na vjen pranverë e njerëzimit
Stina më e bukur e jetës!
Mirë se na vjen o muaji i adhurimit,
Të presin xhamitë e mbushura plot,
Aty, po, shtrihet dora e pajtimit,
Aty po lidhet besa me të Madhin Zot!
Mirë se na vjen o muaji i pendimit,
Jemi mëkatarë, ishim të verbuar,
Kurrqysh s’e gjenim rrugën e shpëtimit,
Zotin e Vërtetë e kishim harruar!
Mirë se na vjen o muaj i ngadhënjimit
Kurrë s’na ke gjetur kaq të hutuar,
Por me shpresë jemi nisur drejt qëllimit
Siç ka urdhëruar Zot’i i Lartësuar!
Mirë se vjen në trojet arbënore,
Ku ende del tymi i temjanit,
Por fundi ynë është i lidhur me fitore
Si fundi yt me Ditën e Bajramit!
Mirë se na vjen n’Kosovën me diell
Me diell që shkëlqen zbehtë,
Zbehtë në tokë, zbehtë në qiell,
Ashtu zbehtë qysh jemi edhe vetë…!
Të falënderojmë o i Madhin Zot,
Që të pritëm edhe sivjet,
Lamtumirë deri në mot
Dhëntë Zoti, në Dritë të Vërtetë…!
Komentoni
Artikuj te tjere
Ksenofon M. Dilo: Meditim për pensionistin
Përparim Hysi: Ah,sa "shakaxhi"paskam qenë! (Tregim)
Gjon Keka: Këmisha e tradhëtisë
Kujtim Mateli: Dëshnica e Përmetit, e përjetësuar në histori dhe fjalë
Nexhmije Mehmetaj: Prof. Dr. Basil Schader për studimet e shqipes
Fjalor enciklopedik nga Teknologjia e Informacionit
Fjalori i Gjuhës Shqipe, nga Mehmet Elezi
Marçel Hila: Kacafytje tigrash (Tregim)
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XIV)
Emil Lafe: Bibliografi shkencore e dr. Vladimir Dervishit
Llemadeo: Një hetuesi... (Ngjarje e vërtetë)
Tahir Bezhani: Në rrugëtim jam (Cikël me poezi)
Mexhid Yvejsi: Si të jetojmë në Ramazan?
Rexhep Qosja: Letërsia shqipe nuk ka vlera evropiane
Dy tregime nga Luan Cipi
Vangjush Ziko: Majestik - Një legjendë e kulturës korçare
Cikël poetik nga Luan Xhuli
Halit Bogaj: Bill Klintonit
Muhamet Rogova: Poezi e dhembjes dhe zhgënjimit
Nehat Jahiu: Në oborrin e shkollës