Kulturë
Halit Bogaj: Bill Klintonit
E hene, 24.08.2009, 07:12 PM

BILL KLINTONIT
Ti na solle jetë të qetë
Hoqe frikën tonë përjetë
Lumturi ne na dhurove
Dhe armikun e ndëshkove
2
Dhe kudo ndihet hare
O i madhi Promethe
Ti na solle ne ndriçim
E përmbushe atë premtim
3
Vatrat tona i ndryshove
Nga tirani na shpëtove
Lotët derdhe ti për ne
Që na bëre me atdhe
4
E shfletove historinë
Korigjove padrejtësinë
Mbylle burgjet për shqiptarë
Dhe na bëre ne krenarë
5
O i madhi Bill Klinton
Një zezonë na përkujton
Që nga lind perëndon
Emri yt ne na ndriçon
6
Emri yt i paharruar
Këtë Kosovë e ka praruar
Dhe armiku n’arrati
Iku shpejt për në Serbi
7
Vendi ynë sot në liri
Krijon paqe e qetësi
Dhe të falet ty përherë
Me respekt dhe me nder
8
Ti vendose o burrë trim
Ta shpëtoje këtë njerëzim
Që fëmijët në Kosovë
Të buzëqeshin me gëzim.
9
Në këtë tokë me plot stuhi
Na ndihmove për liri
Erdhe shpejt në Dardani
Si Gjiganti më i ri
10
Erdhe shpejt si një lider
Krahpërkrah me shokun Bler
Kishit bërë të dy një plan
Që të hynit në Ballkan
11
I kish thënë Bili Rugovës
Do t’i dal unë zot Kosovës
Emri yt është legjendar
Me përmasa që ka marrë
12
N’ zemrat tona je skalitur
Prandaj ne na ke mahnitur
Për ne ishe si Profet
Me shumë shpresë
Me shumë edhe vullnet
Komentoni
Artikuj te tjere
Nehat Jahiu: Në oborrin e shkollës
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XIII)
Sinan Sadiku: Poezi e përmallimit me rrjedhë të këndshme ritmike
Fatmir Halimi: Rolan Barti dhe aventura e shenjave
Mexhid Yvejsi: Muaji i Ramazanit - Muaji i Kur-anit
Suzana Kuqi: Deti i një të djele korriku
Arsim Halili: Intervistë me shkrimtaren Këzë (Kozeta) Zylo
Shefqet Dibrani: Përmasat e poezisë artistike
Driton Zenku: Poezi nga libri ''Rruga e Rrugëve''
Mexhid Yvejsi: Ç'është ky muaj - Ramazani?
Demir Krasniqi: Marketing patriotik
Përparim Hysi: Xha Gorjoi në shtëpinë time
Xhafer Durmishi: Fjalë solemne për Bacin, Bacën dhe Bacalokun
Fejzulla Arifi: Në brendësitë e Unit
Halit Bogaj: Halit Gashi
Ziko Ll. Kapurani: Mbeta pinjoll i fëshfërimës së blertë (Cikël poetik)
Në Galicë të Vushtrrisë,filluan xhirimet e filmit “Trimi i trimave”
Alain Vidon: Hapet vellua
Tefik Selimi: Vjeshtori i kohërave...
Fejzulla Arifi: Në brendësinë e Unit