E diele, 04.05.2025, 03:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Halit Gashi

E diele, 23.08.2009, 01:34 PM


Halit Bogaj

HALIT GASHI
 

Halit Gashi djalë i ri

Beqir Agës i  shkon n’shpi

Beqir Aga thot zotni

Unë kam ardhë për tokë çipçi

2

Beqir Aga ai zotni

E ranojke atë djalë t’ri

Unë ta jap nji tokë çipçi

Veç n’ma thash motrën Hajri

3

Veç n’ma dhashë motrën Hajri

Me dhamë t’rrallë me sytë e zi

Veç tri net me te të rri

Sepse asht si nji perri

4

Halit Gashi djalë i ri

Po i thot more zotni

Ku me gjetë unë mik si ty

Që t’i thotë fjalët në sy

5

Beqir Aga thot zotni

S’po ta lyp për miqasi

Nja tri net ta maj në shpi

T’ja shikoj atë bukuri

6

T’ja shikoj atë bukuri

Masanej ta kthej në shpi

O m’ke ranue o zotni

Nuk a lopë m’u shitë n’çarshi

7

Mejherë ftyra ju ka nxi

I kish lanë armët në shpi

Halit Aga nuk po rri

Hajde grue t’çoj n’gjini

8

Halit Aga thot moj grue

Haj medet kuku për mue

E kam menen sot me t’lshue

Nuk je metë niqah për mue

9

Çka kish thanë e mjera grue

O Halit mos je tranue

Qysh n’pleqni po don me m’lshue

Katër thmi t’i kam marue

10

Mos bre burrë të kam idhnue?

Apo ndoshta jam kurvnue?

Ti asnja se ke punue

Beqir Aga m’ka poshtnue

11

N’konak t’vet m’ka ranue

Ma ka lyp motrën Hajri

Çka ka ba aty vaki

Ai ka folë si axhami

12

E mori grue ti s’pe di

S’ma ka lyp për miqasi

Veç pse i ka dy sytë e zi

Veç tri net me e çue n’shpi

13

O more njeri koka koritë

Paskmi borç ni pushkë me qitë

Mejherë thminë i ka tubue

E lidhë bohçen për me shkue

14

Po e çon shoqen n’gjini

Po e len ai nër vllazni

Hallall banma mori grue

Kurrë me fjalës’um ke ranue

15

Ti a don thminë me m’i rue

Po m’ranon për dine iman

Qita thmi kurrë s’kam me i lanë

Hallshtisun ishin kanë

16

Halit  Gashi shkon në shipi

E kish marrë ai atë allti

Ishte dalë ai në çarshi

N’kafe t’vogël ishte hi

17

E gjanë kafen plot zotni

Beqir Aga ish aty

Po bërtet Haliti i ri

Qitna kafe e raki

18

E kam za nji mik të ri

Beqir Agën kët zotni

Ja kam dhanë motrën Hajri

Veç pse i ka dy sytë e zi

19

O drejt po i shkon dora n’allti

Beqir Aga ishte nxi

O keq ish nxi ishte habitë

Kishte thanë unë jam mahitë

20

Mor Zotni thot m’ke ranue

S’ka mahi me motër-grue

Qato fjalë që kam me ty

Cilën tokë ma jep çipçi?

21

O ta kam dhanë motrën Hajri

Me dhamë t’rrallë me sytë e zi

Lshon martinën bri um bri

E ka mlu thonë tym i zi

22

Dhe i mshoi gjashtë herë allti

T’dekun n’tokë thonë e ka shtri

Qikjo asht motra Hajri

Që m’i ka dy sytë e zi

 

P.S.Dukeqenëse kjo këngë e fuqishme popullor është ndër krijimet më të bukura të kënduara nga rapsodët tanë të shquar popullor, u përpoqa ta rimoja sipas mënyrës dhe mundësisë sime, duke shpresuar se është ruajtur në tërësi origjinaliteti i saj antologjik . Ngjarja e këngës i përket nderit familjar dhe domosdoshmërisë së popllit tonë për ta ruajtur atë nder të cenuar nga armiqtë tanë dhe njerëzit e pamoralshëm siç ishte Beqir Aga i kësaj kënge i cili doemos e shtin  Halit Gashin që i ky i fundit ta vriste në një vend publik ku edhe e kishte ofenduar heroin kryesor të këngës.Shpresojmë se gjatë angazhimit tonë ia kemi arritur që lexuesit t’ia ofrojmë margaritarin tonë popullor, Këngën kushtuar trimit Halit Gashi i  cili  e vrau një njeri shumë të poshër, duke mbetur në historinë dhe folkloristikën tonë si njëri ndër njerëzit më të vendosur dhe patriotë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx