Kulturë
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (VI)
E shtune, 22.08.2009, 02:46 PM
![]() |
Jan Michal Stuchly |
POEZIA MODERNE POLAKE
JAN MICHA? STUCHLY
(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja:
Mazllum Saneja )
MUZIKA
Muzikë
Ti muzë e muzave
Ti mbretëreshë e të gjitha artele të lira
e kuptueshme e lexueshme e dëgjueshme
deri në shikueshmërinë
që ngjall përfytyrimin
e njeriut
po mbase edhe të gjëllesave të tjera
sepse je universale
e pas teje
pishtarët e lindur të kultivuar
me edukatën tënde
Ti art i plastikës
princeshë e artëve e përqasur pothuaj me nenen tënde
me universalizimin tond në dhënien dhe marrjen
me ndarjet e pakufizuara kulturoëe
dhe gjuhën e folur
dendur me ngjyrën faturën dhe sintaksën
që krijon sërish muzikën
e pastaj
muza të tjera
që dëshirojnë të hyjnë në panteonin e arteve
tashmë me vullnetin e krijuesve dhe përmes traditave
të shpëna në jetë sikur oborrtarët në pallatin mbretëror
të mbretërve e princeshave të artele të lira
të ndërlidhura me gjuhën idiomat dhe përkthimin e detyrueshëm
me interpretimet e dobësuaratë të tjerëve jashtë krijuesve
po duke qenë gjithnjë një trashëgimi kulturore e njerëzimit
për pasardhësit në dobi të tyre
dhashtë Zoti
SHKO
Shko nëpërmes të gjitha çasteve të ekzistencës
Ndonëse dje ti nuk deshirove
Shko
ndonëse akoma është larg caku
si pelegrinazhi me këmbë
deri tek Shën Mëria e Jasnogores
shko
udhës
po mundesh bëj të mirën
largohu nga e keqja
shko
me hap të matur kah caku
sikur të shkosh me hope
duke shkëputur e kaluar ca etapa
të garës së jetës
shko
derisa të mundesh
sepse
ca nuk arrijnë
me gjithë gjakimin e shpresën e madhe
ndaj
shko
shko
TË GJITHË NJERËZVE JO VETËM TË ARTIT
- Gjorgj Bushit, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Shkruan
pikturon
askënd nuk e pyet
askujt nuk i flet
krijon artin po ashtu edhe nga materia e jetes
shkrimtar
shkruan
edhe mëtej
Njeriun pa tipar – Robert Musile
vëllimin tjetër të romanit Të kërkuarit e kohës së humbur – Marcel Prousti
Akord
tashmë me njeriun me tipare
dhe kohën tashmë të gjetur ndonëse të humbur
megjithatë pa frikë terror
piktor
pikturon më tej ciklin e portretëve
Van Gogh Gauguin Cezan Dali
Picasso Guernika
Që të mendojmë gjatë artin bashkëkohës
Shkruan si thua se në udhën letrare ke takuar
Të huajin Rënien e Albert Camus-it
pikturon sepse ke parë në kornizë dërrase
përfytyrimin artistik të pakapshëm të papërfytyrueshëm
imazhe terrori në Nju –Jork 11.09.2001
pastaj
Enthauptung ndaj të pafajshmëve
të rrëmbyerëve pa mëshirë pa skrupull
me siguri
një erë e re e njerëzimit ka filluar
një erë e tmerrshme apokaliptike
O njeri
Gjithnjë i kapërcen kufijt e pakalueshëm
Engjëjt e së keqes gjithnjë shumëzohën
gjithnjë më shumë
megjithatë shkruaj
si z. K. në rrugë për Kështjellë
me shpresën e mirë e të drejtë të Proces –it
te Franz Kafka
Pikturoj
dhe më tej
portretin e së Mirës
derisa
të mos filloj
fundi i qytetërimit
fundi i botës
nganjëherë mendoj
se tashmë nuk ka vend të sigurt në botë
DJE
dje
i njohuri im
bëri vetëvrasje
e përfundoi jetën e vet
duke u varur
e di
deri në këtë çast
ishte duke udhëtuar
Er war Unterwegs
Shkoi në kortezhin funeral
Si çdonjëri prej nesh
A thua
Qe nga çasti i lindjes
shkojmë në kortezhin funeral
të varrimit tonë
dhe pyet
e jeta
çfarë
jeta nganjëherë
vete në këtë udhë
ATDHEU
I bukur vendi im
nga lartësitë e kozmosit
gërshetë ngjyrash të bukura
në trajtë të globit në kosmos
i bukur vendi im
atom i ekzistencës sime
ku unë kam lindur rritur mësuar
dhe jam
ti pjesë e vogël e tokës
kokërr kozmosi
e mrekullueshme në ngjyra
dhe muzikë
atdheu im
ai i vogli
Ti Raciborz – i im
WROC?AW
- Qytetit të studimeve të mia –
E shikoj
gjëregjatë qytetin
askënd nuk e njoh
i humbur
retrospektiva
koha e rinisë
studimet
imagjinatë
më ndihmo
duke kaluar
rrethepërqark
një mall më rrëmbën
për rininë time të perënduar
e në asgjëkund
më shpie
e unë
rri si dikur në bankën
në zemër të qytetit
të bashkisë së njohur të Vrocllavit
ndanë përmendorës të kontit Aleksander Fredri
me mirëbesim vështroj përreth
thuajse me duket
se të gjithë kalimtarët
më përshëndetin
duke u buzëqeshur
duke më dëshiruar mirëseardhje
si je si skon
ka kohë
kur u ktheve
pas një çasti të gjatë
një moment dëshpërimi
Askush
me të vërtetë
askush
nuk më njeh
pikëllimi
më kot vërehet
qoftë edhe te një i njohur
kaq vjet
u bënë
njerëz të ri
brez i ri
e unë i kujtoj
dhe i vështroj
ata janë me të bukur
më të rinj
më Kenar
të gëzueshëm
dhe të angazhuar
me ëndërrime
derisa në mua zbrazëtia
me siguri
harrova
se rinia e tyre
gjithashtu do të zgjas sikur një xixëllimë e syte
sa çel e mëshel sytë
qëllimisht nuk i nit
qe të kërkojnë jo të mira materiale
po vlera të tjera vlera të larta
ndaj
i vështroj
dhe
nuk ndreq
botën e tyre
VETMIA
Në rrafshin e këndvështrimit
hapësirë e thellë
imazhi
peizazhi
në kornizë i kufizuar
e sapo pikturuar
vetmia
theksi i vazhdimësisë
shkulur nga era
drure të përkulur
derisa unë
i vetmuar
kalli i vetëm
ndeshur me fatkeqësitë e jetës
ndoshta po afrohet stuhia
errësira po afrohet me qetësinë ogurzezë
edhe ca çaste ju lutem
një moment
dhe mbrohesh
si dru i vetmuar
para fuqisë shkatërruese të furtunës
Sa e afërt
më është
jeta e çdonjërit
si jeta ime
në fëmijëri
gjyshja më rrëfente përralla
gjithnjë me një fund të gëzuar
për të ardhmën e bukur të mrekullueshme
fëmija me bisem dëgjonte
me frymëmarrje të vështirë
pas pikturimit të vetmisë
sot tashmë e di
se nuk ishte e lejueshme
të ia thoja të vërtetën
Komentoni
Artikuj te tjere
Vikena Kamenica: Sekreti im në Austri
Halit Bogaj: Samuraji i fundit
Frederik Ndoci: Gruaja më la pas 17 vjetësh. 'Jam lesbike'
Demir Krasniqi: Si po i edukojmë fëmijët tanë
Bilall Maliqi: Intervistë me Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë z. Naser Nuredini
Mehmetali Rexhepi: Diaspora dhe indiferentizmi
Mexhid Yvejsi: Aty ku ka Ramazan...
Ali D. Jasiqi: Ngjarje që kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesë
Edison Ypi: Mero Zgjyra
Xhevat Rexhaj: Në Istog u promovua monografia ''Nëngurra e Istogut'' - Vepër e publicistit Selim Hasanaj
Baki Ymeri: Mirënjohje shqiptare në trojet rumune
Mexhid Yvejsi: Sot është Ramazan
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XI)
Naser Aliu: Sa për dijeni
Engjëll Koliqi?: Dhembje e krenari për Dardaninë
Doli nga shtypi trilogjia nga autori Blerim Shala:"Jeta e vdekjes"
Mesazh Urimi i Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava...
Poezi nga Blerim Rrecaj
Arsim Halili: Seminari i 28-të ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës shqiptare
Mexhid Yvejsi: Jeta, Ramazani dhe Kur'ani