E hene, 29.04.2024, 01:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Rexhaj: Në Istog u promovua monografia ''Nëngurra e Istogut'' - Vepër e publicistit Selim Hasanaj

E enjte, 20.08.2009, 09:09 PM


NË ISTOG U PROMOVUA MONOGRAFIA “NËNGURRA E ISTOGUT”- VEPËR E PUBLICISTIT SELIM  MUSTAFË HASANAJ

Nga Xhevat Rexhaj-Cerrca

Si fëmijë kam qenë shumë kurioz që të jem prezent në biseda të ndryshme që bëheshin nga të vjetrit e familjesë tonë. Aty zakonishtë kishte mysafirë të ndryshëm nga rrethet e Istogut e më gjerë. Axha i imë Avdyl Z. Rexhaj ishte një njeri me tipare interesante, në personalitetin e tij gërshetoheshin shumë virtyte të larta, kishte edhe një qëndrim burrëror, ngase kishte ndikuar edhe personaliteti i tij prej  një udhëheqësi në Istog në kohën e gjermanit( kishte qenë SS dhe figurë e qmuar atë kohë për shqiptarët e kundër okupuesve serbë). I ceka këto për të ardhur te një fjali e tij që gjithherë më kujtohet sepse ka të bëj edhe me realitetin e tanishëm. Ai pat thënë atë kohë në vitet e 70ta.” Unë Avdyl Zeka kur isha në Istog të gjithë me respekt më përshendetnin me fjalët, O Zotni Avdyl, kur ecja në fshat më thonin o ku je ore Avdyl Zeka ,ndersa kur futesha në mëhall e në shtëpi  gati se nuk më flisnin fare”.
Kjo do të thot se i yti nuk ta bënë respektin dhe nuk ta pranon vepren e mirë.
Në realitetin ku ne sot jemi të përfshir kjo shprehje dhe ky farë ( mos)respekti ndihet edhe më shumë, njerëzit thuaja që të gjithë të dhanun pas përditshmërisë edhe të përqudnueme  shumë here nuk shofin se afër tyre, në mesin e tyre dhe bashkë me ta ka njerëz që kanë dhunti të mira, kanë referenca dhe se kanë kapital  moral e patriotik të theksuar. Të tillët sot as nuk kanë kohë dhe as interesë të dijnë apo të dëgjojnë s e në mesin e tyre paska vërtet njerëz me virtyte të larta dhe më një talentë që në raste të caktuar u a kalonë edhe pendave të mëdha që u krijuan mu në emër të kinse patriotizmit në kohën e komunizmit të dikurshëm.
Një i tillë që rezonon dhe ofron shumë për mendjen e shëndoshë është edhe publicisti dhe gazetari me prpfesion të fituar në Norvegji Zotëriu Selim M. Hasanaj nga fshati Nëngurrë( dikur Lubozhdë) e Istogut. Z. Hasanaj me shkrimet e tija tjetersuese, zbuluese, autentike dhe vërtet kritike mahnit lexuesit e pasionuar për të fituar njohuri të mira, ndersa nga ana tjetër ua plas barkun dhe zemren lexuesve të shkretë nga mendja dhe kapaciteti pseudo intelektulo njerëzor. Ky Njeri që në fëmijëri tërë rininë e vetë e kaloi për të mbajtur me bukë familjen sepse prindërit e nderuar i kishte shumë të moshuar dhe të sëmur, kurr nuk ndalej për të fituar dijeni dhe shkollë. Të tërat i bënte në mënyren më njerëzore duke punuar edhe punë të rënda vetëm e vetëm që familja të mbijetonte, dhe ky të ecte me libra përpara në ardhmëri më të sigurtë. Z. Hasanaj ishte nxënës shumë i mirë, temperament dhe shumë dinjitoz në të drejtën dhe jo rrenen, këto shihen kjartë edhe në qindra shkrime të tija analitike dhe të brumosura me kundërshtitë ndaj devijimeve dhe marrive që përcjellin trungun shqiptarë. Pra z. Hasanaj edhe kur ishte i punësusr në Slloveni kishte vazhduar studimet në shkollën e  lartë në Kranjë dhe kishte kryer ato me suksesë, për të vazhduar profesionalizimin e tij në shkrim në Norvegji ku ai kishte shkruar edhe në gazeta të ndryshme të atij vendi. Që ta formatizoi edhe më shumë personalitetin e tij prej intelektuali dhe shqiptari të pastër nga mendja dhe gjaku ai kishte vepruar shumë në qështjen e Kosovës dhe në atë shqiptare në përgjithësi. Janë dy veprime të tija prej një patrioti të madh që atë e fusin në një rreth të pakët të veprimtarëve shqipatrë në perëndim, një është kur me iniciativen e tij u vu lidhja ajrore Osllo- Prishtinë dhe e dyta është ajo kur ky njeri personalishtë i dhuroi Presidentit Ahtisari simbole shqiptare për vepren e tij ndaj Kosovës.

Këto janë pra disa nga ato veqori që Z. Hasanaj e bëjnë më prekshëm më të afërt dhe më shqiptarë pa shibla. Pas shumë shkrimeve të tija të rralla për nga brumi Selimi iu rrekë edhe një pune të mundimshme, por që koha më vonë do të tregoi se njerëzit, publicistët “ e vegjël “ qesin në dritë vepra të mëdha. Vepra e tij e cila i kishte kushtuar mundë dhe kohë e çka jo tjetër e pau dritën e vetë në Istog në Restaurantin e quajtur  PAVARËSIA në lagjen e quajtur Klinton që gjindet në rrugën që të qonë te trualli ku ka lindur I Madhi i shqiptarëve Ibrahim Rugova. Janë këto 3 simbole që edhe e karakterizojnë personalitetin e Z. Selim, punoi për pavarësi, e çmon emrin e madh Bill Klinton dhe frymon fortë me Rugoven dhe rugovizmin. Atë mbrëmje kishte shumë të pranishëm e një ndër ta ishte edhe i madhi i letrave shqipe Z. Ali Podrimaj.
Cfarë iu deshtë Selimit të bëj një Monografi për një fshat që me dekada nuk frymonte lirshëm nga prezenca e serbëve të cilët gjithmonë ishin të vrazhdë dhe të rrezikshëm. Besoi se Selimi ishte vetë një shqiptarë që shihej me sy të keq nga ish fqinjët serbë, andaj edhe ky moment ka bërë që Z. Hasanaj të fusë në letër  dhe atë me fakte të pamohueshme se kush ishte aty i pari. Duke lexuar me vëmendje librin, kurreshtari e vëren se të mbledhësh aq shumë fakte që nga viti 1485(faqe 23), fotografi  që nga viti 1900 e këtej duhet një mendje e shquar duhet një afinitet që të bënë të besuseshëm  dhe të respektueshëm jo vetëm nga lexuesi i thjeshtë por edhe nga studiues të qështjesë shqiptare.
Fotografia e faqes 30 të kujton katilin serb M. Kersta i cili shihet në mesin e shqiptarëve të vrarë( ku aty shihen edhe bashkëpunëtorë shqiptarë të M. Kerstes që e vrau mu kusheriri i Selimit selman Kadria. Nga këto burime faktesh vjenë në p¨rfundim se Z. Hasanaj ka punuar me zell dhe me seriozitet në këtë vepër të rrallë të kësaj natyre. Në këtë vepër shihet përkujdesja e Z. Hasanaj që mos të mbetet asgjë pa u shkruar për të gjitha veqoritë që kishte fshati si dhe për veqoritë dhe traditat e banorëve të Nëngurrës nis nga; kushtet natyrore( f. 11),flora dhe fauna( f. 18), Mikrotoponimet e Nëngurrës ku këtu vërtet mahnitesh nga të gjithë emrat e mbajtur mend me xhelozi spsh. , Batallinat, Llugat, Pallaqeri, Cuculani etj.
Në f. 46 Z. Hasanaj me një statistikë të kapshme, të cilën nuk kanë mundësi ta bëjnë as edhe entet statistikore komunale e republikane, e jep një pasqyrë manhitëse të lëvizjeve emigruese.
Nuk do të ndalem në kapitujtë tjerë sepse thënë të drejtën nuk jam asfarë kritiku letrar, dhe ndoshta jam rras në mal pa sakicë, siq thotë populli për të vlerësuar këtë monografi por e pash të udhës si një bashkëmoshatar, si një bashkëvendas dhe një bashkë veprimtarë të them atë që ma thotë shpirti dhe truri në kaqikun tim.
Nëse sot kjo vepër nuk lexohet nga istogalitë e më gjerë( jemi duke parë se të lexuarit ka stagnuar te shqiptarët) dikur në të ardhmën kjo Monografi do u shërbei edhe Institucioneve që do merren me të kaluarën tanë. Tani nuk kanë kohë se është momenti i tendereve dhe i pseudointelektualëve, mirëpo e ardhmja do jetë më ndryshe kur të mbizotëroi Vlera përmbi jo vlerën.
Z. Selim Hasanaj për mendimin tim ka hy në botën e atyre që shkruajnë me mendje e jo me barkë, Z. Hasanaj  me thjeshtësin e tij e ka komplikuar mendjen e shkarravitësve nepër letra shqipe.
Nga bisedat që pata me Z. Hasanaj në Istog vërejta se në të ardhmën do lexohet edhe më shumë nga ky krijuesë i vërtet autokton Nëngurras.
Për këtë Monografi t¨Z. Hasanaj sigurishtë se vlerësime edhe më të mira priten nga intelektualët e Istogut e më gjerë.


(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora