Kulturë
Cikël poetik nga Menduh Leka (II)
E marte, 18.08.2009, 07:24 PM

Jeton në Ferizaj.
Flijim
(Flijimit,djalit tim që nuk jetoi shumë)
Erdhe në jetë engjëll i pafatë
Të më krijosh besimin
Babi të kërkoi të mos ikje
Gjuhën tënde engjullore nuk e dinte
Vetëm fytyrën e e engjullit ta shihte
Babi të përcolli në derën e parajsës
Vizën nuk e kishte aty për të hyrë
As belbëzimin do të vije një ditë nuk e bëre
Por më thoshje do të vishë ti te unë një ditë
Dhe një një çast sigurisht do të vij
Zogu im i parajsës do më pres
Je rritur malli na ka marrë
Je rritur i pasur je bërë në ëndërr të kam parë
Në mbretëri parajse më thoshe jam i parë
Emblema tmerri
Qenë endacakë që ma shkelin syrin
Kurva të regjura që lëpihen
Ca politikanë të zymtë
Për të parët vepron ligji
Nëse i bie ndërmend grupit të tretë
Për të dytët
Të tretëve nuk iu han palla
Ajo punë rregullohet me ligj
Të inatosur që nuk ua lidhë
Të tretët
Bishtin lëshojnë për ta fshehur lakuriqësinë
Puthin të dytët
Dhe spërkasin me spermë epitafin
Rrugë arbërie
Rapsodi e gjatë Drini i Bardhë
Herë dhimbja ngritë kokën mbi tinguj
Herë gëzimi shpaloset në jehonë
Kaba e thekshme Drini i Zi
Ia jep gurgullima e dhimbjes
Ia merr kumbimi i gëzimeve
Duhej një çifteli e madhe shpirti
T’i përcillte rapsoditë
Duhej një gërnetë e fuqishme zemre
T’i shoqëronte kabatë
Atdheu mbi dallgë
Bart mijëvjeçarë mbi supe
Hijerëndë e pa mëkate
Piratria ta mbanë në shenjestër fatin
Ruaju mos të të rrëmbejnë të marrët
Ruaju mos të të befasojnë dallgët
Asgjë nuk duhet të na vjedhin piratët
Asgjë nuk duhet të na gëlltisin dallgët
Kumbonte zëri i atdheut
Përhapej tokës malit detit
Si shkrepëtimë
Jehona shkonte tej Skenderbeut
Këngë për ditën e madhe
Le të vijnë shtegtarët le të vijnë
U kemi thënë gërnetave mos flini
Kabatë zgjatin krahët si nositët
Përtej Urës së Qabesë shikojnë
Le të vijnë shtegtarët le të vijnë
Kaba i kemi pritjet
Anës e pas anës
Bilbilat ia marrin këngës
Iso mbajnë shtegtarët
Iso mbajnë të rënët
Të pashkruarat
Do të vijnë arkeologë mendimesh
Do të gërmojnë
Të pashkruarat ti gjejnë
Do të ndërmerren ekspedita
Do të mbahen simpoziume
Kronistët do të kenë shkruar
Në margjina kohe
Diç do të kenë thënë
Do të publikohet lajmi
Gjetëm vargje
Aromë trualli paskan
Do të vendoseni në muze
Do ti ktheheni historisë
Dhuratat e ditëve
Secila ditë të sjell diçka
Secila ditë sjell dhuratën
Kobdhuratën
Secila ditë të mashtron
Të qëllon
Unë laj e lidh plagën
Në trupin tënd të shtrenjtë
Në trupin tënd të shenjtë
Plagë e dashur
Të lidhë me lecka lumturie
Letër poezisë
Ik nga thashethemet tollovitë
Mbyll dyer dritare mos të depërtoj shtërngata
Sa të kaloj ky rrebesh urban
Mos të lagen shkrimi fjalët
Flamoze mos të bëhen tingujt vargjet
Mos të hyj në ty ky acar ky akull
Ik nga thashethemet intrigat injoranca
Rrit shtat në kështjellën tënde të fjalës
Të dua të shëndetshme të pastër
Zemërimi i poezisë
Kot e mbyll durimin në fjalëhekur
Çdo ditë vdesim nga pak
Çdo ditë luajmë nga drejtpeshimi
Pak kujdesemi për ushqim shpirti
Pak na pengon zhurma shushurima
Flasim për dekadencë
Industrializim morali
Sytë na lotojnë për pejzazhe të blerta
Era e parfumit kohor
Mpinë nervat tona të pafajshme
Hamletë të rinj dergjin fruthin ditëve
Poeti im
Dhimbje ka poezia
Muza poetike
Trokite bujarisht në dyert e shpirtit tim
Tërë qenia të njohu
Ishe ndër më të shtrenjtat frymëzime
Konak kërkove në kullën e poezisë sime
Ndjenja i bëri zë mendimit
Malli ndezi zjarrin në vatrën e shpirtit
Të dolën në pritje vargjet metaforat rimat
U ule këmbëkryq në krye të odës poetike
Të rrethuan vargjet metaforat rimat
Zog shtegëtar
Ke peshë të rëndë dhe udhëton
Të rëndë e ke qeshjen
Të rëndë e ke pikllimin
Çdo kilometër rruge e mbyll mes kopertinave të mallit
Ndoshta do ta shfletosh këtë album jete
Reflekset e qenjes sate të torturuara klithin
Deshifrojnë mllefin
Brusha e pezmit tënd ka mbetur pa ngjyrë
Elegji nuk mund ti shkruaj shtegëtimit
Shtërngata e ofshamave përmbytë fushat plotë tinguj
Furishëm shkund duhmën e rëndë të shpirtit
Thithë të njejtin helm të hapësirës
Ti kalon udhëkryqe tërthor
Nëse kulla e durimit të trathton
Mallko sa të mundesh
Qeshu e qaj
Zog shtegëtar i kopshtit tim
Poemë deti
Poemat e detit janë si unaza mrekullishë
Dritë kandili që ndriçojnë rrudhat e rinisë
Ato janë uvertyrë
Epope farkimi
Pasion të detit janë
Në arqipelagun e largët
Vala jargët lëpinë
E përdhoset korali
Ku ti plandos marritë
Poemat e detit po vijnë
Shterret deri në fund deti
Kërkon poemat e tij
Polipët e pagojë
E mbufatin koralin
Plangtoni noton nëpër poemë
Enigmë deti
Boka e thërret valën
Vala e shkund detin
Të krijoj poemën e vet
Bregu i zemëruar
Të jetosh pa trazime deti
Pa nofullat e dallgëve
Nuk është rëndë
Të të lëshohet shtërngata
Mllefet të të vershojnë
Mbi gjelbërim e lulelimonësh
Nuk është lehtë
As koralin e kuq sheh
As dëgjon himn pulbardhash
Rrënkimi i reales
Rrënkon realja e vënë në rebusë kujtimi
E vëerteta përgjaket në thepat e dyshimit
Në ballkon të brengës dëshira nuk çelin
Dashuritë e zëna peng mërgojnë
Nga ëndërrat ndiqen gogolët
Në përralla nuk pranohen më korbat
Rënkon realja e vënë në nën rebusë
Dashuritë kumtojnë flijimin
Kafeneja e hijenave
Kërkoj ëndërrën e vjedhur
Në banak shfaqet një ogur
Coftinë e ringjallur
Makthin profetik ma shalon
Vizitorë që thithin gjinjtë e njëri tjetrit
Lëpijnë jargë prapanicash
Cakrojnë me ëndërrën time
Si të zhbëhem
Si të bëhem o njeri
Taksën e paguaj për pasuri të patundëshme
Seancë pinguinësh
Me imazhin polar
Qyteti zgjohet ankthshëm
Seancë pinguinësh nëpër media
Spektakël ironik
Teatër amatorësh politik
Shajnë thundrakët
Të gjorët pinguinë
Ison ua mbajnë butakëve
Melosin popullor
Miratojnë kuloareve
PORTRET PËR KORNIZË
I DENJË PËR LAPIDAR LIRIE
(Shokut tim dëshmor A.Luma)
Është një simbiozë madhështore gjakimi dhe flijimi i ngjizur në ndjenjën sublime të atdhedashurisë që shpalosë imazhin e përcaktimit ideor të lartë dhe reflektimin intelektual për lirinë.Këtë trase jetësore që zgjodhe Ti për të ecur aq trimërisht dhe burërisht e shndërroi atë në një fanar që lajmëronte agshol shprese për ditët që do të sillnin sfond lirie .Në atë sfond lirie ai u bë lapidar që reflekton shembëlltyrë mburrje dhe krenarie .Për atë domosdoshmëri monumentale pa të cilën nuk jetohej në robëri sakrifikoi të dhimbshmen për më të shtrenjtën dhe kështu në altarin e lirisë u kurorëzua dëshmor për të mbetur përjetësisht shembëllim për brezat që do të vijnë.Vizioni i qartë dhe gatishmëria për të sakrifikuar hapën horizonte për të riatdhesuar shpresën për lirinë.Reflektoi bujari dhe sakrificë mbi imazhet e vyshkura të realitetit duke dhënë mund e dije deri te ringjallja e ndjenjave sublime , deri te inspirimi për luftën finale për të ardhur deri te dita e Madhe e Lirisë . Por , në këtë stinë të lirisë që aq shumë e pritje për ta shijuar i shndërruar në lulëkuqe zure vend në alenë e nderit.Nga ai kopsht lapidarësh je ti ai që krijove një metaforë lirie.
Thirrje për Syvalën
1.
Syvalë,
Derisa po mbaj buqetën e luleshpresave të sjellura nga ti me pliko puhie pranverore, në afshin tim të trazuar stinor përkdheljet valvitin vellon e mejtimit kurse sytë e valëzuar në liqenin e përjetimit kompozojnë himn për dashurinë prallore.Ata sy kurrë nuk do të mbyllen dhe nëpër aletë e amshimit do ta shoqërojnë shtegëtarin e përjetshëm të Syvalës .Por, edhe atëherë kur nëpër gjithësi do të shuhej jeta le të mbetet Syvala e vetmja shkëndi që do ta ringjallte atë me dashuri, me dashuri...
2.
Syvalë,
Mbi luleqershitë e dashurisë shi malli rigon e unë i lodhur kërkoj çelsin e partiturave të melodisë së shtrenjtë duke menduar se tingujt e përmallshëm do ta shoqërojnë dhe shërojnë plagën e blertë të këngës.Në ato momente flora e shpirtit të mugullon e shkallëve të jetës ngjitesh si mbretëreshë.Por , mos harro, vëthi i dëshirave të mia të shenjon , unaza e dashurisë të shtërngon kurse gjerdani i premtimit të çfisnikëron.E ti thuaja këngës pa mua çapkënja Syvalë , thuaja...
3.
Syvalë,
Në motiv hyn e shkrinë metafora.Në kurorë dashurie qëndisë relieve ëndërrash dhe në kopertina meditimesh vendosë dromca kujtimesh.Mos lejo që psherëtimat të ndalin këngën dhe premtimin sepse do të digjet ajo magji e syve,ajo magji që është muzë përjetimesh më shpirtërore që të ka dhuruar perëndia.Atë nektar të atyre syve që rrezatojnë dashuri dhe ato sinjale vezulluese afshërore nga shikimi yt i valëzuar falja atij shtegëtari që po të këndon serenadën e gjithë magjive të botës.Për një çast le të ndalen edhe zemrat edhe koha edhe toka edhe dielli.Perëndia le të uroj edhe njëherë për ringjalje dhe atë dashuri përjetoje . Shijoje atë dhuratë të pagëzuar dashuri deri në fund .Atëherë le të rifillojnë edhe magjia edhe gjithësia...
Album dashurie
Shfletoj përmallshëm albumin e dashurisë
Flora e pejzazheve të kujtimit më pushton
Skica e tabllo nga stina e djalërisë
Puhizë e lehtë valvitë ndjenjat dhe i zbulon
Rënkon realja nën rebusë kujtimi
Mejtimi shpalosë fletët e afshit metaforë
Frymëzimi vjelë vreshta mendimi
Më shtrydhë më shtrydhë ai buzëgaz vashëror
Kur kitara shpirtërore thehet klith melodia
Nëpër pentagramin rinor vjellë vrerë
Në partitura dashurie vdes simfonia
Do ti gjej grunajat e shpirtit në kujtime
Dhe puhinë e ringjallur oj Syvalë
Muza ime e pëjetshme moj mike moj trime
Në pushimore shpirti
Në pushimore shpirti më tretë vetmia
Frymëzimi noton nëpër liqejt lotorë
Motivet fluturojnë e shtegëtojnë kujtimet e mia
Pres të më kthehen me premtim prallor
Pres në pushimore shpirti ngushëllimin
Shpresën që këndellë mallin tim të fjetur
Në teracë të brengës pi heshtjen e hidhërimin
Ca vargje peng të mbetura vë në letër
Një nga një do ti mbledh këto vargje flutura
Gërshet do ti lidhi me durim
Kurorë do të mbijnë më të bukura
Në Pubin e krimbave
Ti dëgjosh si gumëzhijnë
Prekin njëri tjetrit vitheve
Nisen për gjah udhëkryqeve
Besdiset qyteti nga lavrat e tyre
Të gjitha nevojat i kryejnë kahdo
Edhe oreksin edhe seksin
Një replikë e ashpër në kuvend
Për tender dezinfektimi
Atyre nuk ju kërkohet tatim në pronë
As për afarizëm
Ti dëgjosh si gumëzhijnë
Dhe fërkohen mes këmbëve
Harrim i bukur
Në fund të pritjes po të pres
Somnabul me fjongo të bardhë
Heretik mediatik
Ai purgator heshtje pse dridhet
Zilinë përdhunon
Kondomë falas jep liria
Në fillim të pritjes të prita
Flertoje kombtarisht
Në ditën e pavarësisë
Ne fillim të pritjes të thirra
Në fund të pritjes nuk të pres
Je nje harrim i ankthshëm
Që po vdes
Po vdes
Vdes
Kumti i humbjes
Ti asnjëherë nuk e heton
Momentet e humbjes vijnë
Ti vjelë flokun e mërzisë
Sa vonë bëhet sa vonë
Erëkeqja ndarje krumë pjell
Sa vonë bëhet sa vonë
Duke pritur me zjarr në sedër
Të bëhem idiot i hirit
Flas e bërtas e pëlcas
Shaj e vaj
Zhveshem lakuriq nate bëhem
Zhbirohem e tundohem
Tërbohem
Nudo qëndroj në linjë msm
Derisa ti një sms ta më dërgosh
Sodomistët e ferizhanit
Kur është festë
Sodomistët e ferizhanit
Shkarkojnë mëkatet te xhamia e madhe
Te engjulli i rojes
Pak kohë ata janë engjullorë
Pak kohë qytetit i pushon arterioskleroza
Kur nuk ka festë
Shtohen dozat e kontaminimit në qytet
Barkqiturat rrisin nivelin qytetar
Kollarucët lëpijnë sedrën e njëri tjetrit
Ca maniakë të dremisur
Glacojnë mbi kërshërinë e tjerëve
Komentoni
Artikuj te tjere
Alain Vidon: Fluturimi
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (X)
Halit Bogaj: Prof. dr. Islam Krasniqi ’’Bibliografi’’...
Blerim Rrecaj: Shënime për ditën e sotme
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore (IV) - Caldi versi d'estate
Arsim Halili: Intervistë me Prof. mr. sc. Jetulla Haliti – piktor
Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Hysen Këqiku
Baki Ymeri: Prezantime të denja shqiptare në trojet rumune
Cikël poetik nga Menduh Leka (I)
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (IX)
Vangjush Ziko: Silueta poetike
Halit Bogaj: Ben Huri - Laureat i 11 çmimeve oskarë
Skandal ne Tropikal, mashtrim me Pink nga "Venue"
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore (III) - Caldi versi d'estate
Blerim Rrecaj: Nën hije të një druri te stacioni i autobusëve
Filloi Seminari i 28-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Demir Krasniqi: Synetitë me uniforma të Sulltan Pekmezit
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (IV)
Daut Demaku: Njëqind vjetori i vdekjes - Dita e rilindjes së Xhemajlit
Llemadeo: Portreti i Krishtit...!