Kulturë
Blerim Rrecaj: Shënime për ditën e sotme
E marte, 18.08.2009, 06:12 PM
Blerim Rrecaj
Shënime për ditën e sotme
Tash është muzg. Pak më përpara ishte një qiell i trëndafiltë. Ndoshta trëndafilat ia dhanë ngjyrën!?! Trëndafilat? Këto lule mbresëlënëse që po duken gjithnjë e më rrallë mbi tokën tonë. Sepse pak hapësirë po na mbetet për t’i mbjellur. S’ka shumë kohë që e pijmë nga një lëng trëndafili tek njëri te këngëtarët që shkuam ta intervistonim në shtëpinë e tij. Ai na tha ejani në shtëpinë time, e kam përpara pishës më të madhe, dhe na kishte zënë nata duke biseduar me të…
Sot u zgjova para gjashtëve dhe u nisa për kryeqytet. U takova me atë. Megjithatë nuk u nisëm për në Gërmi. Ndejtëm në kryeqytet. Së pari e piva një makiato të vogël në njëren nga kafenetë e lagjes Ulpiana në afërsi të Hotel Bacit. Derisa mbërrita këtu rruga deri këtu ishte e ndotur. E sa e ndotur kjo kryeqendra jonë u kujtova duke ndierë edhe erëra të rënda nga ata kontenjerë bërrllogu. U ula e porosita kafenë dhe filova ta pijë gati si për qejf. Ai u vonua pak. Rreth gjysmë ore. Ai shkoi e mori një gazetë te një dyqan afër ndërsa unë ia porosita kafenë. E piu edhe ai dhe u ngritëm. Morëm rrugën drejt një kodrine gjelbëroshe e cila ndodhet në afërsi të spitaleve të Prishtinës. Ecëm duke biseduar dhe vendosëm të hyjmë në një lokal për të ngrënë diç.Derisa po bisedonim tre katër njerëz po qeshnin së bashku me kamarierët dhe ne shikonim here njëri e herë tjetri në drejyim të tyre pasi që mendonim se po qeshnin me ne. Por ata qeshnin nga të sharat banale që dilnin nga një telefon mobil. Hëngrëm, pijmë, paguam dhe dolëm. (Ka dhe pak gjëra që ven për t’i përmendur, megjithatë..) Për të ecur edhe ca. Për t’u drejtuar te një mishtore ku ai do të blinte mish dhe suxhuk. Ai do ngjitej rrugës për në banesën e tij, ndërsa unë do merrja rrugën për te biblioteka ku do takohesha me shokun e njëkohësisht kolegun tim. U takuam dhe ia mësyjmë zyres së një partie dhe s’vonoi shumë dhe e intervistuam kryetarin e saj, dikur gjeneralin e famshëm. Dolëm të kënaqur që na eci mbarë dhe ia mësyjmë parkut të qytetit. Më vonë me anë të telefonit ‘nxorëm’ njërin nga shokët nga redaksia e një gazete e drejt e në njëren nga kafenetë. Llafe të zakonshme e të lodhur paksa e vazhdonim muhabetin duke bërë ndonjëherë edhe humor. U ndamë edhe me të dhe vazhduam tashmë dy në drejtim të stacionit. Isha pak i tensionuar nga ky takim, tensionim që nuk e di nga të vije saktësisht. Dikur ky tensionim fashitej ngadalë-ngadalë dhe u ndjeva pak më i qetë. Ia dërgova një Sms shokut që tash qëndronte në autosusin që kishte marrë udhë: Kemi ngelur ku kemi ngelur…/Paknaqësi për të sotmen /E frikë për të nesërmen./Pritje në stacionet e pritjes/Dhe një ditë do vdesim.
Dhe zhurma e mobilit më lajmëroi se një porosi kishte arritur. E hapa. Ai më kishte kthyer këtë përgjigjje:” Një mesazh me ngjyra pesimizmi që çuditërisht të lehtëson në vend se të bëj zeher. Ndryshimi i gjendjes nis prej momentit kur e kupton se në çfarë gjendje je(mi)-thonë disa filozofë”- më kishte shkruar.
Dhe iu përgjigja: “Sa më pëlqen dëshifrimi i mesazhit…notat pesimiste që nuk na bëjnë zeher. Më i bukur dëshifrimi i mesazhit se vetë mesazhi.. Megjithatë le të bashkjetojnë…”
Këto janë pak shënime për ditën e sotme. Të gjitha s’mbahen mend ,e, të gjitha s’thuhen…

Komentoni
Artikuj te tjere
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore (IV) - Caldi versi d'estate
Arsim Halili: Intervistë me Prof. mr. sc. Jetulla Haliti – piktor
Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Hysen Këqiku
Baki Ymeri: Prezantime të denja shqiptare në trojet rumune
Cikël poetik nga Menduh Leka (I)
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (IX)
Vangjush Ziko: Silueta poetike
Halit Bogaj: Ben Huri - Laureat i 11 çmimeve oskarë
Skandal ne Tropikal, mashtrim me Pink nga "Venue"
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore (III) - Caldi versi d'estate
Blerim Rrecaj: Nën hije të një druri te stacioni i autobusëve
Filloi Seminari i 28-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Demir Krasniqi: Synetitë me uniforma të Sulltan Pekmezit
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (IV)
Daut Demaku: Njëqind vjetori i vdekjes - Dita e rilindjes së Xhemajlit
Llemadeo: Portreti i Krishtit...!
Sinan Sadiku: Një botë e pasur poetike
Musa Ahmeti: Gjon Nikollë Kazazi, një kopje e rrallë e veprës zbulohet në Vatikan
Halit Bogaj: Shemsi Mehmeti ”Të huaj në tokën tonë”
Albert Zholi: Njeriu që vuan ndershmërinë (Skicë)