Kulturë
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (IX)
E hene, 17.08.2009, 07:11 PM

Nga Përparim Hysi
1.Dy radhët me plepa
Dy radhët me plepa,tej e këndej xhadesë,
Medet, i prenë ca banditë
Kurora e gjelbër që qe si një"strehë"
U zhduk sa të hapësh e mbyllësh sytë.
Tani,në verë,mbi xhade të piqet koka
Se dielli është i nxehtë gjatë verës
Po koka e bëri,ta pësojë koka
Se kemi genet e mesjetës.
Shkatërruam çdo gjë që gjetëm përpara
Sa të duket,për një çast,që u ngjallën barbarët?!
Kur sheh shkatërrimet,sa s'të zë llahtara
Dhe mend më kap të qarët.
15 gusht 2001
2.Dhe mërzitem
Dhe mërzitem,e mërzitem
E me shpirtin po cfilitem
M'u bë ferra Ibrahim *
Se nuk jam në vëndin tim.
Punë nuk kam dhe as pension
Do të thoni:-Po si rron?
Rroj me djersën e djalit
S'i lë gjë mangut as lypsarit.
Ndaj jam mbushur me maraz
Sa jam gati të pëllcas
Të pëllcas e po bëj bam
Ah,ta dini,sa mall kam!
*popullore
15 gusht 2001
3.Në se vdes
Kurdo që të vdes,
Edhe në se vdes papritur,
Një sy dua ta kem hapur.
Jo se më vjen keq
Që nga kjo botë do të ik,
Por dua të shoh për të fundit herë
Atë dorë që syrin tim do të mbyllë
Dorën e dashur të sime shoqe
Dorën tënde,moj Sikë!...
15 gusht 2001
4.Shtëpia e Hemigueit
Mu në kepin më jugor të Majamit
Në Kye West,e bleu shtëpinë Hemiguei
E bleu sa frëngu pulën
Dhe mbeti pa një peni në xhep.
Pas vdekjes,e bleu një grua e rëndomtë
Por qe e zgjuar:e ktheu në muze
Dhe vuri goxha pasuri.
Se kot nuk thonë që jeta është llotari
Ndonjëherë,fati të troket si me magji.
15 gusht 2001
5.Vargu im
Vargu im u thye si qelqe
Seç u kris dhe u ciflos
Se më sulen njëmijë dreqe
Ndaj dhe muza u djallos.
Se burimi ku"ujë" pinte
Seç po thahet pak nga pak
Muza,mua,ku s'më shpinte
Tash nga muza jam ca larg.
Se jam larg nga vëndi im
Ku unë pija"ujë kristal"
Ndaj dhe shkruaja me frymëzim
Tash shkruaj"sa për të qenë gjallë"
15 gusht 2001
6.Bostanxhiu
I them bostanxhiut:-A më jep një kokërr?
-Merr sa të duash,-më thotë,- o moj motër!
-Ku më gjete motër?-unë ia kthej atij
Sytë ia ngul si macja kur sulmon një mi.
Oh,ta shihnit ju!Të ishit aty
U bë lulëkuq,i ziu,bostanxhi.
Unë jam pak e prapë;po kërkoja "sherr"
Dha e dha,i shkreti, në tënd seç më merr.
Seç më merr tek tënda dhe,sa hymë brënda,
Bëmë e çfarë bëmë:bëmë ca"punë të rënda?!"
Bëmë ca "punë të rënda"(nuk thuhen me gojë)
Kokën "allafrënga" seç ma "qethi",moj...
20 gusht 2001
7.Paradoks
Ushtari u hodh në sulm
U vra në vijë të parë
Komandanti rri në çadër
Dafinat i ka marrë.
29 gusht 2001
8.U "lodhën" deputetët
U "lodhën" me ligjet të shkretët deputetë
Më të"bukurin" ligj bën për veten e vetë
Edhe po nuk u zgjodhën në legjislaturën tjetër
Paguhen për sa kohë qenë(ç'mund të bënin tjetër?!)...
29 gusht 2001
9.Qahej një ish deputet
Qahej një ishdeputet,se qe i "papunë?!"
Dhe merrte tri herë më shumë se sa unë
I them atij gjauri:-Të gjeti si qerrja
-Qetë e tërheqin,ajo"krriu" bën përhera.
29 gusht 2001
10.Kinezi Çen
Para shumë vjetësh e njoha kinezin Çen
Por ja,që,paprtiur,m'u kujtua tani
Sepse m'u kujtua dhe juve do t'ju them
Se është si rrëfenjë kjo gjë tani.
Me kinezin Çen qeshë shtruar në spital
Dhe më thoshte:-Jam keq se s'po punoj!
Po ky,- thosha me vete,- mos është gjë djall?!
Se unë keq jam veç kur punoj!!!
Se isha i ri dhe s'kisha ngrënë sqepar
Pa drutë i prisja me një sëpatë
Tani që si Çeni jam kokëbardhë
Ia di vlerën punës dge mendimin e tij të artë.
Se tani që kam një vit e ca pa punë
I kujtoj me mirënjohje fjalët e mikut Çen
Se tash që rashë nga fiku,e vlerësoj unë:
-Unë jam keq se s'po punoj,Më dëgjon,Çeeen?!...
19 gusht 2001
Komentoni
Artikuj te tjere
Vangjush Ziko: Silueta poetike
Halit Bogaj: Ben Huri - Laureat i 11 çmimeve oskarë
Skandal ne Tropikal, mashtrim me Pink nga "Venue"
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore (III) - Caldi versi d'estate
Blerim Rrecaj: Nën hije të një druri te stacioni i autobusëve
Filloi Seminari i 28-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Demir Krasniqi: Synetitë me uniforma të Sulltan Pekmezit
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (IV)
Daut Demaku: Njëqind vjetori i vdekjes - Dita e rilindjes së Xhemajlit
Llemadeo: Portreti i Krishtit...!
Sinan Sadiku: Një botë e pasur poetike
Musa Ahmeti: Gjon Nikollë Kazazi, një kopje e rrallë e veprës zbulohet në Vatikan
Halit Bogaj: Shemsi Mehmeti ”Të huaj në tokën tonë”
Albert Zholi: Njeriu që vuan ndershmërinë (Skicë)
Mehmetali Rexhepi: Buletini
Poezi për fëmijë nga Ismet Tahiraj
Scarlett Johansson, Vejusha e zezë e Hollivudit
Penelope Cruz, mbretëresha e vërtetë e Spanjës
Demi Moore: Jeta ime, një përrallë
Brad Pitt, njeriu që fshihet pas një telenovele