E shtune, 03.05.2025, 08:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Buletini

E diele, 16.08.2009, 12:54 PM


Mehmetali Rexhepi

Buletini

Buletini parashikon    
prore vrerësi    
të bjerë ciklikisht    
shi vreri     
i murrmë     
i zi     
i verdhë    
i kuq     
mot për smuqth    
kutërbim ngordhësirash    
asnjë fije kërpudhë    
për të fërguar       
as ambrellë     
as udhë    
deri te ai     
kundërmim bari    

*        
Shtrëngatat     
shtrigëgjatat     
thonjtë     
kosë vetëtimash     
barutbubullimat    
përkundëse djepash

*
Ç’vlejnë notat
për të njëjtat
stërkomponime
cirilike të vajit
rebus i fajit
të djepit
e xhepit
të zbrazur
rebus në kub
barut
i fatit cub
anëembanë
kudo e kurdo
mbi reliev
shqiprrojtës
shtatë milion
anemikësh
ar(e)miq
të goditur
pa rrufepritës
domosdoshmërisht
sindrom


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx