Kulturë
Albina Idrizi: Zhgënjimi
E shtune, 15.08.2009, 01:16 PM

ZHGËNJIMI
Në një takim me miq se si rodhi pyetja e cila më bëri të shkruaj krejt këtë më poshtë. Cila ishte gjëja më e keqe në jetë? Pastaj pasuan përgjegjet? lufta, sëmundja, skamja, tradhëtia, … U dhanë mendime të ndryshme nga më të këqijat e mundshme që mund të ishin gjer tek ato më të lehtat si shtrëngimi i këpucës thënë kjo dhe provuar aty për aty me pamjen e këmbës së vrarë nga një mike e cila na bëri të qeshemi të gjithë. Fola dhe unë. Zhgënjimi, thashë. Zhgënjimi është gjëja më e keqe në jetë. Në të gjitha të tjerat që u përmendën, mund të vësh dorë. Mund të lësh gjurmë që do të të bëjnë të ndihesh më i qetë, më i lehtë varësisht përkushtimit, varësisht arritjeve. Teksa zhgënjimi?! Epo aty nuk mund të bësh më asgjë pos të ndiesh atë zbrazëti të thellë që të lë pas. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për atë zhgënjim fëmijëror kur kupton se yt atë nuk qenka supermen. Apo se, Parisi nuk është vetëm ai qytet nga kartolinat e përshëndetjeve për azilkërkuesin e detyruar pa asnjë cent në xhep. As për atë se dashuria nuk është gjithmonë vetëm dashuri. Dhe krejt këtyre kur ua shton zhgënjimin e planifikuar, enkas për të të rrëzuar idhujt, herojt, … madje do të thoja se ky është zhgënjim i dyfishtë. Më i keqi nga të këqinjt. Po, ta lëmë këtë për njëherë tjetër. Këtë here dua të jap një “ilustrim” të para disa ditëve zhgënjimit në fjalë. Më ftuan të takoja live një poete me emër, vargjet e së cilës më kishin rënë në sy aty këtu e tek të cilat vargje më tepër mundohesha unë të nxirrja diçka se sa mundohej poetja të jipte diçka. Nuk dyshoja se ishte njëra nga ato për veprën e së cilës më shumë flisnin të tjerët se sa që fliste vetë vepra e saj. Megjithatë, nëse asgjë tjetër kurreshtja për ta parë veç ishte zgjuar në mua madje mund të them edhe me një dozë idealizimi ndaj shkrimtarëve nga e cila si duket nuk do të mund të lirohesha kurrë.
Mezi prisja ta takoja. Përshtypja e parë mirret vesh , zhgënjimi. Sikur nuk i shkonin aq shumë të qeshura poezisë së saj që pretendonte të jetë më e thellë se shakatë e mësuara përmendësh. E folmja e saj tingëllonte aq rëndë sa më erdhi t`i uroja nga zemra ato koka të mençura që sot na bëjnë të kuptohemi aq lehtë përmes një gjuhe standarde. Prita me durim ta dëgjoja makar një fjalë “të madhe” nga ajo. A mun e di shka m` ka nodhë promë? Iu drejtua ajo mikes që më shoqëronte e të cilën e njihte prej kohësh, me një pamje të tillë sa kurreshtja ime doli mbi zhgënjimin dhe veshëhapur prita çfarë kishte ndodhë. Shqipëria qenka bërë një? Ishte ndalur përnjëherë lufta në botë? Uria, është zhdukur? Sida qenka mundur? … M` ka shpërthy bojleri he dreqi e hongt, m` ka fik.
Dëgjova si tush të ftohtë prej një bojleri të shpërthyem zërin e saj.
Pas gjërave më të këqija në jetë, në atë takim me miqtë e mi diskutuam edhe për gjërat e mira që për fat i mundën të parat. Po, edhe për këto njëherë tjetër.
Komentoni
Artikuj te tjere
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (VIII)
Gjon Keka: Institucionet e një planeti tjetër dhe rreziku nga terrorizmi
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore - Caldi versi d'estate
Halit Bogaj: ''Kalorësi Parë''
Naser Aliu: Stacioni i fundit
Nexhat Abazi: Vlerat edukative të mësimeve të Naimit për gjuhën shqipe
Demir Krasniqi: A mund të lirohemi ndonjëherë nga përshëndetjet në gjuhët e huaja?!
Alain Vidon: Greva e ketrave - La grève des écureuils
Novelë nga Arsim Halili: Dashuria e humbur
Vangjush Ziko: Krahët e mi (Cikël poetik)
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (III)
Cikël poetik nga Halil Haxhosaj
Edison Ypi: Molla Rama
Albert Zholi: Një roman i veçantë me një subjekt hipnotizues
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (VII)
Cikel Poetik nga Genc Kastrati
Naser Aliu: Përrallë Për të Rritur - Post Mortem
Suzana Kuqi: Dragoi im
Krijime letrare nga Blerim Rrecaj
Arsim Halili: Intervistë me regjisorin Ekrem Sopi