Kulturë
Naser Aliu: Përrallë Për të Rritur - Post Mortem
E marte, 11.08.2009, 07:24 PM

Përrallë për të rritur
Si fëmijë
Nuk pata kuptuar
Ujkun dhe Kësulëkuqen
Nuk kuptoja
Pse ujku vishet si gjyshe
Për ta ngrënë Kësulëkuqen
E nuk e hante në mal si ujk i vërtetë!
As nuk kuptoja
Pse ujku kishte merak krevatin
E jo malin për krime
Kur dihet se ujku ndërron vetëm qimen
As nuk pata kuptuar
Pse ujku nuk hante qengja,
Por njerëz
Pse zhvishte gjyshe cullak
Dhe kapërdinte njerëz
Kur dihet se ujku nuk ndërron zakonin
Këtu diçka
Nuk është në rregull
Thash me vete
Dhe,
Nisa hetimet
Në Francë kur Charles Perrault e shkroi
Kishte jetuar një maniak seksual
Mbiemri tij Loup,(Ujk)
Për t´i mbrojtur fëmijët
E shndërroi në përrallë
Dhe u lexohej fëmijëve shpesh
Loup
E shkroi me shkronjë të vogël, loup,ujk
Në gjermanisht Wolf
Te vëllezërit Grimm
Pra
Ujku nuk kishte qenë ujk
Por pas këtij pseudonim
Fshihej zotri Uka
Dhe ky zotëri Uka
Pedofil
Dhe vrasës
Pervers
Dhe Transvestit
Dhunues i plakave dhe çupave
Shkurt e shqip
Psikopati seksual
Kishte bërë kërdi në rrethinë...
Me vite
Kishte dhunuar dhe vrarë disa plaka
Dhe kishte dhunuar disa vasha
Zotëri Uka,
Nuk bënte dashuri
Pa u veshur si grua
Dhe këto rrobe
Më lehtë ua merrte plakave
Të brishta
Para ose pas dhunimit
Kjo nuk dihet!
Mirëpo
Tani shtrohet pyetja
Pse Uka
Nuk keqtrajtoi Kësulëkuqen në mal?
Në mal zakonisht Uka nuk kishte dhunuar kurrë
Kishte gjuetarë apo fshatarë që prisnin dru
Mund të zihej
Dhe kështu
Ai vrapoi te plaka
Pasi Kësulëkuqja i rrëfeu
Se gjyshja vetëm në shtëpi ishte
Uka dhunoi gjyshen
Dhe e vrau
Siç e dini
Veshur si gjyshe priti Kësulëkuqen
E dhunoi edhe atë...
Natën
Kësulëkuqja helmoi Ukën
Por,
Pas nëntë muajve
Lindi shtatë shkurtabiqët!
Shtatë shkurtabiqët
E përrallës tjetër!
Në vazhdim ku thuhet
Se gjyshen dhe Kësulëkuqen
I nxorën nga barku i ujkut
Nuk e beson askush
Është thjesht trillim...
Post mortem
Madhështia e kombeve
Matet
Me numrin e atyre
Që mbeten gjallë pas vdekjes
Nëpër shekuj
Në një shekull
Një komb
Mund të ketë një, disa, qindra
Apo asnjë banorë!
Ta marrim një shembull
Nëse sot kemi 200 veta
Që mbeten gjalle për shkak të veprave
Atëherë kombi shqiptar ka 200 banorë
Dhe,
Disa milion figurant!
Këta të fundit numërohen vetëm në regjistrat e popullsisë
Por
Me detyrë me fisnike
I shërbejnë evolucionit
Dhe,
pritet të prodhojnë banorë të rinj
Banorë të numërueshëm edhe post mortem
Nën pushtime kombet zakonisht kanë figurant
Aty këtu ndonjë banorë...
Komentoni
Artikuj te tjere
Suzana Kuqi: Dragoi im
Krijime letrare nga Blerim Rrecaj
Arsim Halili: Intervistë me regjisorin Ekrem Sopi
Poezi nga Sokol Demaku
Dalan Luzaj: Kosova dhe Vlora (Poezi)
Engjëll Koliqi?: Ta ndërrojmë botën me dashuri VIII (Cikël poetik)
Mehmetali Rexhepi: Aty dhe atje ku nuk hyri Krishti
Alfred Papuçiu: Poezi nga Alain Vidon
Bilall Maliqi: Intervistë me poetin Avdush Canaj
Gjeto Turmalaj: Bisedë me detin
Engjëll Koliqi?: Ta ndërrojmë botën me dashuri VII (Cikël poetik)
Përparim Hysi: Takim me një të vdekur
Çiljeta: “Ja pse zgjodha Junën e “Big Brother” sirivalen time në dashuri”
Edison Ypi: Policëve të vrarë
Tefik Selimi: Piktori që ka futur elementet kombëtare në kultet fetare...
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (II)
Cikël poetik nga Halit Bogaj
Ali Podrimja: Poet i revoltës
Enver Visoka: Cikel me poezi nga libri "Kodi i vdekjes"
Promovimi i librit ''Nëngurra e Istogut'' të autorit Selim Hasanaj