Kulturë
Dalan Luzaj: Kosova dhe Vlora (Poezi)
E marte, 11.08.2009, 06:23 PM

Kosova
Eshtë pak, shume pak të them: Gëzuar!
Dhe me gjak ta shkruaja është pak,
Eh Kosovë, mbi vdekjen ke fituar,
Pije helm dhe të bëhej gjak…
Të kërkonin palcën, të të shkulnin flamurin,
Djalit Atdheun i linit trashëgim,
Besa dhe nderi peshore te burri,
Busull liria, shkjau në shpinë.
Njëqind vjet skllave, ngele nën kamzhik,
Një shekull thundrës së muzhikut,
Dhe kur lindje ngjethëshe me frikë,
Çdo lindje, plumb ish për armikun.
Dasmat i fitoje qetas pa bujë,
Pas çdo dasme gjaku shkonte lart,
Herë derdhej brinjëve si uji,
Herë ngjitej shtizës për bajrak.
Vij nga larg i përmalluar, biri yt,
Loke, nëne kosovare pa rrënjë në tokë,
Të rrok si flamur, të shtrëngoj në shpirt,
Gjysma kullon gjak, gjysma rrjedh lot.
Zënë e dhimbjes kurrë s’ta dëgjuam,
Lindjet po: Loke, moj shtatzënë,
Zemrat gjakun kurrë s’e harruan,
Ish përmbys, rrënjëdala nënë.
Na shtove jetën, një shekull plot,
Mijëra trima i ngrite nga varri,
Shekulli shqiptar: Gëzuar nëpër Botë!
Fara edhe rrënja: Ti Adem Jashari.
Isa Boletini gjëmimet i ndjeje,
Dollinë e fitores ta pimë në Kaçanik,
Shtatzënë Kosova, pas çdo beteje,
Mbushe gotën plot, për ty Amerikë!
Vlorë – Kosovë
Stinët shartohen në një stinë,
Pranverën zgjodhën mbretëreshë,
Mes Atdheut Vlora jonë ndrin
Mes Vlorës Atdheu përshëndet.
Hënën nëpër fletë e ndez portokalli,
Ullinjve zbret Kanina për në Vlorë,
Brof mes qytetit Ismail Qemali,
Për Kosovë djema, shpejt për Kosovë…
Për Kosovë djema, se do ngremë flamurin,
Atje ky ngjyhet flamuri shqiptar,
S’kam mbaruar detyrën, ndaj çohet burri,
Eshtë sinori im ndaj s’rri dot në varr.
Prinin me flamur dhe me zemër prinin,
Derdhur në Vlorë, Kosovë e Çamëri
Balli i Kosoves, Isa Boletini,
Kush ish në Vlorë ish në histori.
Për Kosovë djema do ngremë flamurin,
Atje ku është ngjyer flamuri shqiptar,
S’kam mbaruar detyrën, ndaj s’rri dot në varr.
Tani për Kosovë flamur Boletini,
Zhgabë mes gjakut është Adem Jashari,
O nipërit e mi: ju them që ta dini,
Kur të mbyll sinorët, do më tresi varri…!
Chicago, 2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Engjëll Koliqi?: Ta ndërrojmë botën me dashuri VIII (Cikël poetik)
Mehmetali Rexhepi: Aty dhe atje ku nuk hyri Krishti
Alfred Papuçiu: Poezi nga Alain Vidon
Bilall Maliqi: Intervistë me poetin Avdush Canaj
Gjeto Turmalaj: Bisedë me detin
Engjëll Koliqi?: Ta ndërrojmë botën me dashuri VII (Cikël poetik)
Përparim Hysi: Takim me një të vdekur
Çiljeta: “Ja pse zgjodha Junën e “Big Brother” sirivalen time në dashuri”
Edison Ypi: Policëve të vrarë
Tefik Selimi: Piktori që ka futur elementet kombëtare në kultet fetare...
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (II)
Cikël poetik nga Halit Bogaj
Ali Podrimja: Poet i revoltës
Enver Visoka: Cikel me poezi nga libri "Kodi i vdekjes"
Promovimi i librit ''Nëngurra e Istogut'' të autorit Selim Hasanaj
Monica Mure?an: Drita vegimtare e poezisë shqipe
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (VI)
Engjëll Koliqi?: Ta ndërrojmë botën me dashuri VI (Cikël poetik)
Naser Aliu: Në Mbretërinë e Krishtit; Gjashtëqind vjet i pagjumë; Shkodra në sytë e mi
Vangjush Ziko: Në çarkun e një krijuesi