Kulturë
Naser Aliu: Në Mbretërinë e Krishtit; Gjashtëqind vjet i pagjumë; Shkodra në sytë e mi
E premte, 07.08.2009, 08:54 PM

Në Mbretërinë e Krishtit
(Shën Mërisë)
Merreni me mend
Ju lutem
Krishtin
Në Vatikan
Në zyrën numër Një
Duke firmosur akte zyrtare
Dhe duke pritur
Përcjellë
Kryetarë, këngëtarë, artistë, princa e mbretër
Dhe milionerë
Dhe miliarderë
Në audiencë!
Merreni me mend
Ju lutem
Krishtin
Shtathedhur
Flokëlëshuar
Mjekërbardhë
Me unazë prej ari
E këpucë të kuqe
Në papamobil
Duke përshëndetur vegjëlinë
Dorën ngritur
Fshehur pas xhamave të trashë
Nga frika!
Paramendoni këtë
Ju lutem!
Ju lutem
Përfytyroni edhe këtë:
Shën Palin
Shën Gjonin
Shën Pjetrin...
Me Fiat Uno, Golf e Panda
Duke shkuar në kishë për të marrë rrogën
Imagjinoni edhe këtë ju lutem:
Shtetin e Krishtit
Ushtrinë e Krishtit nga Zvicra
Bankën e Krishtit
Pax Bank!
Që blen aksione të prodhuesve të armëve
Aksione të prodhuesve të barnave kundër shtatzënisë
Imagjinoni vetëm edhe këtë:
Krishtomobilin
E Krishtoavionin
Domethënë
Air Force Krishti One
Përfytyroni
Vilat
E Jezu Krishtit
Ku ai do t' i kalonte pushimet verore
Shtrirë në zall
Me dishepujt e tij
Dhe merreni me mend
Ju lutem
Dhe mos pushoni ta respektoni veprën e Krishtit
Dhe dashurinë e tij
Ndaj njeriut
Dhe sakrificën
Për të sëmurët, të gjorët, të braktisurit...
Deri në vetëmohim!
Kujtoni Nënë Terezën,
Vetëm për një çast!
Shkëlqesi
Krishti do ta kishte njohur i pari
Kosovën e gozhduar
I shëmbëllente atij...
Imazh i tij ishte!
Gjashtëqind vjet i pagjumë
Ka gjashtëqind vjet
Që
Nuk kam fjetur sa duhet
Nuk kam bërë gjumë të rehatshëm
Nuk kam dashuruar me kënaqësi
Nuk kam bërë seks të këndshëm
Dhe nuk kam ngrënë
Dhe pirë sa duhet
Dhe si duhet
Ka gjashtëqind vjet
Që
Nuk jam ngopur
As me liri
As me dashuri
As me sedër vetjake
As me krenari kombëtare
As nuk kam qeshur e buzëqeshur nga zemra
Gjashtëqind vjet jam shtirë se po jetoj
Dhe tani
Tani më dhemb koka
Vuaj nga plogështia
Mirëpo
Edhe kur më merrte gjumi
Në njëqindepesëdhjetë vjetët e fundit
Ma prishnin ëndrrën
Herë fqinjët
Herë miqtë e fqinjëve
Herë tanët
Ja pse jam dobësuar
Zbehur
Humbur peshë
Dhe jam zvogëluar
Aq shumë
Sa mezi shihem
Dhe mezi vihem re
Para gjashtëqind vjetëve
Atëherë isha akoma arbër
Më kujtohet mirë
Si sot
Po shihja një ëndërr shekullore
Rilindjen
Por erdhën me daulle
Dhe ma prishën gjumin
Dhe ma prishën ëndrrën
Dhe me ferman
M' i ndaluan ëndrrat
Me shkrim
Unë firmosa
Edhe pse sapo ia pata nisur ta mësojë shkrimin!
Kur u siguruan
Se unë nuk shoh më ëndrra
As kam zell për mësimi
Kur m´i ndërruan edhe personazhet
E gazmoreve dhe përrallave
Emrin dhe mbiemrin
Ikën
Ikën dhe më lanë
Si bonjak e fajtor
Ka balash
Shëndetlig
Dhe invalid
Dhe me aftësi të kufizuara
Shumë të sëmurë
Mirëpo
Vrapuan pas
Për tu shkrirë në sherbetin e tyre!
Mirëpo
Edhe sot
Gjashtëqind e ca vite më vonë
Nuk më merr gjumi!
Edhe nesër nuk do bëjë gjumë të qetë
Sepse tani ëndrra
Dëshirat
Dhe zelli
Dhe detyrat nuk më lënë të flejë rehat
Shumë punë kanë mbetur pa u mbaruar
Në gjashtëqind vjetët e fundit
Shumë gabime duhet ndrequr
Dhe ja, e sheh, pse më pëlcet dhe digjet koka
Tym e zjarrmi!
Shkodra në sytë e mi
Shkodra me karakterin e saj aristokratik
Si Venediku
Shkodra me gjenialitetin e saj
Si Napoli
Herë si një principatë
Si Monako për shembull
Herë si San Marino
Dhe,
Shkodra gjithmonë shtatzënë
Nënat shkodrane kanë detyra
Aty gjenitë linden
Njëri pas tjetrit
Në Shkodër e rrethinë!
Sepse nanat shkodrane e kanë për obligim!
Komentoni
Artikuj te tjere
Vangjush Ziko: Në çarkun e një krijuesi
Demir Krasniqi: Kalavesh Leshi (Parodi)
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (V)
Bilall Maliqi: Poezia e mirfilltë duhet të ketë gjak e shpirtë...
Skënder R. Hoxha: Poezia për fëmijë e Hasan Hasnait - tema e motive
Sejdi Berisha: Jeta me vrap dhe kafshimi i gjarprit...!
Albert Zholi: Ah! Beso,beso
Engjëll Koliqi?: Ta ndërrojmë botën me dashuri V (Cikël poetik)
Halit Bogaj: Emina
Edison Ypi: Mero Hajduti
Suzana Kuqi: Ne dhe te lindurit ndryshe
Demir Krasniqi: Hiti më i ri i Estradës Politike Kosovare - Amaneti
Sabit Rrustemi: Rrëfanë dashurie (Ai jam unë Ajo je ti)
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (IV)
Poezi rumune nga Basarabia. Nikolae Dabizha në shqipërim të Baki Ymerit
Halit Bogaj: Faleminderit, Sarkozi
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (IV)
Demir Krasniqi: Zhurmë çmendurie
Cikël poetik nga Blerim Rrecaj
Cikël poetik nga Sinan Sadiku