E marte, 03.08.2021, 06:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Enver Visoka: Cikel me poezi nga libri "Kodi i vdekjes"

E diele, 09.08.2009, 12:13 PM


Enver Visoka

Cikel me poezi nga libri "Kodi i vdekjes", botuar nga shtepia botuese "Faik Konica"-Prishtine

HAPESIRE

shtrire brenda
dhe jashte saj
mbyll``
ne syte dhe zemren e ngrire
hija lepine krahet e zi
ne ate breg nga vije Ti
e lyp,e kerkon
ate qe syri e pranon

hapesire,dhe prape hapesire
varur mban syrin e ngrire
majeron
dritheron
bie poshte
e renkon...

...
erresire resh ne syrin e ngrire
sy korbash shkreptijne ne ate shkretetire
zhbin hijen nje vetetime
ane e tej ferrit i biem...

majeron
dritheron
bie poshte
e renkon...

hapesire,dhe prape hapesire
behet cope e grime zemra e ngrire

KERKIM

bie nata hidhur mbi fushe
majebredhin e lodhur dremit
e mbyll ne librin e heshtjes
levizjet e zogjeve te shqetesuar
tingujve te violines sodit

hidhur cdo gje bie si nata
violina qan si dita qe lam pas
pastaj fillon me vajin e nje vashe
perseri ai kontrabas

i plagosur nga vetmia ik ne ate skaj
tek macja ne dritare dremit
i ben pusi vetvetes
tek ndezur bie ajo harmonike

ndal se lundruari andej liqenit
tek hapet qielli perseri
bie ndesh me vetveten
tek shkyejne tupanat ate qetesi

S`MUND TE BEJ UDHE

te gjitha zanat jane shnderruar ne gure
ne ato pyje te larta s´mund te bej udhe

dasmoret,o vashe ulur rrine e pushojne
gure te bere nene hije,s´lozin as kendojne


meri mban dhe vete qielli
ne ato pyje ku rrine fshehur hena dhe dielli

DIELLI I NDALE

rrufete bien
mbi lulepjeshken e thare
cope cope behet cdo fjale
gjak pikon dielli i ndale

drita kurre se kape
ate hapsire
te perbire ne erresire

hije e korbit del nga ai mall
perfundon diku ne ate zjarr

cope cope e ben diellin e ndal

ANKTH

Trendafil i zi mbytet ne uje
-kete s´duhet t´ia thuash askuj`


Pyll i verber mbetet ngujuar
ne goje ujku duke uluruar

nen Lulepjeshken e thare
plasim duke qare

i thash,me gjej Lekuren
e fshehur nen gure
se nga kjo enderr e keqe
s´mund te dal kurre

...cdo gje tani eshte e braktisur
ne Oqeanin e bezdisur

...po te gjeja ate lekure
ne toke s´do te kthehesha kurre

fare e fis do t´i gjej ne oqean
do te ngrehja dolli per ate qe jam


(Vota: 27 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora