Kulturë
Monica Mure?an: Drita vegimtare e poezisë shqipe
E shtune, 08.08.2009, 12:01 PM

Drita vegimtare e poezisë shqipe
Nga Monica Mure?an
Për Ibrahim Kadriun “S’mbet kohë për kremte”, është një surprizë e botuar në gjuhën rumune në Bukuresht, me përkrahjen e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, e përkthyer nga gjuha shqipe nga Baki Ymeri (anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë), duke patur një pasthënie të shënuar nga Marius Qelaru. Nga Bibliografia kuptojmë se autori u lind më 8 janar 1945 në një fshat të Kosovës Lindore. Ka qenë pedagog, gazetar, reporter, pastaj zëvendës/ministër i Sekretariatit Krahinor të Informatave (Shtypit), ndërsa në vitet 80-të ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Aktualisht është redaktor i gazetës së përditshme Zëri i ditës.
Vëllimi përfshin një diversitet të madh temash dhe motivesh që zhvillohen dhe rivijnë sipas cikleve apo periudhave, duke u vënë theksi mbi vetëdijësimin e rolit të poetit në jetën sociale e kulturore, si dhe mbi rëndësinë e tij, jo vetëm përmes marrjes së përgjegjshmërisë, por edhe përmes afirmimit të fatit të tij, në rastin konkret mbajtjen të pashuar të dritës vegimtare por edhe shndërrimin e saj në një flakë simbolike, pra të përjetshme. Drita diskrete dhe vegimtare mund të përjetojë këtë metamorfizim përmes forcës dhe fuqisë së sugjestionit të fjalës, madje edhe përmes rizgjimit të kësaj nga harresa. Për atë poeti është vetë ndërgjegje e zgjuar që do të vegojë jo vetëm që drita të mos shuhet, të mos zbehet, por edhe të bëhet gjithnjë e më domethënëse. Ja, në një ars poetica e mirëfilltë! Nga Udhëtimi i lodhur përfytyrohemi në fazën e parë në një pelerin të tipit modern duke ndërmarrë udhëtime të gjata, duke ardhur nga e shkuara apo nga ardhmëria me qëllim për ta mbajtur të pashkëputur dorëzimin e stafetës me flakën e ndërgjegjes dhe kujtesës shqiptare.

Po qe se deri tani e ka përdorur forcën lirike në veten e parë, tani do të kalojë edhe në figura stilistike, edhepse përcaktuesit e zgjedhur janë epitete të rralla dhe të mirëdozuara, mu për të mbetur në objekt duke përqëndruar vëmendjen mbi foljen dhe jo mbi efekte deskriptive: Do i puth faqet një nga një – dhe pasojnë përcaktuesit shpjegues - t’i ledhatoj/ Që s’më lënë krejt të varfur me kujtime/ Që s’më lënë me dhembjet që m’i fal dita/ Që natën s’e lënë të bëhet zot i ankthit. Mu nga fundi i poezisë fanitet një dritë magjike/rrëfimtare, një hapje e shpirtit dhe dalja nga heshtja e vetëimponuar: Derisa mes faqesh librash lëshoj spirancat e etjeve/ Për ta gjetur vetveten në udhëtim që s’ka ndalje/ Do i ledhatoj faqet një nga një - do i puth/ Faqet e bardha të jetës së zezë tunxh. As që ishte i mundur një efekt më i qartë dhe më i mirërealizuar se sa përmes ketij oksimoroni!
Është e jashtëzakonshme kjo kadencë e ndërtuar sekuencë pas sekuence, si një suitë kuadrosh forografike. Ky procede i fotogramave do të takohet, përndryshe, në gjithë librin – si dhe predilekcioni i shndërruar në një dashuri të zjarrtë për sintagma të shkurta e sugjestive që burojnë nga një fjalor poetik vlerash personale e speciale të këtij autori, duke e bërë të veçantë përmes amprentash si: udhë, rrugë, udhëtim, rrugëtim. Dita: Dhembjet e ditës. Mbush trastën e zbrazët nga zhurma e ditës. Mbeten vetëm dëshirat e ditës së kyçur. Vargje për çastet që ma ngjyronin ditën. Dyer: Të çela/të mbyllura. Hëna. Poezia e sendeve dhe e vendeve. Etja: Poet, etje e regjur si lëkura e lodrës. Shpirti im bëhej mërgimtar, dhembje mërgimtari. Guri. Veset kokëforta të gurit. Ai është betuar mbi forcën e gurit. Tani gurët janë shndërruar në vargje. Zi: Letra ime e zezë. Plagë: Plagë të vjetra të kohës së re/ Plagë që s’ shërohen. Shpesh autori bëhet aforistik. Populli është fajtor/ Kurrë i çliruar nga barra:/ Fajtorpse i duhet të ushqejë fëmijët, (...)? Populli është fajtor! Se emrin e tij ia ka falë të tjerëve (...)/ Do të ngulfatet me fajin e vet.
Fakti që kemi të bëjmë jo vetëm me një poet të talentuar, por edhe me një shkrimtar që është pronar mjetesh artistike dhe stilistike të përdorura, që ka pronësinë e termave dhe e identifikon qenjësisht ekzistencën dhe qëllimin e tij, besimin ndaj idealeve të kombit nga i cili vjen, ky është mesazhi elementar i librit: autori din fort mirë se kujtesa ka tendencën për të plasuar në një kon të hijes një pjesë të përmbajtja e sertarëve të veta. Feed-back-u i këtij fakti është kalimi në harresë. Apo, duke e shoqëruar kujtesën dhe rikujtesën me dhembjen, poeti shpreh fort poetikisht si dhe dramatikisht harresën e pamundshme dhe perpetuimin e një kujtese të dhembshme. Kushtet historike në të cilat kanë evoluar përgjegjësia dhe vetëdija e të qënit shqiptar, popullata mazhoritare duke e patur atdhetarizmin për fe, kjo nuk hyn në objektin e analizës prezente, por rëndësia e këtyre rradhëve nuk mund të nënvizojë faktin se sa shumë e kanë impresionuar momentin e lekturimit të poezive të Ibrahim Kadriut, për dinjitetin dhe shijen e mirë, për përmasat dhe amprentën e tij të mirë. Autori arrin të bëhet truproja e një zëri kolektiv të një zone, plagët e padukshme të së cilës (përmes faqeve të këtij libri), ende kullojnë gjak në sytë e historisë.
(Revista Impact, Nr. 362, Plojesht, 2009. Përktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri)
Komentoni
Artikuj te tjere
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (VI)
Engjëll Koliqi?: Ta ndërrojmë botën me dashuri VI (Cikël poetik)
Naser Aliu: Në Mbretërinë e Krishtit; Gjashtëqind vjet i pagjumë; Shkodra në sytë e mi
Vangjush Ziko: Në çarkun e një krijuesi
Demir Krasniqi: Kalavesh Leshi (Parodi)
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (V)
Bilall Maliqi: Poezia e mirfilltë duhet të ketë gjak e shpirtë...
Skënder R. Hoxha: Poezia për fëmijë e Hasan Hasnait - tema e motive
Sejdi Berisha: Jeta me vrap dhe kafshimi i gjarprit...!
Albert Zholi: Ah! Beso,beso
Engjëll Koliqi?: Ta ndërrojmë botën me dashuri V (Cikël poetik)
Halit Bogaj: Emina
Edison Ypi: Mero Hajduti
Suzana Kuqi: Ne dhe te lindurit ndryshe
Demir Krasniqi: Hiti më i ri i Estradës Politike Kosovare - Amaneti
Sabit Rrustemi: Rrëfanë dashurie (Ai jam unë Ajo je ti)
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (IV)
Poezi rumune nga Basarabia. Nikolae Dabizha në shqipërim të Baki Ymerit
Halit Bogaj: Faleminderit, Sarkozi
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (IV)