Kulturë
Promovimi i librit ''Nëngurra e Istogut'' të autorit Selim Hasanaj
E shtune, 08.08.2009, 06:21 PM
![]() |
Autori ne interviste per Radio Fontana me redaktorin Zeqir Mehmetaj |
Studjuesi dhe publicisti Selim Mustafë Hasanaj nga fshati Nengurrë ish Lubozhdë e Istogut tani e dy dekada me vendbanim në Sarpsborg të Norvegjisë botoi këtë pranverë librin e vetë të parë monografik "NENGURRA E ISTOGUT" dhe promovimin e ti e bani me 20 qershor në lokalet e restorantit "PAVARSIA" në Istog.
Promovimi u ba në praninë e redaktorit të librit shkrimtarit të mirnjohun z. Muharrem Smajl Blakaj, të shumë bashkfshatarve të autorit, të bashkqytetarve istogas, të ish shokve të klases të autorit si dhe të ish puntorve shoqnoro-politik të kater dekadave të fundit të shekullit të kaluem. Pra aty vec tjerve ishin të pranishem ish Kryetari i Komunës së Istogut z. Sadri Kabashi i cili gjatë kohës së mandatit të tij sado që ishin kushtet e papershtatshme dhe të vështira në pushtetin serbosllav, ky burr i madh dhe patriot la gjurmë të pashlyeshme të veprimeve të tija madhore dhe patriotike. Mes tjerash ky me mund dhe sakrificë të papame shpetojë disa mija hektarë bjeshkë të Polanës pa u regjistrue si pronë e komunës së Dragës dhe Tutinit por i regjistrojë ato si pronë e komunes së Istogut. Sikur mos të ndodhte kjo sod kufini shtetnorë i Serbisë do ishte direkt mbi qafet e bjeshkve mbi Istog dhe fshatnat e tij në të dyja anet; lindore dhe prendimore.
Per këtë autori Selim M.Hasanaj ka shkrue në librin në fjalë dhe z. Sadri Kabashi me prezencen e tij e nderojë autorin Hasanaj dhe mbajti edhe nji fjalë rasti.
Aty ishte edhe z. Ali Rrustë Rugova, poashtu aktivist i denjë kombëtarë së bashku me z. Sadri Kabashi si dhe axhë i Presidentit Legjendë Dr. Ibrahim Rugova.
Autori Selim Hasanaj mbajti nji fjalim per librin e ti si dhe bani nji pershendetje per të pranishmit e në veqanti pershendeti z. Qazim Meshi , baba i dy deshmorve Afrim dhe Bashkim Meshi, pastaj z. Halil Ali Lajqi , Kryetar i forumit të LDK-së per dy dekada në Nengurrë.
Musafir i veqant ishte edhe z. Zeqir Selimaj nga fshati Bogë e Rugovës.
Per librin dhe per autorin foli shkrimtari Muharrem S. Blakaj, pastaj z. Qerim Rr. Kadaj etj, etj.
Djali i autorit Selim M.Hasanaj, z. Petrit Hasanaj organizojë koktej per të pranishmit e këtij tubimi.
Aty ishte edhe reporteri i radios lokale "RADIO FONTANA"njiherit edhe Drejtor i kësaj radioje z. Zeqir Mehmetaj. Ky në fund bani edhe nji intervistë me z. Selim Hasanaj si dhe me redaktorin z. Muharrem Blakaj
Ky liber i rrallë asht libri i parë që i kushtohet nji fshati të vogël sic asht Nengurra ish Lubozhda dhe u prit me interesim të jashtzakonshem jo vetem nga bashkfshataret ( të cilve edhe u kushtohet libri) por nga mbar istogasit dhe ma gjan.
Autori i dhurojë bibliotekes së qytezes së Istogut 10 copë libra si dhe nga pesë sosh të gjitha shkollave të komunës së Istogut. Të gjitha librat i shperndau falas.
Sarpsborg: 06.08.2009
Fan-Nol Selim Hasanaj
![]() |
Ali Rugova dhe Sadri Kabashi |
![]() |
Autori S.Hasanaj dhe Redaktori M.Blakaj ne intervist per Radio Fontana |
![]() |
Selim Hasanaj |
![]() |
Selim hasanaj dhe Muharrem Blakaj |
![]() |
Nengrrua e Istogut |
Komentoni
Artikuj te tjere
Monica Mure?an: Drita vegimtare e poezisë shqipe
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (VI)
Engjëll Koliqi?: Ta ndërrojmë botën me dashuri VI (Cikël poetik)
Naser Aliu: Në Mbretërinë e Krishtit; Gjashtëqind vjet i pagjumë; Shkodra në sytë e mi
Vangjush Ziko: Në çarkun e një krijuesi
Demir Krasniqi: Kalavesh Leshi (Parodi)
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (V)
Bilall Maliqi: Poezia e mirfilltë duhet të ketë gjak e shpirtë...
Skënder R. Hoxha: Poezia për fëmijë e Hasan Hasnait - tema e motive
Sejdi Berisha: Jeta me vrap dhe kafshimi i gjarprit...!
Albert Zholi: Ah! Beso,beso
Engjëll Koliqi?: Ta ndërrojmë botën me dashuri V (Cikël poetik)
Halit Bogaj: Emina
Edison Ypi: Mero Hajduti
Suzana Kuqi: Ne dhe te lindurit ndryshe
Demir Krasniqi: Hiti më i ri i Estradës Politike Kosovare - Amaneti
Sabit Rrustemi: Rrëfanë dashurie (Ai jam unë Ajo je ti)
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (IV)
Poezi rumune nga Basarabia. Nikolae Dabizha në shqipërim të Baki Ymerit
Halit Bogaj: Faleminderit, Sarkozi