E marte, 22.06.2021, 09:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Piktori që ka futur elementet kombëtare në kultet fetare...

E diele, 09.08.2009, 05:00 PM


Demir Behluli, piktor
Demir Behluli, piktor

Me Demir Behlulin, piktor


Piktori që ka futur elementet kombëtare në kultet fetare...

Nga Prof. Tefik Selimi

Demir Behluli ëshë piktor i shquar kosovar. Ai ka bërë mjaft shumë në artin e pikturës.Vepra e tij pikturale e ka pushtuar botën. Është një njeri që ka “energji” pune e jete në arte. Tash i ka 71 vjet moshë. Është i tëri punëtor arti. Piktura e tij “flet” shumë. Këto vite të tij janë të “arta” e zellshme pune. Ai, gjatë këtyre 70-vjetëve moshë bëri një krijimtari të duar-duart. Sivjet ai ka në dorëshkrim edhe një vepër tjetër me vështrime nga publicistika me titull: “Të tjerët për artin e Demir Behlulit”. Ai lindet më 1938 në Ranatoc të Preshevës. Është fëmija i pestë dhe i parë i shkolluar në familjen Behluli. Shkollën fillore e kreu në Maxhere të Preshevës. E pati mësues të parë Sadri Ymerin nga Presheva. Shkolla, ku ai mësoi, ishe një vatër e hershme e diturisë e vitit 1949. Demiri, atë kohë, pati 10 vjet moshë. Pas kryerjes së shkollës katërklasëshe, në Maxhere, në një shtëpi private, pa libra e fletore, me një tabelë “speciale” i bëri detyrat e shtëpisë. Mandej, ai regjistrohet në gjimnazin e ultë dhe, katër klasë të tjera, ai i mbaroi në Preshevë, më 1953. Demiri ishte nxënës shembullor. Por, mbi të gjitha, ishte artdashës i madh i artit piktural. Pas artit piktural, ai e ka pasion letërsinë. Dhe, në radhë të parë, Demir është piktor, mandej edhe krijues i artit letrar. Kjo, zatën e ka bërë këtë piktor të madh me dy arte jete. Demir Behluli është ndër të parët që i ka dhënë shumë kësaj fushe të dijes e të jetës. Ai është një artist i përkryer i pikturës. Është  piktor bashkëkohor. Një kohë, ky piktor, artin e ka ligjëruar nëpër shkolla. Pikturat e tij, më të hershme, janë art kohe e jete. Ky “lloj” arti i tij edhe sot shijohet nga të gjithë. Është i vetmi piktor në Kosovë, i cili në fenë islame e katolike që ka futur elemente kombëtare shqiptare në kultet fetare. Dhe, këto pikturale murale të tij e bëjnë këtë piktor që të “ngjitet” lart në artin shqiptar. Kjo është risia e tij e parë, e cila është “interesante” për të gjithë ardashësit shqitparë. Po, e para se Demirin për të parën herë e parë e takojmë në pikturat murale në Kishën  Binçit, që është një rast i veçantë jo vetëm në Kosovë, por është një rast UNIKAT dhe i papërsëritëshmë, që konsideroj kjo punë e tij duhet të ketë përherë falenderime nga të gjithë. Me këto piktura murale, Demiri paqyroi një histori të tërë të golgotës shqiptare përmes pikturave murale në Kishën e Shën Ndaut në Binçë. Vërtet, Demir Behluli ka bërë një “histori” të madhe në artin dhe kulturën shqiptare. Ai jo tash, por në një kohë të dhunës serbe në Kosovë, artin nuk e ka ndalë. Ka krijuar “histori” me anë të pikturave me ngjyra. Ato flasin shumë. Janë në vepër e tërë e historisë sonë.  Emri i tij do të jetojë jo me ditë e vite, por me shekuj. Sepse është brusha e parë që ka depërtuar nëpër kultet fetare, gjë që nuk ka qenë lehtë ta thyejë një “akull” shekullor dhe të hyjë një brushë e një piktori akademik siç ka bërë piktori ynë i shquar, gjilanas, Demir Behluli. Bie fjala, në faltore, xhamia e kisha, ai është i pari që ka shënuar alfabetin shqip. Mandej, ai ka shënuar simbolet kombëtare, figurat patriotike më eminente në kultet fetare. Kjo e madhëron artin e tij piktural. Dhe këtë ia ka arritur ta realizojë vetëm piktori me talent të rrallë, Demir Behluli. Dhe, tërë jetën e tij e ka shkrirë bashkë me pendën në dorë për të mirën e kulturës sonë kombëtare. Demiri na është edhe krijues i artit letrar. Vepra e tij është një anë e “këndshme” e letërsisë shqipe. Demir Behluli është një nga krijuesit e zellshëm të artit letrar. Ai, krahas artit pamor, që është dorë e parë e tij, është marrë edhe me shkrimin e veprave letrare. Gjer më tani ka botuar 14 vepra në prozë e poezi, si janë: “Më këto duer” (1968), “Dielli – zog qielli” (1969, “Jehonë maji” (1981), “Udhëtimi” (1984), “Punëtori” -monografi (1995), “Arabeska origjinale në xhamitë e Kosovës Lindore” (1995), “Mbreti i shtëpisë” (1996), “Mos harroni” (1997), “Trenat e bukës” (1997), “Ese, kritika, ekspozita” (1997), “Portrete shkrimtarësh”(2002), “Shtëpia prej zalli” (2004), “Syri vigjilent” (2005), “Kur njeri flet vetmevete”(20005) dhe “Befasi e këndshme” (2005). Demir Behluli, gjer më tani ka krijuar mbi 3000 vepra artistike, punoi 850 portrete, organizoi 9 ekskpozita personale, ndërsa organizoi mbi 63 ekspozita kolektive. Demiri u shqua edhe si skenograf. Punoi 7 skenografi për veprat e skenuara në Teatrin Kombëtar të Gjilanit. Mandej, ai punoi 47 ballina librash, ilustroi 30 libra, realizio 63 dezene perdesh, realizoi 7 stripe origjinale, iu botuan 185  reproduksione nëpër gazeta të ndryshme, realizoi mbi 60 murale, pikturoi 650 m2 afreska në Kishën e Binçës (në Viti) me 520 figura shqiptare. Ai dekoroi enterierin e 40 xhamive me 26.000 m2 arabeska orgjinale shqiptare, botoi 14 libra dhe u prezentua në 10 libra të përbashkëta. Por, për punën e tij madhore, ai u shpërblye nga viti 1957 e gjer më 2004 11 herë dhe mori 23 diploma e mirënjohje. Pikturat e Demir Behlulit, sot gjenden anë e kënd botës. Ato gjenden tek individët dhe institucionet e ndryshme në mbarë botën, si në Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi, Zvicër. Deri më tash, ky artist i madh arti u dhuroi shokëve e miqve mbi 552 piktura. Demiri qe edhe bashkëpunëtor i revistabe e gazetave tona: “Jeta e re”, “Jehona” , “Stërmljenja”, “Rilindja”, “Pionieri”, “Gep”, “Shkëndija”, “Fjala”, “Zëri i rinisë”, “Gëzimi”, “Fatosi “,“Arti”, “Flaka e vëllazërimit “Fjala jonë”, “Bota e re” “Bota sot” Pavarësia” “Agmia”,  “Bashkimi paqësor”, “Bujku”, “Drita”, “Panorama” etj. Si piktor, ai bëri udhëtime turistike, ku vizitoi monumente kulturore, muzeume dhe galeri arti, si në: Athinë, Korinth, Korfuz, Prevezë, Kallambanko, Stamboll, Muhaliqe (Bursë), Sofje, Krakovë, Vjenë, Frankfurt, Milano, Venedik, Barcelonë, Berat etj. Por, gjatë jetës, ai ka shkruar studime të ndryshme për artin, si janë: “Mrekullitë e botës”, “Ta njohim artin e popujve të vjetër” (artin e Mesopotamisë, egjiptian, grek, etrur, romak, kinez, islam etj). Po ashtu, ka bërë studime për rrymat e artit figurativ: romantika, renesansa, Baroku, Rokoko, klasicizmi, romantizmi etj. Mandej, ai ka shkruar për pedagogjinë popullore në fjalët e urta të Karadakut, kritikë arti për librat e M. Ferizit, H. Muharrmit dhe S. Boshnjakut. Po ashtu, ai ka shkruar shkrime me tituj: “Çka janë ballinat e librit”, “Ilustrimet për fëmijë”,”Karikatura si frymëzim artisti”, “Fauna, motiv i krijuesve” etj. Piktori e artisti, Demir Behluli vizatoi këto stripe: “Planeti cimilim”, “Toka është e dashur”, “Uliksi e Katallani (nga Homeri), “Buni”(vepër e T. Hatipit), “Kur pranvera vonohet ( vepër e F. Hoxhës), “Lufta e Livoçit” (F. Hoxha), Zef Lush Marku (D. B). Por, punoi këto skenografi: “Dasma pa nuse”, “Rropullari” (B. Musliu), “Rrënshqitësa” (M. Shanqiqit), “Kryet e hudrës” (K. Berisha), “Dinosauri (J. Buxhovi), ”Vjedhja pas mesnate (M. Mitroviq) dhe “Kutia muzikore. Nxori dhe ishte redaktor i këtyre feltushkave letrare: “Lirija” në Shkup (1958/59), “Filizat” e KL “Feniski” Prshevë, gazetën “Integj” në Gjilan, etj. La në dorëshëkim këto vepra vepra poetike: “Hapat në kalim” (1963), “Valle e vërbër”, poemth –(1962), “Një dashuri” (1966), “Magja në zemra” (1966), “Faculeta e shqyer” (1967), “Shpirt i ri”, poem për Migjenin (1968),  “Jam nisur kah ti” (1973), “Epigram” (1973), “Halla Maloke”, satirë -(1973) “Lgjendë”, kurorë sonetesh-(1985). Shkroi edhe për  fëmijë e vegjël këto vepra: “Lumi magjik” (1985), “Biblioteka e gjallë” (1985), “Gjumi me therra” (1985) “Gjyshi im kalavesh” (2004). Po ashtu, ka lënë në dorëshkrim këto proza: “Ejte për një diell” (1968), “Dashuri e rikthyer”, roman -(1961-1970),  “Toka është jona”, roman-(1962/85), Ky dorëshkrim i tij i fundit është i vetmi që i ka humbur autorit gjatë luftës së fundit 1999 në Kosovë. Dhe, ne fund të shtojmë se, Demir Behluli, nga viti 1955 e gjer më 2004 pati 24 ekspozita personale e kolektive në këto vende: Preshevë, Shkup, Manastir, Bujanoc, Surdulicë, Beograd, Valevë, Gjilan, Viti, Dardanë, Ferizaj, Prishtinë, Obiliq, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Therandë, Pllandishte, Mlladenovc, Luksemburg, Durrës, Fier, Caravajkë të Malësisë së Karadakut.
Nje pikture e D. Behlulit ne Kishen e Binçës
Nje pikture e D. Behlulit ne Kishen e Binçës



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora