Kulturë
Bilall Maliqi: Intervistë me poetin Avdush Canaj
E hene, 10.08.2009, 06:27 PM

AVDUSH CANAJ, POET
POEZINË E KAM SHPIRT
Avdush Canaj është poet që i kushton rëndësi të
veçantë ligjerimit poetik për fëmijë.Vargu i tij është me plot ngjyra e
metafora.Poezitë e tij janë të lloj-llojshme posi ngjyrat e ylberit.Përpos që shkruan
poezi ai shkruan edhe tregime shumë interesante për fëmijë.Për t’i shpalosur
krijimet e tij poetike dhe motivet që i
ka paraqitur nëpër vargje, ne zhvilluam një bisedë me këtë poet për t’u njohur
më gjërësisht për jetën e tij krijuese…
-Unë jam Avdush Canaj, kam lindur në fshatin
Koretin të Kamenicës, më 12 qershor 1955.Shkollën fillore dhe atë të mesme i
kreva në an, ndërsa Fakultetin Filologjik, Dega Letërsi e Gjuhë Shqipe në
Prishtinë.Që nga viti 1977 punova në TV Prishtina, gazetar në Programin për
fëmijë.Shkruaj kryesisht për fëmijë, poezi e prozë.Jam anëtarë i Lidhjes së
Shkrimtarëve të Kosovës.Punoj profesor në shkollën fillore “Selami Hallaçi” në
Gjilan.Avdush Canaj
ZANAFILLA
Me shkrime keni filluar të merreni herët, nga
shkolla fillore, na thuani çka j motivoi të merreni me shkrime?
-Nga im vëlla Alushi i cili
shkruante dhe ishte një poet me talent
të rrallë, mirëpo jeta e tij ishte e shkurtër, vdiq në moshën njëzetë
vjeçare.Unë u mësova nga ai të shkruaj poezi dhe pas shkuarjes së tij në amshim
mora një detyrë që këngën e tij të lënë përgjysmë, valsën e këputur ta qoj deri
në skaj, dhe i shtrova vetes detyrë dhe deri tani nuk jam ndalur nga krijimi i
poezisë për fëmijë, njëkohësisht edhe tregime që nuk e kam hobi, por tani është
shndërruar në profesion.Pra hapat e parë i kam marrë nga vëllai Alushi i cili
po të jetonte deri tani do të bëhej një shkrimtar i shquar i letërsisë për
fëmijë.Këtë nuk po e them vetëm unë por kanë thënë edhe shumë të tjerë.Poezinë
e kam në shpirt, ate e kam damar në dejt e gjakut dhe me të jam kudo.Është
kënaqësi të shkruash për fëmijë, është vetë mrekullia ngase u ofron fëmijëve në
sofrën e tyre diçka që u pëlqen atyre.
LARAMANIA
Shkruani vjersha dhe
tregime për fëmijë, me çfarë tema i kënaqë lexuesit e vegjël?
-Temat e mia janë të larmishme , është
vetë bota që i rrethon ata, dëshira, loja, ëndrrat e tyre, dashuria për
atdheun, për njeri- tjetrin, çapkënllëqet, vjershat për simpatitë e tyre, që i
kanë vajzat dhe djemtë ndaj njëri- tjetrit, këto të fundit më flejnë në shpirt,
dhe kjo është e veçanta në poezinë time.
Keni bashkëpunar dhe bashkëpunoni me revista në Kosovë dhe
Maqedoni, na thuani diç më tepër?
-Kam bashkëpunuar me të gjitha revistat
që botojnë letërsi për fëmijë në
Maqedoni dhe Kosovë, mirëpo tash numri i tyre është zvogluar pos “Pionerit” që
botohet në Prishtinë.Nuk është më “Fatosi” i Shkupit, as “Gëzimi” i Shkupit,
është zvogluar mundësia, e tash krijuesi nuk ka ku t’i botojë vjershat apo
tregimet, pastaj i boton në libër vjershat pa i publikuar nëpër revista
letrare.Mendoj se nuk është faji te krijuesi, por faji është i dikujt tjetër…
KRIJIMTARIA
Filluat me librin
“Gjeneral pa epoleta” në vitin 1992, na tregoni në pika të shkurtëra
përmbajtjen e librit se për çka bëhet fjalë?
-Libri përfshin botën e fëmisë nga
lindja deri kur shkon në shkollë dhe rritet madje ka edhe ndonjë vajzë për
simpati.Përcillet bota e fëmisë nga lindja deri në faze të puberteti.Fëmija i
librit “Gjenerali pa epoleta”nuk i beson përrallës që e ka sjell lejleku në
jetë, por e din të vërtetën se ka ardhë në jetë nga dashuria e mamit dhe babit,
pra për të s’ka tema tabu.
Më vonë botuat edhe libra
tjerë si “Lepurushi i çokolatave”, “Gonxhja nga jupiteri”, “Zogu në degë” etj.,
si u mirëpritën këto libra nga lexuesit
e vegjël?
-“Lepurushi i çokolatave” dy vite më
vonë më 1994 u botua nga “Flaka e vëllazërimit” në Shkup, edhe këtu përmes
rrëfenjëzave dhe tregimeve, është një personazh i vetëm Gresa ku paraqitet bota e saj por edhe e gjithë fëmijëve tjerë,
lojrat , ëndrrat, dëshirat, gëzimet, etj., është një personazh i vetëm ku
përmes saj krijohet ky libër me titull tejet xiglues për fëmijë.Tregimet kanë
zgjuar interesim te lexuesit sepse e kanë parë vetveten aty kush më pak e kush më shumë.Lepurushi është
një metaforë, ku përmes tij çdo gjë që blen babai dhe ia sjell Gresës i thotë se ta solli lepurushi. Gresa dëshiron
ta shohë lepurushin, por lepurushi ka shtëpinë në xhepin e babait.”Gonxhja nga
jupiteri”, një libër i veçant për dashuri, për simpatitë e para tek
fëmijët.Kritika e ka vlerësuar si një libër tejet i suksesshëm, pikërisht për
këtë në vitin 2000 është shpallë libri më i mirë i vitit.”.Zogu në derë” u botua
në vitin 2003 është vlerësuar nga kritika si libër i mirë, por edhe nga
lexuesit.Nuk ngutem të botoj e të kem
tituj më shumë, por me rëndësi për mua
është vlera dhe arti i vërtetë.Në përgjithësi veprat e mia janë mirëpritur nga
lexuesit por jo vetëm nga ata.
Çka mendoni për poezinë
sot dhe poezinë e mëhershme-tërhiqni një diagonale?
-Derisa më herët shkruhej për shpendët ,
pranverën, verën, sot poezia për fëmijë ka ecur përpara , ka bërë një hap më
shumë, është poezi moderne, Evropiane.Disa nga poetët që shkruajn këtë letërsi
janë krahas atyre poetëve evropian.Mjafton t’i përmendim disa emra si:Rifat
Kukaj, Agim Deva, Gani Xhafolli, Abdulla Thaçi poetë të mrekullueshëm që
meritojnë dhe duhen të përkthehen në gjuhë tjera në mënyrë që të dijnë të tjerët
sa ka ecur përpara letërsia për fëmijë
në Kosovë.
Çfarë është bashkëpunimi
juaj me krijues të Kosovës Lindore dhe
me kend njiheni më tepër?
-Më tepër njhem me shkrimtarin Jonuz
Fetahaj, me Mexhid Mehmetin të cilët shkruajnë bukur për fëmijë dhe i kam miq
të mirë.
“ YLBERI”
Jeni kryeredaktor i
revistes së pavarur “Ylberi”, na thuani a ka vend kjo revistë për punime të nxënësve tanë qoftë edhe të atyre
që përkohësishtë jetojnë në Gjilan?
-Dikur e botonim “Ylberin” dhe ishte e
shkëlqyeshme për fëmijë, mirëpo mungesa e anës financiare e bëri të veten dhe u
detyruam ta ndërpresim përkohësishtë.Dhashtë Zoti që dikush e shtrinë dorën e
ndihmës.Disa nga krijuesit e vegjël të Kosovës Lindore kanë gjetur vend me
krijimet e tyre në këtë revistë.
Ardhmëria poetike e
Avdush Canajt?
-Kam një mori dorëshkrimesh me poezi e
tregime për fëmijë.Dhashtë Zoti që të
botohen të gjitha sepse në secilin prej tyre kam nga një pjesë të shpirtit.Me
to do të pasurohet letërsia për fëmijë.
MEDIAT
Çka mendoni për mediat e
shkruara që dalin në Kosovën Lindore në
veçanti kur është fjala për revisten për fëmijë dhe të rinj “Diellori”?
-Për fat të keq “Diellorin” ende nuk e
kam patur në dorë.Shumë kisha dëshiruar
ta shfletoj ngase lexuesit e
vegjël kam dëshirë t’i përcjell, ta shoh
rritën e tyre edhe nëpër revista .Shkrimtarët për fëmijë po plaken dhe
natyrisht dikush duhet t’i zëvendësojë ata.
Sa përkrahet kultura
letrare në përgjithësi te shqiptarët?
-Për fat të keq shumë pak.Nuk ndahen
mjete, nuk përfillen për të mos thënë është injoruese.Kështu nuk bën , derisa
të tjerët investojnë në kulturë, në botimin e veprave te ne ndodhë e
kundërta!!!...
Marrë nga libri me intervista “Ide të
trazuara”