E premte, 25.06.2021, 09:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Takim me një të vdekur

E hene, 10.08.2009, 01:39 PM


Takim me një të vdekur

Tregim

Nga Përparim Hysi

Kur vdiq ai,unë kisha mërguar.Sa e mora vesh,u ndjevakeq.Se qe vdekje,si befas.Jo vetëm që nuk kish kohën(ai sa kish kaluartë gjashtëdhjetat),por edhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje.Uçudita,ndjeva dhëmbje si për një shok të dashur dhe,përmjettelefonit,ngushëllova të  shoqen.Dhe sa bëra këtë detyrim prej tëgjallësh për të gjithë ata që ikin,zura të hamëndësoja për vdekjen.Kunuk e shpija mëndjen se kohën e kisha me pashë dhe më vinin parasyshraste më të ndryshme vdekjeje,të parakohshme,të kohës dhe vdekje ngaato aksidentale dhe ca më keq:jo vdekje nga vdekje,po ngavrasje.Herë-herë në këto përsiatje të një njeriu të moshuar e tëngeshëm,kur risillja raste të tilla,ndoshta nuk ebesoni,po,ndonjëherë,xhëku vija buzën në gaz. Kjo ndodhte jo se unëjam ndonjë person cinik apo i ftohtë që nuk më bën përshtypje vdekja eciltido qoft,përkundrazi jam shumë-shumë i ndjeshëm,por hasë me tëvërtetën dhe,vetvetiu,zë e qesh me veten.Se ja  t'ju them nja dyraste,sa për t'ju bindur që,edhe ju,kështu si unë do ta pësoni...

                    *   *   *
Kishte vdekur Koli,një i moshuar në lagjen tonë,dheKatja,gruaja e Xha Taqos,(edhe ky po në lagjen tonë),e ,pra,Katja, ithotë të shoqit:-Taqi,merre vet mëngjesin se do shkoj nga Vara unë sei ka vdekur i shoqi,Koli.Dhe ai,një të mbuluar kokën me jorgan,ithotë:-Mos shko,se po vdes  vet unë! I shkreti,xha Taqi,sa ndjente qëdikush vdiste,mbulonte kokën me jorgan.E kish frikë vdekjen përqamet.Mirëpo këtë dialog të teto Kates me xha Taqon,e dëgjon ibiri,Llahu dhe thotë:-Epo do vdiste dhe Koli ,se Koli i kaloi tështatëdhjetat!!!-Po unë jam 80!-bërtiti,i alarmuar,xha Taqua...        Mandej,më vjen një rast pakësa më i freskët dhe,pothuaj,se ekam të jetuar dhe vet.Të sëmurin 80-vjeçar(për etikë nuk po i zëemrin), e vizitoi,së fundi,mjeku më i shquar që kishim në rreth.Ishtenga ata mjekë që jo vetëm të sëmurin nuk e shikonte nga duarët(njësëmundje,thuajëse,porfesionale për gjihtë mjekët),por qe një mjekklinicist në zë jo vetëm në rreth,po deri në Tiranë.I sëmuri,tanimë imoshuar,sikur i kish bërë të shpeshta shtrimet.Duket po mbarohej vajii kandilit dhe mjeku që  qe bërë mik me pacientin e tij, e nxjerrë dhei jep një diagnozë pakëz të veçantë.Të sëmurin e kam patur mik dhe,kurdoli( s'e mendoja se doli për të fundit herë),i shkova për vizitë nështëpi.Miku im dhe i doktorit( edhe doktori aq i mirë kavdekur,tanimë*!), qe në ato grahmatt efundit dhe,kur e takova ,e pyes:
-E,Bacë,çfarë të tha doktori? **
Dhe ai.Më ka than:
-Sa vjeç je?
-I kalova tetëdhejtë.Digjo,- më ka than,- tetëdhjetë vjet ke që e kekëtë sëmundje në kurriz.50-vjet ke qenë i fuqishëm dhe e ke mbajt tinë kurriz sëmundjen.Mandejna,kini ndryshue "konak",ka fillue me tëmbajt ty sëmundja në kurriz.Pra,ka tridhjetë vjet që ajo po të mban.Poasht disi"lodh" sëmundja dhe,siç duket,po t'lëshon.Mbahu,burrë!       Dhe i sëmuri sikur qeshi me këtë diagnozë sa të veçantë,por dheaq të qëlluar.Pas ca ditësh,miku im ndërroi jetë.Po,kur përsiat përvdekjen dhe zë futesh në hullinë e saj,e ke zor që të dalësh pak padjersitur.Dhe unë pse u "djersita" u tregova këto dy raste,pakëza tëveçanta.

                     *    *    *
Por le të kthehemi atje,me atë mikun që vdiq kur unë qeshëlarguar nga Shqipëria.Nuk e di po një natë mu bë i gjallë.Ballë përballë me mua,vinim në drejtim me njëri-tjetrin dhe unë qeshë ai që ualarmova.Së pari,unë e dija mirë që ai kish vdekur dhe e kam tëmbushur mëndjen top:të vdekurit nuk ngjallen më.Do të thotë ndokush poa nuk u ringjall Krishti?!Unë  jam pak larg nga mëndësia për këtëndodhi,por,sidoqoftë,qeshë para një fakti të kryer.Ai po vinte drejtmeje(pra,qe ngjallur?!!!) dhe jo vetëm po vinte,por edhe buzëqeshtesiç bën çdokush me një mik të dashur që nuk e ka parë prejvjetësh.Ndjeva vërtet pak frikë dhe dorën nuk ia zgjata(se mendovakushedi seç të bën një i vdekur që ngjallet?!),se ndjesia se kush vjenprej andej(në vjen,xhanëm?!),seç ka  diçka të panjohurdhe,kurdoherë,kjo,e panjohura,është veçëse e ligë.Kur themkështu,mendoj se nuk jam i vetmi.Malli më kish marrë,po frika,epanjohura e mistershme,mund çdo mall.Duket më ra dëborë në zëmërdhe,sado që dorën nuk ia zgjata,i thashë:-Ti je?-Unë,- më tha.Pse kamndryshuar?Nuk guxoja që ta shikoja në sy,po ashtu,si i fajshëm,i themme gjysëm zëri.-Jo.Jo.-Po ku do vesh?- e pyes.-Në shtëpi,vdiqa për nipin.Ah,sa më ka marrë malli.             Unë tani u përlota.Se pashë që atij iu varën lot.Mëindukton dhimbja e ciltido.Dhe tek u mata të fshija lotët,dëgjojBrahushin,një të njohurin tonë të përbashkët(këtë e dija që qegjallë).E,pra,erdhi Brahushi dhe,sa e pa atë,të vdekurin të gjallë,iulëshua:-More,po ti qenke gjallë!Kurse unë për hatër tënd mbylla përtri ditë dyqanin.Më ikën aq e aq para.Kurse ti më vjen dhe më bëkemuhabet mu në mes pjacës.Tani zura po dridhesha,se u bëmë dy që poshihnim një të vdekur të gjallë dhe,veç kësaj,po dridhesha se thashëkushedi seç bën një i vdekur në një sherr të kotë si me këtë meBrahushin.Por i vdekuri ia priti:-Ore,po prapë nuk i kini lënë sherretju të gjallët?Unë kam tri vjet atje,ndër ne,po,mezalla,se ka qoft dhenjë sherr për be.Me sherre u lashë dhe me sherre u gjeta.Më mirë pokthehem andej nga erdha se sherret ma kanë sjellë tek hunda.Dhe ikunëpër mjegull.Më nuk e pashë.Tek më doli gjumi,zura të shkundjakokën.Sidoqoftë,qëndrova pak më gjatë në krevat dhe,si për të mbledhurveten,thashë:-Aq sa ëndërr e çartur dhe e stresuar që qe,po aq evlefshme me mesazhin e të vdekurit,për ne,të gjallët.-Vallë,do i lëmëndonjëherë sherret ne,të gjallët?!...*miku im ka qenë bosnjak dhe jam munduar  të ruaj të folmen e tij.**mjeku është  i paharruari dr.Thimi Melonashi,klinicist aq i mirë sanjë pavijon i Pathollogjisë në spitalin e Fierit ka emrin e tij.


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora