E merkure, 16.06.2021, 03:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Krijime letrare nga Blerim Rrecaj

E marte, 11.08.2009, 07:02 PM


Blerim Rrecaj

Bisedë me shokësh

Ne jemi katër shokë.Duke përjashtuar ‘shokët anësor’. Njihemi para dhjetë vjetësh. Na bashkoi ajo shkollë gazetarie ku merrnim mësime. Mund të na kenë bashkuar edhe një mori gjërash të tjera, ndër të cilat edhe spontaniteti i padjallëzuar i secilit prej nesh për ta dashur e respektuar tjetrin duke mos e vendosur interesin në rend të parë. Gjatë gjithë kësaj kohe na lidhin mjaft kujtime, ngjarje, çaste…Po veçoj një kundërpërgjigjje botuar në njërën nga gazetat për një profesor-mësimdhënës tonin. Nëse mund ta përmbledh me pak fjalë këtë histori ne patëm reaguar pasi që ligjëruesi pat shkruar se asnjë nga studentët e shkollës që e udhëhiqte babai i tij nuk dijnë t’i shkruajnë pa gabime të shtatë ditët e javës, dhe pas kësaj këtë e kishte mbështetur edhe një tjetër artikullshkrues duke u bazuar në fjalët e tij për nivelin e dobët të nxënësve, studentëve e të tjerëve për nivelin e dobët të gjuhës standarde letrare… Për ta mbyllur këtë që nisa të rrëfej pas reagimit tonë ai dhe ai tjetri nuk ishin kundërpërgjegjur shkrimit tonë që mbante nënshkrimet e ne të katërtëve…Ta lëmë këtë ndodhi dhe të kthehemi te aktiviteti ynë si bashkëpuntor gazetash. Me pak fjalë patëm ‘kyqje e shkyqje’ po dhe mjaft ‘transferime’ nga njëra gazetë në tjetrën.Më pas mund ta bëjmë ndarjen në ‘dyshin e parë’ dhe ‘dyshin e dytë’. Dy këndej dhe dy andej, ku njëri dysh pat fatin të ketë një vazhdimësi të konsiderueshme, ndërsa dyshi tjetër(dyshi jonë ose dyshi ku bëj pjesë unë ishte më jostabil sa i përket inkuadrimit në mesin e të inkuadruarve…) Gjendja momentale jona: dy nga dyshi parë punojnë secili nga një gazetë të ndryshme të përditshme dhe nëse nuk ua kam përzier shumë, njëri prej dyshit të parë na u ka bashkuar dyshit të dytë duke punuar njëkohësisht me ne në një gazetë dyjavore bashkatdhetarësh… Ta lëmë edhe këtë dhe të dalim pak te takimet dhe kontaktet mes nesh që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite me ritme të papërcaktueshme. Herë mblidhemi të tretë, herë të katërt.Dhe zakonisht zgjedhim njëren nga kafenetë për t’i krisur muhabetit. Jo filani po i merr kaq, çka u ba që mbetëm kështu, duke folur për ndonjë projekt, rrugëzgjidhje a shtegdalje, jo s’po dijmë me e luajtë lojën, jo këndej, jo andej, jo kështu, jo ashtu…për të vazhduar kështu me llafe e muhabete ndërlikueshmërie Kosove dhe here-herë duke na u kujtuar s’po kemi kurrfarë ‘kaqiku’ për të ndryshuar gjë. Ndonjëherë edhe mërdhezemi. Si përherë. Si sot. Nuk jemi engjëj, jemi katër shokë, ndonjëherë kemi menduar se edhe engjëjt mund të na kenë zili. Sot ishim tre te kafiteria “Syri i kaltër”. I katërti s’mundi të vinte. Pos llafeve i pijtëm boronicat dhe u ndamë. Dikur mora rrugën drejt shtëpisë. Më zuri shiu dhe nuk më bëri qull…


Në një kafene në kryeqendër

Në një kafene të kryeqendrës, ulur afër dritares rri,
Një njeri-një vajzë e re-një gazetare.
E lodhur, e mërzitur duket,
Ndez shkrepsën dhe e ndez cigaren.

Hedh vështrimin përtej xhamave,
Si me inat sheh redaksinë
Sikur edhe këtu ia shton nervozën
Sikur edhe këtu ia humb qetësinë.

Sikur asgjëkundi nuk i rrihet,
Sikur nuk di çfarë të bëj sot,
Sikur tash e kujton shprehjen:
“Ke për çfarë të shkruash, ka tema plot”.

Pak e përhumbur, pak e përgjumur, hap gojën
E zorrët pëshpërisin për urine,
Në atë grumbull fjalësh të njerëzve
Kamarierët marrin e kryejnë porositë.

Ajo vazhdon ta pijë cigaren
Që e ndezi pak më parë,
Dhe kujtohet se çfarë byreku
Me mish a me djathë do marrë.

Tek tavolina ku ajo rri
Vije ulet një koleg,
Një njeri -një gazetar- një djalë i ri
Dhe porositë makiaton e vogël, që do ta pijë…


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora