E enjte, 06.05.2021, 04:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikel Poetik nga Genc Kastrati

E marte, 11.08.2009, 07:26 PM


Kurr Nuk Ke Munguar

Kurr nuk ke munguar edhe kur ke munguar
Flisja me henen per ty,kuvendonim gjate
Dielli mi falte rrezet tua perveluese
Kur shtrihesha ne shtratin e gjetheve pranverore
Tek dritarja ndaloja aty ku pushonim
Dhe shikonim boten me nje sy
Kornize e saj prej zemreje te heshtur
Me fliste dashuri gjithnje per ty
Fundin e rruges tone kur e kaloja
Atje ku na bashkonte itinerari i ecjeve
Per nje qast kthehesha rrugen ta shikoja
Me ndiqnin mbas gjurmet tua intriguese
Ne tavoline te pijes kur jam ulur
Kame thirrur edhe nje gote per ty
Te me shoqeroje gjere ne qastin e dehjes
Dhe i kame lene karshi te rrine
Kur kame ikur me muzgun e vjedhur te mengjesit.
 
Me Ty
 
Tere diten sot me ty isha
Prapaskene e imja nuk te kisha prane
Ne enderra i zgjuar perpelitesha
Te ndjeja ne shpirte te thirrja xhane

Ikte ora qmendur pa akrepe
I kishte humbur minutat e saj
Spontanisht koha me behej indiferente
Me pikturohej pamja jote ne gjdo skaj

Ulur prane vehtes qetesisht te afroja
Nganjehere te humbja larte ne qiell
Horizonteve si jashtetokesor fluturoja
Me ty shuaja zjarrin gjere ne diell.
 
Mike
 
E hiq mallin e merzis marr boten ne sy
Rrugve te lakuara te mbushura plote gure
Si koka njerzit kufomash te rrenuara
Dhurate njerzore ne pazarin e qmendurise
Pentagrame notash te shkruara ne klithma
Ecjet e mia si hije intrigash
Muzeumeve qe ne vehte fshehin peshen
E kohes neper nyjet tona
Prane dritave te ndalura nje bote e heshtur
Simfonia e zerave tone e ngelur ne fyt hijenash
Permes dritares se thyer te lene ne harrese
Kthehem tek ti me shprese te rilindur
Te kujtoje shume here Mike e dashur.
 
Loti
 
Pikellim te madhe derdhe ofshama nga mbrendesia
Kur tret shikimin pertej me nje lute te pa ze
Dic vehten mundone dhe linde shenje brenge
Pjelle e saje loti ne faqe shoqeron
Ti vuajte mbart sekretet qe nuk di kush ti lexoje
Shoqeria e hidhur ne pamjet njerzore
Me ne gjdohere i pa ndare botesi loton
Nje hall me teper i saje,nje mundim i jone
Merzia dhe pikellimi kane nje ngjyre
Nuk jane ngjyra natyre qe token bekojne
Ajo ka pamjen e bukur me te ushqen syrin
E ne me lotin ne sy ngjyrat ia shikojme
Ne buzeqeshje te ngrire vjen si ngushtim zemre
Ftohtesi e nje lengimi qe shtrengate e saj gelltite
Perjetim i strukur ne qenje prej njeriu
Dhe ti loti ne fytyre deshmi e saj lengore.
 
Lundroj Per Ty
 
Sonte e kame lene zemren te vallezoje mes yjeve
I'a kame hapur te gjitha portat e defrimit
Kame zbarkuar ne barke i vetmuar ne naten e detit
Lundroj me shikim te hutuar rrenqethes
Per te pare token ,sa e vdekur sa e larget
Me jane rrafshuar te gjitha kodrat,por ti je ngritur ne mua
Si shkelqim drite qe bie nga qielli,me ke ngrire e mpire
S'me ke vrare por ndezur si qiririn ne erresire
Afrohem ngadal, ngadal, s'mund ti ngris keto vale
Qe te zgjohet deti, te dale nga shtrati i tij
T'me shpie tek ti si nje margaritar i nje puhize ere
I fjetur ne butesine e shtratit qe e ke shtruar
Reflektim i tije te ndriqoje bebezat e syve te tu
E une te qmallem ne sirtarin e trupit tend.
 
Si Engjellushe
 
Ne mengjeset e bukura,agon si drite e pare,
Prane oreve te ndalura neveriten mendjet ndjellese te zise,
Mbi supet e lodhura, rrezatim i embel per syte e kthjellur,
Flet prezenca jote qe zgjon perfytyrimet erngjullore,
Mes karvane njerzish sfidon zerat e terbuar qortues,
Per zemrat e dlira princesh e kurorezuar ne fron,
Ne enderrat e ngujuara shprese e gdhendur ne erresire,
Me heshtje shembe mure fjalesh nga fjalet si gure,
Muzgjeve te parakalimit tend tunde malet dhe detet,
Shpirterat djallezues ikin ne vrima urithesh,
Ne qiell hape portat e perfolura te lumturise,
Sa e madhe me vie, si ushqim jete,
Pompoze me iken.

Kur Te Zgjohem
 
Nese nje dite do te zgjohem me malin per ty
Mund te jeme i lodhur por ti do lindish ne mua
Dhe nga ai cast me vetem sdo udhetoje
Cdo ecje te gjate e te shkurter do ta dhuroje
Cdo shikim i syve te mije per ty do jete i falur
E ti dikund large fare sdo e kuptosh
Rendimin e lengates qe ne mua do vloje
Porsi lave vullkanit ne zgjimin e saje
Do pershkoje trupin e qenjes time plot zjarr
Le te digjem e behem hiri yt ne vetmi
I lindur ne memorien e zgjimit te pa shuar
Sa i embel zjarre do me jete zgjimi per dashuri.  
 
Ti Je Pike Shiu
 
Mbi qerpiket binte shiu i shfrenuar,
Nuk e shperlante lotin dot,
Ecja i lagur duke te kerkuar,
Ne cilen pike te shiut je fshehur sot
 
Doja shiun ta perbija te gjalle
Prisja te te sjedhe ne buzet e mia
Pikonte loti i ngrohur me malle
Prekja syte mos valle aty te ka fshehur stuhia
 
Gjdo pike shiu ne ty me perngjante
Une ecja i lagur rruges me deshire
Ngritja koken shikoja qiellin qe pikonte
Ne gjdo pike te shiut me zbrisje ti.

Ne Takohemi
 
Horizonte te zymta kane zene shikimin tim
Atje ku nuk te shoh por e di qe dikund frymon
Peshperitjet e shpirit me kane zhytur ne kerkim
Te kohes se vjedhur te matur me mendime
Udhetoje si shpirt i ikur per te gjetur destinim
Labirintheve te jetes ne eresiren e saje
Tek ti atje ku buroj une
Tek une ketu ku vezullon ti
Na ndan e dashur nje jete ne dysh  
Lengatave te syve per te pare fytyren tende
U jame bere deshmitar genjeshtre
Aq large meje gjendesh aq afer te ndjeje
Udhetojne endrrat mbi vehten time,ngriten ne lartesi
Dhe prekin zenitin e deshirava per njeri tjetrin.
 
Jam Hije E Kohes
 
Shpesh me rremben kohe e me fut ne mjegull
Shpejt me mbulon dhe erreson ne sy
Bota me behet sikur eshte duke u djegur
Gjdo gje gelltite dhe falet per ty  
 
Here ik nga ti here befas me afrohesh
Qetas me zene ti perde e kohes
Si trup i vdekur nganjhere leshohesh
Dhe nuk ti shoh as akrepet e ores
 
E kur per nje qast ne shikim kthjellem
Atehere gjdo gje prek dhe ndjeje ne zemer
Ne arome jete ores i kthehem
Si nje hije kohe prape te bredh me emer
 
Kthehu
 
Kthehu ta zeme kohen e humbur
Se kame humbur ne kohe
Me nuk e shikoj oren e takimit
Eshte ndalur tek oret e kaluara bashke
 
Kthehu per stinet e vitit ti bekosh
Sivjet ishte dimri i pari qe ju priu
Ajri i ftohet qendroj gjate ne ajer
Isha i ftohur gjate tere veres
 
Kthehu per parqet ku shetisnim
Tek shtatorja e ushtarit duarhapur
Nder krahet e tij ku fshehurazi putheshim
Tani ketrat nder krahe i hedhin valle
 
Kthehu ti shoh syte dhe nje here
Te mijte jane pasuruar me kripe nga malli
Jane bere deti im i njelmet
Tani notoj i vetmuar ne detin e lotit tim .
 
Sonte Dashurova Atdheun
 
Sonte me dehu bukuria e tij
Sonte embel i putha qiellin qe i ri permbi
Sonte u bera burre e nuk u korita
Sonte balle hapur Skenderbeun ne shtepi e prita
Sonte befas hena doli nuk me la n'vetmi
Sonte me ze te larte i kendova ne lahute e qifteli
Sonte rrufeshem ngjesha armen ne brezin tim
Sonte me dore ne zemer para atdheut bera betim
Sonte mallengjyer shtatin tim e vesha ne uniforme
Sonte ushtar i ri me dashuri te njome.
 
Vdekja
 
Vrima e tokes eshte hapur mjafte
Sa per te gelltitur nje trup te vdekur
I rende dheu per tu mbuluar
I thelle shtrati ne te per te fjetur
 
Sarkazme e jetes e lindur nga lindja
Kur u gjalleruam me frymarrjen tone
Misterie e feshur ne drite te syrit
Me kapak te tyre e mbyll jeten
 
Rrenqethja e fundit nje dhurate e hidhur
Ne momentin kolosal ndrrohet jeta
Hapesires qiellore i falet shpirti i ikur
Ne varr mban trupin si deshmi vdekja
 
Kenga e Ndeshkimit
 
Muret e ndotura te maskuara me ngjyre
Historia e perdhosur e atyre qe ishin ketu musafir
Tregimet e gjakosura te derdhura ne ditar te jetes
Nga nje fjale e shkruan qe te mos harrohen
Ne panteon do hyne si  vajtor te nje deshmie
Ata qendruan ketu vallezuan, vajtuan dhe iken
Si lakuriqet qe pretendojne te prekin skajet e nates
Nne mbeta te u'a lexoje kujtimet trishtuese
Mes murit dhe vehtes ketu edhe ata ishin
Me gjurmet e mbetura nga kembet e lodhura
Hije e tyre te ngujuara ne fishkellima grilash
Zerat e varur ne qelsat qe ngurosin shpirtin
Vehtja ime irelevante me pamjet e tyre
U'a kendoje kenget e pa kryera ne heshtje
Ne kengen e ndeshkimit tim.

Ti i Ngjan Lules
 
Je freski e syve te magjepsur
Altar i embel i jetes se uruar
Enderrat ne ty ndeshen si ura shprese
Trotuareve te pallateve shijoje aromen tende  
Dehe shpirtin tim si prane qastit te dashurise
Ngrohtesia ime e afersise internale
Ne gjdo vend ku ti lule ngreh shtatin
Me je si shkendi zjarri qe ndez flake
Hape lumenje ndjenjash ne mbrendesin time
Zgjon kujtimet prore se bukures
Shejnterisht e gatuar ne brumin e tokes
Perendesh e stolisjes, e joshjes
Te ndjeje mes luleve e dashura ime.

Te Kerkoje Ne Ere
 
Me eren e ngrohte ike e dashur
Nder lulet e para pa lene asnje gjurme
Qetesi varri me ke lene mua mbas
Si shpirti i shthurur ne lengate
Te kerkoje te ta theme edhe nje fjale
Kujtoje fytyren tende qe mbeti figure
Ne brushen e piktorit e pa pikturuar
Ne syte e mije e ngrire, bukur e vizatuar
Gjdo vije te trupit ta kame matur ceket
Dashuria ime ishte kostumi i veshjes tende
Ti ishe kanarine melodije e dashurise time
Te perputhura embel ne ledhatime
Une i lodhur tani vrapoj pas eres
Aromen e kostumit te dashurise e ndjeke ne hapesire
Ndoshta era do me shpie tek ti ?.


(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora