Kulturë
Poezi për fëmijë nga Ismet Tahiraj
E diele, 16.08.2009, 12:40 PM

PREJ SE E BLETË XHAXHIN UKË
Tmerrsishtë më torturuat
Prej se e bletë xhaxhin Ukë,
Ju më pyetet sa vjet i kam?
10 ju themë , tamam
ti , thua jo ,eh 15 vjet i ke
UKÇ ,ku rrinë
Ku hanë bukë,
Unë themë- nuk e di
Xhaxhi Ukë thotë:
Ti mirë e di
Se edhe ujë
Ata aty pijnë.
Sa ushtar bandit
I ka Vushtrria,
Oh , jo unë ende jam kalama
Nuk i njohë te gjitha këto shtëpia.
Mirë,mirë
Sa veta vijnë ne darkë
Kush rri mbrënda
Kush rri jashtë?
Unë jam çilimi
Ne punët e tyre,
S’ guxojë më u përzi.
Po, po sa veta janë-
Unë babi , motrat e mami
Tjetërkush në shtëpinë tonë
S’ ka çka kërkon.
Ti, di më shumë
Thotë milici
Jo , thotë xhaxhi Ukë,
Ky fortë mirë e di
Ku rri dhe komandant Çeliku.
Dhe tap , një grushtë e shuplakë fytyrës
Xixat syve shkrepin
Shkrepin fijet e mynxyrës.
Cilën rrugë
Banditet e UÇK-s
Nisën natën
-a u gatuan bukë
e jote amë,
a u lanë teshat
që u vlojnë pleshtat.
S’i kam parë u themë
Për veç teshave te mija,
Që bëhën më lloç
Kur me baltë gatuaja gurabija.
Po tha xhaxhi Ukë ti, këshilla nga ata te malit
I ke marrë
Te heshtesh, - pse heshtë
Një nga një dhembët
Kemi me t’i nxjerrë më darë.
Po kush janë ata te malit-u themë
Unë beso –nuk i njohë
-i njehë ,i njehë
tashë ta kallim shtëpinë shpuzë
dhe kërciste për dhembë
si një arushë.
Shkojmi tha milici
Se këtu s’ka informata,
Uka tha: krejt pa lidhje
Unë përfitova nga kjo
Dhe ika- ika kopshtive.
Milicët më Ukën
Habitshëm u shikuan,
Dhe turr e vrap udhëve
Nga frika u lëshuan
SHIPOLI
Nga fabrika
Ne Shipol,
Rimorkio e traktor
Tremijë edhe pesëqind
Ishin te rrethuar-me gjind.
Në kolonë ecnin
Zbathurë,
Pa ujë
Dhe pa hasra.
Mbi koka
Mitralozi,
Shtatin ua prente
Thika e mprehurë.
Etja ua shtrengonte buzët
Marsi ua rendonte bluzet.
Këmbët bëheshin
Kopujë,
Udhë e jona
Gjakpirësit e huaj.
Edhe turma
Ngjante gjarpër,
Truallin tonë
Dimër i acart
Na saoste vapa.
Skaj një molle
Tytatë me gojë bolle.
Në rresht fëmija
Nëna(digjej) flakë
Dhe këputi e bija
Si lulet kur hedh qershija.
Ti , ti –bënin më gisht
Jepni deklerat qart e sakt, shkurtimisht.
Bluzat e përhirta
Na rrini gati
Të gjykuar ishim
Të na marrte xhelati.
Në Runikë
S’ na lanë
As një metelik.
Hej ,nofka ishte
Shipoli,
Dil nga rreshti
Kush foli.
Eh të përpinin
Plumbat e mitralozi
Fatëprerë kush ishin
Arkat me sy
I mbushnin Syla e Kastratoviçi
Ai farë hiqi - dobiçi.
Më këtej, për ju
S’ka kthim-prapa
Kjo tokë është e jona
S’ ka tokë më, toka te lashta.
Nuhaste xhelati
Me gjak njeriu i spërkaturë
Më shami në koka
Si nëpërka në boka.
2.
dhe drita e re fesku
Shipoli u kthye,
Në vartat e veta
Margaritaret e vet
Si treti jeta.
Kudo shtëpi e kopshte
Sërish lulëzoi jeta...
NË GRYKË MË MBETET VAJË
(HADËS)
lejleku erdhi te shavari
as një shtëpi s’ qenka,
s’ qenka te gardhi –hambari
as te porta s’ qenka shtemba
natë më s’ paska poçellamba.
Nuk lozin fëmijët
Ne kolovajzë,
Më dridhën buza
Ne grykë më mbetët vaji.
Kah tretën ,kah shkuan
S’ ka veç një dimër,
Mos isha unë i keq
Apo kanë vdekurë se mërdhiri.
Vashat me kordele
Nuk nisën për shkollë,
Krejt paska ndryshuar trualli
Veç blozë mbi blozë.
E katrahurë...kështu s’ ishte kurrë.
Te porta për ujë ,s’ qenka shtamba
Vaji më ngriu në grykë
Ashpër mu dridhë buza
Kah kanë mërguar
Dritat e mendafshta e te purpurta....
HARDHIT I BËMË
Hardhit i bëmë
Nëpër malishtë,
Lule vërrinit
Na mbiu në shpirt.
Dhe i gaditem
Dhe i kitem
Me dashuri
Për lastar te ri.
Hop lastari kah qielli
Hop çuni shtatin kah dielli.
Më ëmbëlsi
Kokërrat e pushit,
Na faqet gjak
Cucës , e vogëlushit.
Çuni shtatin kah dielli
Mjaltë shtatori nga prilli.
Komentoni
Artikuj te tjere
Scarlett Johansson, Vejusha e zezë e Hollivudit
Penelope Cruz, mbretëresha e vërtetë e Spanjës
Demi Moore: Jeta ime, një përrallë
Brad Pitt, njeriu që fshihet pas një telenovele
Denzel Uashington, njeriu që sfidon Apokalipsin
Halit Bogaj: Përjetimet tona të para në Kosovë në kontakt me filmat shqiptarë, posaçërisht me ''Skënderbeun''
Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Ramadan Rexhepi
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore (II) - Caldi versi d'estate
Hasan Hasani: Kurorë sonetike (Cikël poetik)
Albina Idrizi: Zhgënjimi
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (VIII)
Gjon Keka: Institucionet e një planeti tjetër dhe rreziku nga terrorizmi
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore - Caldi versi d'estate
Halit Bogaj: ''Kalorësi Parë''
Naser Aliu: Stacioni i fundit
Nexhat Abazi: Vlerat edukative të mësimeve të Naimit për gjuhën shqipe
Demir Krasniqi: A mund të lirohemi ndonjëherë nga përshëndetjet në gjuhët e huaja?!
Alain Vidon: Greva e ketrave - La grève des écureuils
Novelë nga Arsim Halili: Dashuria e humbur
Vangjush Ziko: Krahët e mi (Cikël poetik)