E shtune, 03.05.2025, 08:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Vangjush Ziko: Silueta poetike

E hene, 17.08.2009, 07:04 PM


Vangjush Ziko

SILUETA POETIKE
 
SILUETAT
Silueta e maleve vizatohet në qiell.
Silueta e qytetit në sfondin e maleve.
Silueta e njeriut në diell
Dhe në retë e halleve.
 
KREDO
Të isha fakir indian,sa mirë!
Të luaja me fyellin e vargjeve të mia,
Të nxirrja nga njeriu egërsirën,
Njerëzoren të ngjallja në egërsira.
 
KUJTIMET DHE RRËNJËT
Akujt shkëputen prej Polit.
Prej qiellit bien yjet.
Veç varrezat dhe pyjet
Të palëvizshëm prej motit,
Veç kujtimet dhe rrënjët
Mbajnë botën më këmbë./
 
FJALA DHE GURI
Njeriu gurin në themel e vuri.
Në gjuhë fjalët e urta.
Ka fjalë që çajnë gurin,
Ka dhe zemra të gurta.
 
MONUMENTET
Monumentet nuk ngrihen vetëm për heronjtë.
Monumentet kanë,vërtet,emër të përvetshëm,
Në bronxin e tyre të ndritur rrojnë
Ata që i lindën dhe ata që do të linden nesër.
 
PISHA IME
Në gjoksin tim ka mbirë një pishë,
Pishë në vend të mushkërisë.
Jam bir i pyllit.Jam bir i malit,
Në gjoks kam blerimn'e përjetshëm të mallit.
 
VETËTIMA
Vetëtima e çau qiellin me zjarr e flakë,
Sikur pastroi dhe qepi një plagë.
Dhe rrodhi shiu mbi tokën shkëmbore,
Gjaku i qiellit mbi mëkatet njerëzore,
Mbi drurët edhe barin e pafajshëm,
Mbi kafshët edhe njerëzit kafshë.

 Toronto,pranvere-vere,2009


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx