Kulturë
Halit Bogaj: Ben Huri - Laureat i 11 çmimeve oskarë
E hene, 17.08.2009, 07:01 PM

Laureat i 11 çmimeve oskarë
Nga Halit Bogaj
‘’BEN HURI” është film i popullarizuar historik I realizuar në vitin 1959, regjinë e të cilit e ka bërë Viliam Vajler, me aktorët Çarlton Heston dhe Stiven Bojd në rolet kryesore.
Ngjarja e filmit sillet rreth shekullit të parë në kohën kur princin e pasur Ben Hurt të Judesë e tradhëton shoku i fëmijëris/romaku Mesala/, duke e dërguar në internim në anijet ushtarake të Romës.
Filmi i fitoi katër Globa të artë dhe 11 çmime oskarë, me të cilin u barazuan””Titaniku”dhe””Zotëruesi i unazave””.
Juda Ben Hur është njeri i pasur i Judesë dhe njeri i ndershëm.Numri i ushtarëve romakë shtohet në Jerusalem, kurse në qytet kthehet edhe Mesala, ish shoku i Ben Hurit, por kësaj radhe në rolin e Konsulit romak.Që të dytë në fillim duken të lumtur që e takojnë njëri tjetrin, por e kuptojnë se kanë mendime të ndryshme politike. Derisa Ben Huri mendon se Judeja duhet të jetë e pavarur dhe t’ u përket ebreitëve, Mesala është I bindur se Roma duhet ta sundojë botën.
Me rastin e një parakalimi ushtarak pranë shtëpisë së Ben Hurit bie një tjegull e çatisë së kulmit të tij dhe gati e lëndon një ushtarak romak. Për këtë rast aksidental Mesala e fajson Ben Hurin për tentim vrasjeje dhe e dërgon në internim të pakthyer, ngase princi ebreit nuk kishte dashur të bashkëpunonte me okupatorin e vendit të tij.Pra edhepse Mesala e dinte se ai ishte një aksident , por e akuzon mikun e tij të vjetër në mënyrë që populli ebreit të bindej se Mesala ishte një dorë e forte sundimtare në Judenë e Ben Hurit.Dukej se Masala nuk ishte kënaqur vetëm me internimin e Ben Hurit, ndaj ia burgos edhe nënën dhe motrën. Ben Huri nuk mund ta kuptonte se si lakmia për pushtet e kishte verbuar aq tepër Mesalën prandaj betohet për një hakmarrje të sigurtë ndaj tij.
Duke ecur I lidhur si skllav, Ben Huri e takoi Jezu Krishtin I cili I dha ujë të pinte në vapën përcëlluese, duke e bindur edhe ushtarakun romak me kamxhik që të mos e ndërpriste aktin e tij humanitar.Qysh në atë skenë hetohet fuqia kolosale e Jezuit I cili për here të pare e shpëton nga vdekja e etjes Ben Hurin.

Pas kthimit në atdhe, Ben Huri e sfidon Mesalën në dyluftimin me karroca kuajsh, duke e mundur kundërshtarin për vdekje me ç’ rast ai edhe duke vdekur dëshiron ta hidhërojë edhe më tepër Ben Hurit të cilit I tregon se nëna dhe motra gjendeshin në Lendinën e leprozave.Më në fund Ben Huri e kupton se deri ku kishte mundur të shkonte urrejtja e çmendur njerëzore e një njeriu të cilin e kishte pasur dikur shok të jetës së vetë rinore.
Ben Huri nuk gjente qetësi të brendshme shpirtërore gjersa I takon nënën dhe motrën, por pas kryqëzimit të Krishtit, gjithçka përfundon mire, ngase duke ndodhur çudia, Jezusi ia shëron nënën dhe motrën nga leproza.
Komentoni
Artikuj te tjere
Skandal ne Tropikal, mashtrim me Pink nga "Venue"
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore (III) - Caldi versi d'estate
Blerim Rrecaj: Nën hije të një druri te stacioni i autobusëve
Filloi Seminari i 28-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Demir Krasniqi: Synetitë me uniforma të Sulltan Pekmezit
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (IV)
Daut Demaku: Njëqind vjetori i vdekjes - Dita e rilindjes së Xhemajlit
Llemadeo: Portreti i Krishtit...!
Sinan Sadiku: Një botë e pasur poetike
Musa Ahmeti: Gjon Nikollë Kazazi, një kopje e rrallë e veprës zbulohet në Vatikan
Halit Bogaj: Shemsi Mehmeti ”Të huaj në tokën tonë”
Albert Zholi: Njeriu që vuan ndershmërinë (Skicë)
Mehmetali Rexhepi: Buletini
Poezi për fëmijë nga Ismet Tahiraj
Scarlett Johansson, Vejusha e zezë e Hollivudit
Penelope Cruz, mbretëresha e vërtetë e Spanjës
Demi Moore: Jeta ime, një përrallë
Brad Pitt, njeriu që fshihet pas një telenovele
Denzel Uashington, njeriu që sfidon Apokalipsin
Halit Bogaj: Përjetimet tona të para në Kosovë në kontakt me filmat shqiptarë, posaçërisht me ''Skënderbeun''