E shtune, 03.05.2025, 08:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Nën hije të një druri te stacioni i autobusëve

E hene, 17.08.2009, 06:12 PM


Blerim Rrecaj

Nën hije të një druri te stacioni i autobusëve

Ecëm e ecëm. Brodhëm e brodhëm. Folëm e folëm. Unë e ai. Unë jam unë, ndërsa, ai është një shoki imi tash i vjetër. Qe dhjetë vite bashkë. Ka kohë që me të e bëj udhën bashkë me të deri te stacioni i autobusëve në Prishtinë derisa ai të hip në autobus dhe ta marrë rrugën për në qytetin e tij. Sot ishte ditë me diell të fortë. Diçka hëngrëm, diçka pijmë, dikë takuam, me një fjalë e shtyjmë edhe një ditë. Duke u munduar, duke u përpjekur, duke u përpëlitur, duke pëshpëritur. E duke kërkuar një shtegdalje pasi ka kohë e shfaqim hapur pozitën tonë me të cilën jemi të pakënaqur. Dalëngadalë diku pas orës pesë mbërrijmë te stacioni i autobusëve. Shkojmë e ulemi nën një hije te njëri nga drunjët. Ulur në tokë e ndiejmë veten më rehat. Pushojmë dhe ngritemi. Për t’u ndalur në njërin nga dyqanet që ndodhen në stacion. Ai këtë herë do t’i merr dhe do t’I paguaj dy birra të pejës pa alkool dhe unë dy çokollata të vogla me kokos. Do rikthehemi te hija ku qëndruam pak më parë. Autobusë që vijnë e shkojnë, njerëz që zbresin e presin, zogjë që cicërojnë, ndonjë pëllumb duke fluturuar, dyqane dhe kafiteri, tym mishrash që piqen mbi skarë, dhe në njëren nga zyret që ndodhen lart të këtij stacioni duhet të përdorësh shkallët për t’u ngjitur. Aty paraqiten provime dhe marrin leje shoferët e rinj, kështu diçka. Ankohen shumë për pritje të gjata që mua më duken edhe të tmerrshme. Tash jemi nën hije. Në botën tonë të muhabetit.Pajtohemi se bota nuk sillet rreth neve. Ne sillemi bashkë me të. Hamë çokolatë e pijmë birra zero. Kjo hije sikur ka filluar të na pëlqejë. Hamë, pijmë, vështrojmë,filozofojmë.... E ç’mund të bëjmë tjetër? Eshtë ditë gushti, njëra nga ditët e përtej gjysmës së tij…


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx