Kulturë
Albert Zholi: Njeriu që vuan ndershmërinë (Skicë)
E diele, 16.08.2009, 12:58 PM

Albert Zholi
Në një nga tavolinat e klupit të Kostës ishim ulur katër vetë: Tomorri, Petriti, Isufi dhe unë. Bisedat që mbushin tavolinë dihen : Kush u vra? Kush u vodh?...Si do të vazhdojë gjëndja në Shqipëri ? Apo nga ndodhitë e shqiptarëve në Athinë...
Pranë nesh afrohet një burrë rreth të dyzetave, takohet me Isufin, që e njihte dhe merr leje të ulet. I krijuam një vend aty mes nesh. Dukej shumë i shqetësuar .Të mos jeshë i shqetësuar nuk mund të jetosh këtu në Athinë, kur nga mëngjesi në mbrëmje të dalin para njëqind pikëpyetje: Puna ? Polici, paga, banesa ? Por i porsaardhuri na tregoi një të vërtetë tjetër, që e kishte parë me sytë e tijë :
“... Tashti që po vija këtu u ndesha me një njeri të njohur. Mbante një manjetofon varur në qafë, e një kuti kaucuku në dorë. Magnetofoni jepte këngë greke, e kush kishte shpirt mëshirë, apo shpirt qejfi, hidhte ndonjë monedhë tek kaucuku...I ra autobuzit nga fundi në krye me dorën e zgjatur e me magnjetofonin në qafë. E njoha ishte ai punonjësi i lartë i ministrisë ne kohen e komunizmit, që më kishte zgjidhur një hall dikur. Ai ishte, vec ishte plakur e sosur. Kisha bredhur e më kishin sorrollatur deri sa u lodha, e nuk më kishte zgjidhur njeri hallin. Trokita tek zyra e tijë. Më priti mirë, më dëgjoi e më ndihmoi. “ Më vjen keq që të kanë sorrollatur “ më tha , “ për ty është hall i madh, për ne është punë e vogël” . E bëri c’duhe e si duhej e unë shpëtova nga gjezëdisjet e kota dhe vajta në shtëpi ndryshe. “ Epo e mira shpërblehet !”, thashë me vete dhe kur po pinim nga një kafe, që ma ofroi ai, i dhashë me nga shtatë mijë lekë brenda . I kisha taksur për një dhuratë të vogël po të zgjidhja hallin...Ai më pa në sy, u zverdh në fytyrë, dhe foli me zë të dridhur: “ Nuk të mjafton halli që ke? Unë nuk ta bëra për para. E bëra se të takonte dhe nuk mund të rrija pa e bërë atë që më takonte. Por ke të drejtë, kështu është bërë”. Nuk foli më, më dha dorën miqësisht, dhe doli nga kafeneja... Do të takohemi ndonjë ditë, thashë, dhe ja, e takova aty në autobuz me gotën e lypësit në dorë. Ndoshta ndershmëria e katandisi në këtë gjendje? Nuk dinte të vidhte e të gënjente. Këtë na tregoi Llambroja nga Vlora dhe sytë iu mbushën me lotë...
Komentoni
Artikuj te tjere
Mehmetali Rexhepi: Buletini
Poezi për fëmijë nga Ismet Tahiraj
Scarlett Johansson, Vejusha e zezë e Hollivudit
Penelope Cruz, mbretëresha e vërtetë e Spanjës
Demi Moore: Jeta ime, një përrallë
Brad Pitt, njeriu që fshihet pas një telenovele
Denzel Uashington, njeriu që sfidon Apokalipsin
Halit Bogaj: Përjetimet tona të para në Kosovë në kontakt me filmat shqiptarë, posaçërisht me ''Skënderbeun''
Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Ramadan Rexhepi
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore (II) - Caldi versi d'estate
Hasan Hasani: Kurorë sonetike (Cikël poetik)
Albina Idrizi: Zhgënjimi
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (VIII)
Gjon Keka: Institucionet e një planeti tjetër dhe rreziku nga terrorizmi
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore - Caldi versi d'estate
Halit Bogaj: ''Kalorësi Parë''
Naser Aliu: Stacioni i fundit
Nexhat Abazi: Vlerat edukative të mësimeve të Naimit për gjuhën shqipe
Demir Krasniqi: A mund të lirohemi ndonjëherë nga përshëndetjet në gjuhët e huaja?!
Alain Vidon: Greva e ketrave - La grève des écureuils