Halit Bogaj: Ben Huri - Laureat i 11 çmimeve oskarë
| E hene, 17.08.2009, 07:01 PM |
BEN HURI /1959/Laureat i 11 çmimeve oskarëNga Halit Bogaj‘’BEN HURI” është film i popullarizuar historik I realizuar në vitin 1959, regjinë e të cilit e ka bërë Viliam Vajler, me aktorët Çarlton Heston dhe Stiven Bojd në rolet kryesore.Ngjarja e filmit sillet rreth shekullit të parë në kohën kur princin e pasur Ben Hurt të Judesë e tradhëton shoku i fëmijëris/romaku Mesala/, duke e dërguar në internim në anijet ushtarake të Romës.Filmi i fitoi katër Globa të artë dhe 11 çmime oskarë, me të cilin u barazuan””Titaniku”dhe””Zotëruesi i unazave””.Juda Ben Hur është njeri i pasur i Judesë dhe njeri i ndershëm.Numri i ushtarëve romakë shtohet në Jerusalem, kurse në qytet kthehet edhe Mesala, ish shoku i Ben Hurit, por kësaj radhe në rolin e Konsulit romak.Që të dytë në fillim duken të lumtur që e takojnë njëri tjetrin, por e kuptojnë se kanë mendime të ndryshme politike. Derisa Ben Huri mendon se Judeja duhet të jetë e pavarur dhe t’ u përket ebreitëve, Mesala është I bindur se Roma duhet ta sundojë botën.Me rastin e një parakalimi ushtarak pranë shtëpisë së Ben Hurit bie një tjegull e çatisë së kulmit të tij dhe gati e lëndon një ushtarak romak. Për këtë rast aksidental Mesala e fajson Ben Hurin për tentim vrasjeje dhe e dërgon në internim të pakthyer, ngase princi ebreit nuk kishte dashur të bashkëpunonte me okupatorin e vendit të tij.Pra edhepse Mesala e dinte se ai ishte një aksident , por e akuzon mikun e tij të vjetër në mënyrë që populli ebreit të bindej se Mesala ishte një dorë e forte sundimtare në Judenë e Ben Hurit.Dukej se Masala nuk ishte kënaqur vetëm me internimin e Ben Hurit, ndaj ia burgos edhe nënën dhe motrën. Ben Huri nuk mund ta kuptonte se si lakmia për pushtet e kishte verbuar aq tepër Mesalën prandaj betohet për një hakmarrje të sigurtë ndaj tij.Duke ecur I lidhur si skllav, Ben Huri e takoi Jezu Krishtin I cili I dha ujë të pinte në vapën përcëlluese, duke e bindur edhe ushtarakun romak me kamxhik që të mos e ndërpriste aktin e tij humanitar.Qysh në atë skenë hetohet fuqia kolosale e Jezuit I cili për here të pare e shpëton nga vdekja e etjes Ben Hurin.
Vitet kalonin kurse Ben Huri ishte gjendur rastësish në anijen luftarake të konzulit romak Kuintus Arius, I cili e kishte për detyrë nga Cezari romak që t’I shkatërronte anijet e kusarëve maqedonas.Kur anija e tij gati përmbytej, Ariusin e shpëton Juda Ben Huri, të cilin admirali e shpërblen me liri dhe me adoptim si birin e vetë legjitim.Edhepse jetonte në Romën e pasur dhe si djali legjitim I një ushtaraku të lartë, Ben Huri donte të kthehej në atdheun e tij të dashur ku e kishte nënën dhe motrën dhe ku gjithsesi donte të hakmerrej ndaj armikut të vetë të përbetuar I cili I kishte shkaktuar aq shumë dhembje dhe mundime.Pas kthimit në atdhe, Ben Huri e sfidon Mesalën në dyluftimin me karroca kuajsh, duke e mundur kundërshtarin për vdekje me ç’ rast ai edhe duke vdekur dëshiron ta hidhërojë edhe më tepër Ben Hurit të cilit I tregon se nëna dhe motra gjendeshin në Lendinën e leprozave.Më në fund Ben Huri e kupton se deri ku kishte mundur të shkonte urrejtja e çmendur njerëzore e një njeriu të cilin e kishte pasur dikur shok të jetës së vetë rinore.Ben Huri nuk gjente qetësi të brendshme shpirtërore gjersa I takon nënën dhe motrën, por pas kryqëzimit të Krishtit, gjithçka përfundon mire, ngase duke ndodhur çudia, Jezusi ia shëron nënën dhe motrën nga leproza.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.