Cikël poetik nga Menduh Leka (II)
| E marte, 18.08.2009, 07:24 PM |
Menduh Leka lindi në Glloboqicë të Kaçanikut më 03.4.1960. Ka të kryer Fakultetin e Elektroteknikës dhe punon në KEK, Menaxher i një Sektori në Ferizaj. Me poezi dhe prozë është marrë që nga shkolla e mesme dhe që atëherë ka filluar të botojë në revistat e kohës në Kosovë dhe në Shqipëri. Ka fituar në shumë konkurse letrare dhe është prezentuar në librin me poezi të studenteve "Rrjedh e lë Gjurmë" redaktuar nga Faruk Tasholli, në librin e djegur pas botimit (është djegur tërë tirazhi) nga sigurimi serb "Katërmbëdhjetë autorë", pastaj përmbledhjen e poezive " N'Kaçanik" etj. Ka botuar edhe në revistën Ars etj. Është anëtar i klubit letrar Ferizajas "Jeronim de Rada". Së shpejti del permbledhja me punimet më të reja.Jeton në Ferizaj.Flijim(Flijimit,djalit tim që nuk jetoi shumë)Erdhe në jetë engjëll i pafatëTë më krijosh besiminBabi të kërkoi të mos ikjeGjuhën tënde engjullore nuk e dinteVetëm fytyrën e e engjullit ta shihteBabi të përcolli në derën e parajsësVizën nuk e kishte aty për të hyrëAs belbëzimin do të vije një ditë nuk e bërePor më thoshje do të vishë ti te unë një ditëDhe një një çast sigurisht do të vijZogu im i parajsës do më presJe rritur malli na ka marrëJe rritur i pasur je bërë në ëndërr të kam parëNë mbretëri parajse më thoshe jam i parëEmblema tmerriQenë endacakë që ma shkelin syrinKurva të regjura që lëpihenCa politikanë të zymtëPër të parët vepron ligjiNëse i bie ndërmend grupit të tretëPër të dytëtTë tretëve nuk iu han pallaAjo punë rregullohet me ligjTë inatosur që nuk ua lidhëTë tretëtBishtin lëshojnë për ta fshehur lakuriqësinëPuthin të dytëtDhe spërkasin me spermë epitafinRrugë arbërieRapsodi e gjatë Drini i BardhëHerë dhimbja ngritë kokën mbi tingujHerë gëzimi shpaloset në jehonëKaba e thekshme Drini i ZiIa jep gurgullima e dhimbjesIa merr kumbimi i gëzimeveDuhej një çifteli e madhe shpirtiT’i përcillte rapsoditëDuhej një gërnetë e fuqishme zemreT’i shoqëronte kabatëAtdheu mbi dallgëBart mijëvjeçarë mbi supeHijerëndë e pa mëkatePiratria ta mbanë në shenjestër fatinRuaju mos të të rrëmbejnë të marrëtRuaju mos të të befasojnë dallgëtAsgjë nuk duhet të na vjedhin piratëtAsgjë nuk duhet të na gëlltisin dallgëtKumbonte zëri i atdheutPërhapej tokës malit detitSi shkrepëtimëJehona shkonte tej SkenderbeutKëngë për ditën e madheLe të vijnë shtegtarët le të vijnëU kemi thënë gërnetave mos fliniKabatë zgjatin krahët si nositëtPërtej Urës së Qabesë shikojnëLe të vijnë shtegtarët le të vijnëKaba i kemi pritjetAnës e pas anësBilbilat ia marrin këngësIso mbajnë shtegtarëtIso mbajnë të rënëtTë pashkruaratDo të vijnë arkeologë mendimeshDo të gërmojnëTë pashkruarat ti gjejnëDo të ndërmerren ekspeditaDo të mbahen simpoziumeKronistët do të kenë shkruarNë margjina koheDiç do të kenë thënëDo të publikohet lajmiGjetëm vargjeAromë trualli paskanDo të vendoseni në muzeDo ti ktheheni historisëDhuratat e ditëveSecila ditë të sjell diçkaSecila ditë sjell dhuratënKobdhuratënSecila ditë të mashtronTë qëllonUnë laj e lidh plagënNë trupin tënd të shtrenjtëNë trupin tënd të shenjtëPlagë e dashurTë lidhë me lecka lumturieLetër poezisëIk nga thashethemet tollovitëMbyll dyer dritare mos të depërtoj shtërngataSa të kaloj ky rrebesh urbanMos të lagen shkrimi fjalëtFlamoze mos të bëhen tingujt vargjetMos të hyj në ty ky acar ky akullIk nga thashethemet intrigat injorancaRrit shtat në kështjellën tënde të fjalës Të dua të shëndetshme të pastërZemërimi i poezisëKot e mbyll durimin në fjalëhekurÇdo ditë vdesim nga pakÇdo ditë luajmë nga drejtpeshimiPak kujdesemi për ushqim shpirtiPak na pengon zhurma shushurimaFlasim për dekadencëIndustrializim moraliSytë na lotojnë për pejzazhe të blertaEra e parfumit kohorMpinë nervat tona të pafajshmeHamletë të rinj dergjin fruthin ditëvePoeti imDhimbje ka poeziaMuza poetikeTrokite bujarisht në dyert e shpirtit timTërë qenia të njohuIshe ndër më të shtrenjtat frymëzimeKonak kërkove në kullën e poezisë simeNdjenja i bëri zë mendimitMalli ndezi zjarrin në vatrën e shpirtitTë dolën në pritje vargjet metaforat rimatU ule këmbëkryq në krye të odës poetikeTë rrethuan vargjet metaforat rimatZog shtegëtarKe peshë të rëndë dhe udhëtonTë rëndë e ke qeshjenTë rëndë e ke piklliminÇdo kilometër rruge e mbyll mes kopertinave të mallitNdoshta do ta shfletosh këtë album jeteReflekset e qenjes sate të torturuara klithinDeshifrojnë mllefinBrusha e pezmit tënd ka mbetur pa ngjyrëElegji nuk mund ti shkruaj shtegëtimitShtërngata e ofshamave përmbytë fushat plotë tingujFurishëm shkund duhmën e rëndë të shpirtitThithë të njejtin helm të hapësirësTi kalon udhëkryqe tërthorNëse kulla e durimit të trathtonMallko sa të mundeshQeshu e qajZog shtegëtar i kopshtit timPoemë detiPoemat e detit janë si unaza mrekullishëDritë kandili që ndriçojnë rrudhat e rinisëAto janë uvertyrëEpope farkimiPasion të detit janëNë arqipelagun e largëtVala jargët lëpinëE përdhoset koraliKu ti plandos marritëPoemat e detit po vijnëShterret deri në fund detiKërkon poemat e tijPolipët e pagojëE mbufatin koralinPlangtoni noton nëpër poemëEnigmë detiBoka e thërret valënVala e shkund detinTë krijoj poemën e vetBregu i zemëruarTë jetosh pa trazime detiPa nofullat e dallgëveNuk është rëndëTë të lëshohet shtërngataMllefet të të vershojnëMbi gjelbërim e lulelimonëshNuk është lehtëAs koralin e kuq shehAs dëgjon himn pulbardhashRrënkimi i realesRrënkon realja e vënë në rebusë kujtimiE vëerteta përgjaket në thepat e dyshimitNë ballkon të brengës dëshira nuk çelinDashuritë e zëna peng mërgojnëNga ëndërrat ndiqen gogolëtNë përralla nuk pranohen më korbatRënkon realja e vënë në nën rebusëDashuritë kumtojnë flijiminKafeneja e hijenaveKërkoj ëndërrën e vjedhurNë banak shfaqet një ogurCoftinë e ringjallurMakthin profetik ma shalonVizitorë që thithin gjinjtë e njëri tjetritLëpijnë jargë prapanicashCakrojnë me ëndërrën timeSi të zhbëhemSi të bëhem o njeriTaksën e paguaj për pasuri të patundëshmeSeancë pinguinëshMe imazhin polarQyteti zgjohet ankthshëmSeancë pinguinësh nëpër mediaSpektakël ironikTeatër amatorësh politikShajnë thundrakëtTë gjorët pinguinëIson ua mbajnë butakëveMelosin popullorMiratojnë kuloarevePORTRET PËR KORNIZË I DENJË PËR LAPIDAR LIRIE(Shokut tim dëshmor A.Luma)Është një simbiozë madhështore gjakimi dhe flijimi i ngjizur në ndjenjën sublime të atdhedashurisë që shpalosë imazhin e përcaktimit ideor të lartë dhe reflektimin intelektual për lirinë.Këtë trase jetësore që zgjodhe Ti për të ecur aq trimërisht dhe burërisht e shndërroi atë në një fanar që lajmëronte agshol shprese për ditët që do të sillnin sfond lirie .Në atë sfond lirie ai u bë lapidar që reflekton shembëlltyrë mburrje dhe krenarie .Për atë domosdoshmëri monumentale pa të cilën nuk jetohej në robëri sakrifikoi të dhimbshmen për më të shtrenjtën dhe kështu në altarin e lirisë u kurorëzua dëshmor për të mbetur përjetësisht shembëllim për brezat që do të vijnë.Vizioni i qartë dhe gatishmëria për të sakrifikuar hapën horizonte për të riatdhesuar shpresën për lirinë.Reflektoi bujari dhe sakrificë mbi imazhet e vyshkura të realitetit duke dhënë mund e dije deri te ringjallja e ndjenjave sublime , deri te inspirimi për luftën finale për të ardhur deri te dita e Madhe e Lirisë . Por , në këtë stinë të lirisë që aq shumë e pritje për ta shijuar i shndërruar në lulëkuqe zure vend në alenë e nderit.Nga ai kopsht lapidarësh je ti ai që krijove një metaforë lirie.Thirrje për Syvalën1.Syvalë,Derisa po mbaj buqetën e luleshpresave të sjellura nga ti me pliko puhie pranverore, në afshin tim të trazuar stinor përkdheljet valvitin vellon e mejtimit kurse sytë e valëzuar në liqenin e përjetimit kompozojnë himn për dashurinë prallore.Ata sy kurrë nuk do të mbyllen dhe nëpër aletë e amshimit do ta shoqërojnë shtegëtarin e përjetshëm të Syvalës .Por, edhe atëherë kur nëpër gjithësi do të shuhej jeta le të mbetet Syvala e vetmja shkëndi që do ta ringjallte atë me dashuri, me dashuri...2.Syvalë,Mbi luleqershitë e dashurisë shi malli rigon e unë i lodhur kërkoj çelsin e partiturave të melodisë së shtrenjtë duke menduar se tingujt e përmallshëm do ta shoqërojnë dhe shërojnë plagën e blertë të këngës.Në ato momente flora e shpirtit të mugullon e shkallëve të jetës ngjitesh si mbretëreshë.Por , mos harro, vëthi i dëshirave të mia të shenjon , unaza e dashurisë të shtërngon kurse gjerdani i premtimit të çfisnikëron.E ti thuaja këngës pa mua çapkënja Syvalë , thuaja...3.Syvalë,Në motiv hyn e shkrinë metafora.Në kurorë dashurie qëndisë relieve ëndërrash dhe në kopertina meditimesh vendosë dromca kujtimesh.Mos lejo që psherëtimat të ndalin këngën dhe premtimin sepse do të digjet ajo magji e syve,ajo magji që është muzë përjetimesh më shpirtërore që të ka dhuruar perëndia.Atë nektar të atyre syve që rrezatojnë dashuri dhe ato sinjale vezulluese afshërore nga shikimi yt i valëzuar falja atij shtegëtari që po të këndon serenadën e gjithë magjive të botës.Për një çast le të ndalen edhe zemrat edhe koha edhe toka edhe dielli.Perëndia le të uroj edhe njëherë për ringjalje dhe atë dashuri përjetoje . Shijoje atë dhuratë të pagëzuar dashuri deri në fund .Atëherë le të rifillojnë edhe magjia edhe gjithësia...Album dashurieShfletoj përmallshëm albumin e dashurisëFlora e pejzazheve të kujtimit më pushtonSkica e tabllo nga stina e djalërisëPuhizë e lehtë valvitë ndjenjat dhe i zbulonRënkon realja nën rebusë kujtimiMejtimi shpalosë fletët e afshit metaforëFrymëzimi vjelë vreshta mendimiMë shtrydhë më shtrydhë ai buzëgaz vashërorKur kitara shpirtërore thehet klith melodiaNëpër pentagramin rinor vjellë vrerëNë partitura dashurie vdes simfoniaDo ti gjej grunajat e shpirtit në kujtimeDhe puhinë e ringjallur oj SyvalëMuza ime e pëjetshme moj mike moj trimeNë pushimore shpirtiNë pushimore shpirti më tretë vetmiaFrymëzimi noton nëpër liqejt lotorëMotivet fluturojnë e shtegëtojnë kujtimet e miaPres të më kthehen me premtim prallorPres në pushimore shpirti ngushëlliminShpresën që këndellë mallin tim të fjeturNë teracë të brengës pi heshtjen e hidhëriminCa vargje peng të mbetura vë në letërNjë nga një do ti mbledh këto vargje fluturaGërshet do ti lidhi me durimKurorë do të mbijnë më të bukuraNë Pubin e krimbaveTi dëgjosh si gumëzhijnëPrekin njëri tjetrit vitheveNisen për gjah udhëkryqeveBesdiset qyteti nga lavrat e tyreTë gjitha nevojat i kryejnë kahdoEdhe oreksin edhe seksinNjë replikë e ashpër në kuvendPër tender dezinfektimiAtyre nuk ju kërkohet tatim në pronëAs për afarizëmTi dëgjosh si gumëzhijnëDhe fërkohen mes këmbëveHarrim i bukurNë fund të pritjes po të presSomnabul me fjongo të bardhëHeretik mediatikAi purgator heshtje pse dridhetZilinë përdhunonKondomë falas jep liriaNë fillim të pritjes të pritaFlertoje kombtarishtNë ditën e pavarësisëNe fillim të pritjes të thirraNë fund të pritjes nuk të presJe nje harrim i ankthshëmQë po vdesPo vdesVdesKumti i humbjesTi asnjëherë nuk e hetonMomentet e humbjes vijnëTi vjelë flokun e mërzisëSa vonë bëhet sa vonëErëkeqja ndarje krumë pjellSa vonë bëhet sa vonëDuke pritur me zjarr në sedërTë bëhem idiot i hiritFlas e bërtas e pëlcasShaj e vajZhveshem lakuriq nate bëhemZhbirohem e tundohemTërbohemNudo qëndroj në linjë msmDerisa ti një sms ta më dërgoshSodomistët e ferizhanitKur është festëSodomistët e ferizhanitShkarkojnë mëkatet te xhamia e madheTe engjulli i rojesPak kohë ata janë engjullorëPak kohë qytetit i pushon arteriosklerozaKur nuk ka festëShtohen dozat e kontaminimit në qytetBarkqiturat rrisin nivelin qytetarKollarucët lëpijnë sedrën e njëri tjetritCa maniakë të dremisurGlacojnë mbi kërshërinë e tjerëve
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.