Kulturë
Halit Bogaj: Prof. dr. Islam Krasniqi ’’Bibliografi’’...
E marte, 18.08.2009, 06:25 PM

Nga Halit Bogaj
Libri për të cilin e kemi fjalën është një e arritur shumë e rëndësishme në Lëmin e pedagogjisë ngase autori i hyri një pune shumë të vështirë por të palodhshme për të realizuar një qëllim për të cilin kishin nevojë breza të tërë shkencëtarësh dhe studiuesish nga Lëmi i pedagogjisë nga të dy anët e atdheut.
Libri shoqërohet edhe me një parathënie të thuktë e cila tregon mënyrën se si duhet të përdoret Bibliografia e cila ‘’Është një tregues i zhvillimit e përsosjes së gazetës, revistës a të publikimit tjetër të cilit i referohet’’/citat i autorit/.
Ky libër vërtet është një sihariç i madh për të gjithë ata që dëshirojnë të merren me studime nga lëmi përkatës por edhe për ata që kanë nevojë ta gjejnë lëndën dhe materialin e botuar në periudhën e theksuar në titullin e këtij shkrimi, përkatësisht të Bibliografisë për të cilën flitet.
Kjo Bibliografi është përpiluar gjatë qëndrimit disavjeçar të autorit në Universitetin shtetëror të Tiranës mes viteve 1979-1980, në atë periudhë kur kishin filluar kontaktet mbarëkombëtare të popullit tonë , të cilat u ndërprenë, siç e dimë të gjithë, pas ngjarjeve të vitit 1981 kur filloi edhe rrënimi i Autonomisë së Kosovës.
Mes tjerash autori thotë’’Se përmes këtij libri do të pasqyrojmë rrugëtimin dhe rritën tonë të përsosejs së gazetave dhe revistave arsimore- pedagogjike në gjuhën shqipe’’
Me durim, vullnet dhe përkushtim të madh ai i hyri një pune titanike e cila do të dalë në dritë vetëm pas çlirimit të vendit, ngase Kosova pas okupimit të saj të hekurtë mezi mbijetonte e mos të flasim për botimin e librave të tjera për të cilat kishim dhe kemi nevojë shumë të madhe.
Islam Krasniqi është njëri ndër personalitetet më të shquara në lëmin e pedagogjisë i cili gjatë tërë jetës së tij u mor me edukimin e brezave tanë , duke kontribuuar deri në maksimum në orvatjet e tij të gjithanshme për ta ndritur sa më tepër këtë popull nga fushëveprimi i vetë me ndikim të madh.Ai është autor edhe i dhjetra librave të tjerë me rëndësi tlë madhe pedagogjike të cilat u shërbejnë studentëve,nxënësve dhe shkencëtarëve në punën e tyre të mëtejme.
Tani së fundmi/pikërisht në fillim të këtij viti shkollor/, bashkë me pedagodun e ndjerë agim Deva, përpiluan Abetaren më të re për fillestarët tanë shkollorë/sipas metodave më moderne evropiane/ e cila është botuar në qindramijra ekzemplarë dhe ka pasur sukses të madh gjatë përdorimit të saj.
Ajo Abetare shquhet edhe për botimin e saj luksoz me të cilin kënaqen fëmijët dhe e cila ndikon pozitivisht në disa drejtime, përfshirë edhe aspektin psikologjik të nxënësit të klasës së parë.
Gjithashtu duhet theksuar se kjo Abetare është edhe një thesar tjetër në vete ngase posedon Çelësin/një aneks tjketër në vete/ i cili tregon metodën sipas së cilës duhet vepruar mësimdhënësi.
Profesori i dashur Islam Krasniqi është njeri modest, i afërt dhe komunikativ me të gjithë. Para lufte për dhjetë vjet të tëra ishte Dekan i Fakultetit përkatës, duke dhënë kontribut të madh në sistemin tonë paralel kur armiku ynë i egër na i ndaloi të gjitha shkollat e mesme dhe fakultetet tona, duke na i lënë vetëm shkollat fillore/kinse shqiptarët nuk janë të denjë për shkollim të mëtejmë/ me ç’rast u bënë edhe njëherë shumë qesharak para botës së civilizuar dhe demokratike, ku edhe për pakicat shumë të vogla kombëtare ekzistojnë shkolla dhe fakultete!
Islam Krasniqi, bashkë me kolegët e tjerë të shumtë /dhe me një ushtri të tërë mësimdhënësish, të cilët kanë mbetur në historinë tonë të arsimit/ u orvatën me mish e me shpirt që ta shkollonin këtë popull edhe në kushtet më të vështira kur u rrezikohej edhe jeta.Këtë e dimë të gjithë ndaj edhe iu falenderohemi për mundin dhe sakrificën e tyre të pakursyer për të arritur në këtë ditë të sotme në të cilën jetojmë të lirë dhe të pavarur në shkollat dhe fakultetet tona publike dhe private, ku Islam Krasniqi dhe të gjithë të tjerët ushtrojnë profesionin e tyre iluminist pa frikën se policia serbe do të hyjë për t’i nxjerrë nga klasët ku zhvillojnë mësimin.Pra jetojnë dhe veprojnë në shtetin tonë të lirë i cili ishte ëndërr e qindramijra njerëzve të gjallë dhe të vdekur që të arrihej kjo ditë e shenjtë, e lumtur dhe e pritur me dekada të tëra.
Islam Krasniqi dha kontribut të madh kudo që ishte, kudo që flste dhe ligjëronte, duke na lënë përshtypje të shumta me elokuencën e tij të këndshme dhe me spiegimet e hollësishme përkitazi me tema të ndryshme edhe nga jeta e përditshme politike dhe shoqërore.
I mbështetur përherë në optimizmin e tij të madh për ardhmërinë e Kosovës, ai edhe para luftës na tjepte forcë se e ardhmja jonë do të jetë shumë e ndritur dhe se armikut tonë shekullor i ishin ngushtuar të gjitha rrugët.
Ai ishte edhe në radhët e para të protestave të studentëve kur policia e tërbuar serbe, para syve të botës, në mënyrën më barbare i rrahu dhe i përgjaku studentët dhe profesorët tanë, në krye me Rektorin Ejup Statofci. Atëherë e pa edhe mbarë bota se duhej të merrej diçka urgjentisht që ky popull të çlirohej nga kthetrat mesjetare të obskurantizmit serb.Ajo Protestë historike studentore i tregoi edhe njëherë armikut tonë të paduruar se ky popull dhe kjo liri nuk kishin rënë në gjumin letargjik, siç mendonte regjimi i paduruar i cili i kishte shtrirë kthetrat e veta në të gjitha poret e jetës sonë të përdishme.
Islam Krasniqi ishte aktiv edhe pas luftës duke e pranuar postin e Drejtorit të arsimit dhe shkencës për Kosovë/i cili ishte në nivelin e minitrit të sotëm përkatës/.Edhe aty për një kohë të shkurtër u përpoq të jepte kontribut sa më të madh në saje të përvojës së tij të gjatë pedagogike.Ai është ndër pedagëgët më të shquar jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri.
Komentoni
Artikuj te tjere
Blerim Rrecaj: Shënime për ditën e sotme
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore (IV) - Caldi versi d'estate
Arsim Halili: Intervistë me Prof. mr. sc. Jetulla Haliti – piktor
Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Hysen Këqiku
Baki Ymeri: Prezantime të denja shqiptare në trojet rumune
Cikël poetik nga Menduh Leka (I)
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (IX)
Vangjush Ziko: Silueta poetike
Halit Bogaj: Ben Huri - Laureat i 11 çmimeve oskarë
Skandal ne Tropikal, mashtrim me Pink nga "Venue"
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore (III) - Caldi versi d'estate
Blerim Rrecaj: Nën hije të një druri te stacioni i autobusëve
Filloi Seminari i 28-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Demir Krasniqi: Synetitë me uniforma të Sulltan Pekmezit
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (IV)
Daut Demaku: Njëqind vjetori i vdekjes - Dita e rilindjes së Xhemajlit
Llemadeo: Portreti i Krishtit...!
Sinan Sadiku: Një botë e pasur poetike
Musa Ahmeti: Gjon Nikollë Kazazi, një kopje e rrallë e veprës zbulohet në Vatikan
Halit Bogaj: Shemsi Mehmeti ”Të huaj në tokën tonë”