Kulturë
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (X)
E marte, 18.08.2009, 06:42 PM

Nga Përparim Hysi
1.Titullaria unë dhe kolegia
Titullari unë dhe kolegja punojmë bashkë,në një zyrë
Kolegia është e bukur,ndjellëse dhe fytyrën e ka si pasqyrë.
"Lodhet" titullari se ka goxha punë të "rëndë"
Dhe që të "çlodhet" duarët mbi supet e koleges
i ka vënë.
Kolegia këndellet,tani titullarit puna i bëhet"pëndë!"
Nga unë as që ndruhen( po unë re as i kam"vënë?!")
Ama, një pyetje aty për aty e ngre:
-Ç'ndodh mes tyre kur unë nuk jam "atje?!!!"
Kësaj pyetjeje gjegjen ia ka gjetur,me kohë,titullari im
Tri herë në javë,më dërgon me "shërbim..."
19 gusht 2001
2.Ik,moj,ik!
Ik,moj ik,se të zu vapa
Se jaranin e ke prapa
Të zu vapa dhe të djegë
Dhe jarani pas të ndjekë
Hall nga vapa,hall jarani
Sa mëdysh të ndahet xhani
Më së fundmi,mëndjen top
Me jaranin ktheheni tok.
S'pyet në vapa a të djegë
Sa jaranin vapës pjek
E djersitesh,e zjarritesh
Nëpër zjarre,me të digjesh.
19 gusht 2001
3.Ah,si më je!
Ah,se si më je!Mu si kalli misri!
E humba unë se,u treta,i gjithi!
Ai trup i drejtë si me porosi
Seç më kapën "dreqtë" nga ti,omoj xhindi!
Ç'të duhet kalemi që ke vënë në vetulla
Se ti më je mademi,o moj trupshigjetlla
Pale faqja jote,shih si llamburit
Unë që thuaj,zotrote,dua të kullufit.
19 gusht 2001
4.Një ftujake
Një ftujake 18-bukëshe,para meje bën sfilatë
Një e dy dhe sa më sheh,i hap dhëmbët,ashtu,"fap".
Aj haptasi seç më ndjellë dhe më bën një isharet
Epo s'jam unë mëndjefyell(për këtë jam dreqivet?!)
Sado që unë s'kam moshë,që të vete me atë
Nuk e lë t'më heqi"osh",do ngre"lakun" që ta zë.
Në e zënça,e di vet;se si vihet nën fre
Epo fajet i ka vet: shih si qesh...që olele!!!
13 gusht 2001
5.Requem për dashurinë
(në vitet '60 -të)
Të bukurën,kaçuerelen rini,na e përçdunuan
E veshën me "ferro-beton",kominoshe e shallë aksionesh
Dhe lirikën e bukur që dilte zëmrave e sakatuan
E gjuajtën me saçme të rënda; e mbytën me dogmakodesh*
Pak,po të shkelje këtë"dogmë",mbi ty lëshoheshin me anatema
Fillonte"golgota"e ngjajshme me një Ferr
Mos kujtoni seç shkruaj,hyjnë në legjenda
Qe një kohë që të hante qeni Cerber.
Polifemi si një flagjelatë me një sy
Kish vënë"periskopin" dhe vriste çdo gjë të bukur
Lirikat dhe dashuria jetonin si në asfiksi
Se i tillë qe regjimi;ai regjim aq i paskrupull.
*dogma ideologjike të partisë
13 gusht 2001
6.Po ikën blerimi nga vargjet
Blerimi nga vargjet po ikën
Siç duket po thahet "bari"
Dhe sharmi që kishin vargjet po ikën
Ku ta gjej blerimin,unë,qyqari?
Frymëzimi,siç duket,shteri
Dhe krojet ku pija po thahen
Mbi vargje një pah zu të bjeri
Dhe shpesh me vargjet zë hahem.
Mbi vargjet sikur po mbinë myshk
E shoh sikur poezitë gulçojnë
Kjo gjëndje e tyre më mpik
Të ikurit nga vëndi,kështu e pësojnë.
12 gusht 2001
7.Vjen një çast
Vjen një çast,vjen një çast
Një mike që ty t'u qas
Të kërkon ty "gurelmaz"
"Gurelmazi" rri tulatur
Ti rri si pulë e lagur.
9 gusht 2001
8.Unë jam humbës i madh
Unë rreshtohem ndër humbësit e mëdhenj
Askush,si unë,s'ka humbur kaq shumë.
Jam si ata gjeneralët humbës në betejë
Se gjithçka të mirë kam humbur unë.
Humba shtëpinë,plangën,punën
Qetësinë dhe humorin e humba
Më gjeni një tjetër,të ketë humbur si unë
Po shokët e miqtë a nuk i humba?
Humba tharmin që kishte Shqipëria
Sensin e gjërave,pothuaj,e humba
Këtu,në kurbet,mbytur jam nga mërzia
Dhe për ç'shkruaj:ja firma dhe"vula..."
9 gusht 2001
9.E ç'do babai?
Ta zë pritën tek burimi
Se më kot unë nuk jam"trimi"
Mu aty unë të pres fshehura
O moj argjend-dedhura!
Se trejasa aq sa plasa
Që të dalësh ti përjashta
Mezalla,s'të lë yt atë
I pret drutë me të vjetërsëpatë!
Ndaj u fsheha tek burimi
(jo se më mungon guximi)
Por yt atë dua të mos na shoh
Moj argjend e derdhur-o!
Dhe aty,tek burimi
Me ty"mbush ujë",Përparimi?!
Më pastaj... më pastaj?
E dimë vetë,e çdo babai?!...
8 gusht 2001
10.Dhe më thoshe
Dhe më thoshe,dhe më thoshe:
-Sa e ëmbël puthja jote!
Prandaj puthëm shumë e shumë
Se nuk ngopem me ty unë.
Unë,po dihet,jam bujar
Puthjet i kam si kapar
Mirëpo ke parë,mora zjarr
Sulem,sulem si i marrë.
Edhe bëhem zjarr e tym
Të la mëndja,Përparim?!
Ku u nise dhe ku sose
A nga vapa u marrose?
U marrose,të la mëndja
Po kërkon ca"punë të rënda"
E fillove veç me puthje
Pa më thuaj,ç'bëre më tutje?!...
8 gusht 2001
Komentoni
Artikuj te tjere
Halit Bogaj: Prof. dr. Islam Krasniqi ’’Bibliografi’’...
Blerim Rrecaj: Shënime për ditën e sotme
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore (IV) - Caldi versi d'estate
Arsim Halili: Intervistë me Prof. mr. sc. Jetulla Haliti – piktor
Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Hysen Këqiku
Baki Ymeri: Prezantime të denja shqiptare në trojet rumune
Cikël poetik nga Menduh Leka (I)
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (IX)
Vangjush Ziko: Silueta poetike
Halit Bogaj: Ben Huri - Laureat i 11 çmimeve oskarë
Skandal ne Tropikal, mashtrim me Pink nga "Venue"
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore (III) - Caldi versi d'estate
Blerim Rrecaj: Nën hije të një druri te stacioni i autobusëve
Filloi Seminari i 28-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Demir Krasniqi: Synetitë me uniforma të Sulltan Pekmezit
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (IV)
Daut Demaku: Njëqind vjetori i vdekjes - Dita e rilindjes së Xhemajlit
Llemadeo: Portreti i Krishtit...!
Sinan Sadiku: Një botë e pasur poetike
Musa Ahmeti: Gjon Nikollë Kazazi, një kopje e rrallë e veprës zbulohet në Vatikan