E hene, 29.04.2024, 04:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XI)

E enjte, 20.08.2009, 07:35 PM


Vargje të shkruara në gusht (XI)
                      
Nga Përparim Hysi
            
1.Telefoni

Telefoni jujaj ma shkurtoi distancën
Dhe t'hu më solli mall
Sa jam gati të bëj pulëbardhën
Të vij e t'ju shoh sa më parë.
 
Se malli keqas mua më ngrreu
Më nuk mundem të duroj
Telefoni si me thikë e preu
Ndaj plaga më dhëmb,moj!
 
Të vij aty që të gjej shërim
Dhe plaga të më vërë korë
Ta dish,sa vuaj,o shpirti im
Do më bëheshe "doktor..."
                
24 gusht  2001
              
2.Premtimet

Ti më mbushe plot premtime
Dhe mandej...veç heshtja e gjatë
Mos vallë e bën kastile
Që t'më mbushësh me inat?!
 
Heshtja e gjatë,të mbush dyshime
Inatçi,s'do mend,më bën
E ku vajtën kaq premtime?
E ku vajtën,përnjimënd?!
 
Në se mëndje ke ndryshuar
(se i gjalli,thonë,lëviz)
Pse një lajm nuk më ke çuar
Që premtimeve t'u vë vizë?!
 
T' u vë vizë,të nxjerrë  inatin
Heshtja jote,qartas flet
Ti rehatin,unë rehatin
Dhe s'u bë aspak qamet...
               
24 guhst 20001
              
3.Kur të putha

Kur e putha tënden buzë,
Kur duarët lak mbi qafë m'i vure
Në u dogja dhe u bëra shpuzë
Zjarrin ti ma vure.
 
Kur piva unë gjirin tënd,
Dhe duarët mbi qafë bëre"kular"
Thashë:le të vdes në vënd
Të bëhesha hi nga yti zjarr.
                
24 gusht 2001
               
4.Plasa

Plasa,plasa me të lutur
Që t'më jepje një të puthur
Po s'dorëzoheshe ,mezalla
Se bishtnon,e merr shaka.
 
S'është shaka,po kam mall
Dhe m'u kthye,gati,hall
Sa shoh buzën që po dridhet
Goja ime s'di pse"lidhet".
 
Lutu,lutu... gjithçka kot
Aha,më,nuk duroj dot.
Më së fundi,bëhem "trim"
Dhe të puth pak me"sforcim"
 
Puth e puth...dhe s'ndjej të ngopur
Oh,sa kohë që krejt jam "lodhur"
Por seç ndodhi,shih pas pak
Më puth ti(the:-Do marr hak...)
                
24 gusht 2001
             
5.Kalimera Poetike e Ulqinit

Nëpër dallgëzën e detit
Që e shtyn me vrull era
Poezia mbarëshqiptare
Seç buçet tek"Kalimera" *
 
Metaforat hedhin valle
Përmjet dallgëve dhe erës
Dhe aty recitojnë vargje
Një nga një të gjithë Poetët.
 
Mbi kështjellën historike
Mu aty,në Ulqin
Ku Servantesi,dikur rob,
Dashuroi me një Dylqinj.
 
Kur i sheh me radhë Poetët
Recitojnë poezitë
Thuaj aty janë gjithë "profetët"
Me mesazh për dashuritë.
*kështu është quajtur nga vet Poetët
                  
21 gusht 2001
           
6."Mjelma"

Në faqen e liqenit si qelqe
Një "mjelmë" po lahet mirë e mirë
Unë,fshehurazi,shoh si me "lente"
Fshehurazi,se jam pak "qafir"
 
"Mjelma" lahet për shtatë qejfe
Kujton se njerëz përqark s'ka
Po syve kot s'u kam vënë"lente"
Dhe "mjelmën" me sy e "ha".
 
Ajo e çan ujët me pashë
Dhe herë zhtyet apo "mbytet"
Po syri im është trazovaç
Mezalla,se i shqitet.
 
Befas,më sheh mua ,qyqarin
(padashje,kryqëzuam sytë?!)
Pastaj unë bëra "ikanarin"
Dhe"mjelma" në liqen u zhyt...
                 
21 gusht 2001
             
7.Për vete

Dhe hundën,dhe kokën të madhe i kam
Po sytë si dy prushe i kam ndezur
I bukur si Esenini nuk jam
Por kjo punë s'më ka prishur,patjetër.
 
Nëse valle hedhin thinjat mbi kokë,
Në se mjekrrën,tani, e kam gjëmb,
Ta dini:zëmrën dhe shpirtin i kam valë të ngrohtë
Për vuajtjet e njerëzve,shpirti më dhëmb.
                 
22 gusht 2001
              
8.Merakun që kam

Meraku që kam,ende më grryen
Mundësi nuk patëm të dy.
Së fundi,se ç'kam:në letër do ta them
Se me gojë,ja që nuk pata mundësi.
 
Se zëmra më rreh e më rreh me çekan
Aq sa rënkoj si i plagosur
Mall të madh për ty,moj,kam
Sa,siç e sheh,jam "dreqosur"
 
Tani seç kam,ta thashë
Dhe pres nga ti një përgjigje
Për mua ti je veç ilaç
Pa ty, jeta :me "hije..."
                   
22 gusht 2001
               
9.U plakëm

Dhe u plaka,dhe u plake
Po s'u ndanë ca merake
Ca merake,sa të rënda
I di shpirti,i di zëmra.
 
Qemë të rinj,ndezur si flaka
Merak kishe,merak pata
Zjarri ndezur qysh atëherë
Jo.Nuk shuhet asnjëherë.

22 gusht 2001

11.Të mos harrojmë!

Të mos harrojmë:21 gusht 1968
Kur ushtria sovjetike pushtoi Çekosllovakinë
Digjej studenti,JAN PALASH,në një shesh
Për pushtuesit,si çek,tregoi neverinë.
 
Të mos harrojmë 21 gushtin 1968!
Se,ndryshe,nëpërkëmbim historinë
Kjo ditë sinjfaktive le të jetë:
-Pushtuesit,të gjithë,na sjellin neverinë.
                      
21 gusht 2001


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora