Kulturë
Arsim Halili: Seminari i 28-të ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës shqiptare
E merkure, 19.08.2009, 09:51 PM
Pjesëmarrës në Sminar |

Nga Arsim Halili
Dinamikës së jetës në Prishtinë, këto ditë gushti, ju ka shtuar evenimenti tradicional kulturor e shkencor , Seminari i 28- të ndërkombëtar i Gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare. Seminari, organizohet në lokalet në Fakultetit Filologjik në Prishtinë. Organizatorë të seminarit: Universiteti i Prishtinës dhe ai i Tiranës. Drejtor i seminarit të 28-të, është Prof. Dr. Liman Matoshi. Përgjegjës i kurseve dhe referimeve të gjuhësisë: Mr.sc. Sala Ahmeti, kurse përgjegjës për referimet e letërsisë: Prof. Dr. Agim Vinca.
Në seminar marrin pjesë: 120 seminaristë ndërkombëtarë të fushave të ndryshme profesionale, por që kanë interesim për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Seminari ka filluar punimet me17 gusht dhe mbaron me 28 gusht 2009. Temat janë të reja nga fusha e gjuhësisë dhe letërsisë e kulturës shqiptare. Pos kurseve të gjuhës, mbahen edhe referime të ndryshme shkencore në fushën e gjuhësisë dhe të letërsisë. Vizita institucioneve kulturore, arsimore e shkencore si dhe monumenteve të ndryshme historike. Temë boshte nga Gjuhësia do të jetë:” Shqipja e folur dhe shqipja standarde” ndërsa nga fusha e letërsisë “ Romani i sotëm shqiptar ”Sipas fjalëve të Dr Liman Matoshit- drejtor i seminarit, interesimi për pjesëmarrje është i madh si nga vendi, po ashtu edhe nga jashtë, por fatkeqësisht nuk kemi mundur t’i përfshijmë të gjithë në agjendën e programit të sivjetmë të seminarit për arsye objektive. Gjatë dy ditëve të fundit të seminarit me referencat e tyre do të paraqiten:
- 62 kumtesa nga fusha e gjuhësisë
- 65 kumtesa nga fusha e letërsisë
Ditën e dytë të seminarit: më 18. gusht. 2009, e përcolla këtë seminar për media.
Në agjendë të kësaj dite me Ligjëratën e tij u paraqit Akademik Sabri Hamitit, e cila ligjëratë i referohet, veprimtarisë Atë Zef Pëllumbit. Ndër të tjera Akd. Hamiti, theksoi:
“Lexuesi e kupton mirë, se unë nuk jetova asnjë shekull të vetëm. Vendi në të cilin linda, ngjarjet në të cilën jetova, rrethanat e ndryshme globit tokësor, e të jetës teme më sollën atë fat, apo atë fatkeqësi, thuaj si të duash që unë të jetoj si në kohën e gurit! Unë nuk jam i kënaqur me gjitha këto ndodhi të shek XX ! Unë kam aspirua gjithmonë një epokë tjetër të ardhme për njerëzimin! Do të vijë ndonjëherë ajo!...
Atë Zef Pëllumbi “
Teksti fundit në formë testamenti nga Zef Pëllumbi.
Me këto fjalë e fillon referencën e tij Akd. Sabri Hamiti, për të vazhduar rreth veprimtarisë së tij krijues, ku fokusohet më tepër te vepra “Rrnoj për me tregue”,pastaj “Françeskanët e mëdhenj”. “Rrnoj për me tregue”, është një vepër me titull universal dhe tragjik. Misionari duhet ta paguaj detyrën me jetë. Ky përkushtim e përbetim e ka përcaktuar për gjithmonë jetën e Zef Pëllumbit, si misionar e shkrimtar. Kurse libri i tij përmban gjithë dramatikën e këtij përkushtimi.
Gjatë kësaj dite, shfrytëzova rastin edhe të marrë disa prononcime të seminaristëve vendore dhe ndërkombëtar: lidhur me përshtypjet e seminarit, pastaj komunikimi në gjuhën shqipe, përshtypjet për Kosovën etj.
Fadil Maloku ( kritikë letrar) shprehet seminari për çdo vit ka prurje të reja dhe se interesimi për gjuhën letërsinë dhe kulturën shqiptare është në nivel të kënaqshëm nga ndërkombëtarët. Edhe Ardian Dola nga Universiteti i Tiranës, thekson: se ka tema të rëndësishme në këtë seminar dhe se e gëzon fakti për pjesëmarrjen e shumtë të seminaristëve të huaj.
Eizabeta Shebyl( Francë) Ernest Fener ( Kanada) Matrivo Manoso( Rusi) Klaudia ( Gjermani) Mituhansi( Gjermani) Mario Dobreski( Rumani).
Kryesisht vijnë për të dytën ose për të tretën herë, I pëlqen gjuha letërsia shqipe dhe kultura shqiptare edhe pse shprehen se gjuha shqipe është gjuhë e rëndë për komunikim, por kjo nuk do të thotë edhe për Mario Dobreski nga Rumania, i cili e flet gjuhën shqipe rrjedhshëm dhe punon përkthyes i gjuhës shqipe në Rumani, si dhe në revistën “ Miku i shqiptarit”.Për Kosovën kanë mendim pozitiv të gjithë pjesëmarrësit e prononcuar. Sipas organizatorit të seminarit, vërehet një pjesëmarrje e organizuar e seminaristëve me numër më të madh nga SH. B. A .
Seminari vazhdon punën edhe ditëve tjera, në bazë të agjendës së paraparë nga këshilli drejtues.
![]() |
Sabri Hamiti |

Komentoni
Artikuj te tjere
Mexhid Yvejsi: Jeta, Ramazani dhe Kur'ani
Alfred Papuçiu: Poezitë e zviceranit Alain Vidon dhe shqiptari fierak , poeti Përparim Hysi
Demir Krasniqi: Flet me brushë Demir Behluli
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (V)
Jeton Kelmendi: Ka etje Nëna e Dritës
Agim Gashi - Drenica: Vargje nga bregdeti
Agim Gashi: Me vepër mbillet dashuria
Cikël poetik nga Sose Dumani
Cikël poetik nga Menduh Leka (II)
Alain Vidon: Fluturimi
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (X)
Halit Bogaj: Prof. dr. Islam Krasniqi ’’Bibliografi’’...
Blerim Rrecaj: Shënime për ditën e sotme
Engjëll Koliqi?: Vargje të nxehta verore (IV) - Caldi versi d'estate
Arsim Halili: Intervistë me Prof. mr. sc. Jetulla Haliti – piktor
Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Hysen Këqiku
Baki Ymeri: Prezantime të denja shqiptare në trojet rumune
Cikël poetik nga Menduh Leka (I)
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (IX)
Vangjush Ziko: Silueta poetike