E premte, 02.05.2025, 07:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (V)

E merkure, 19.08.2009, 07:27 PM


Jan Michal Stuchly
Jan Michal Stuchly

POEZIA MODERNE POLAKE

 

JAN MICHA? STUCHLY

 

(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja:

  Mazllum Saneja)

 

 

SELBSBILDNIS

 

PORTRETI IM

 

Dëshiroj si Dorian Gray

që në portretin e Oscar Ëildit

te marr fuqinë

të mposht kohën

 

Dëshiroj

qe çdo portret imi

të jetë pasqyrimi më i bukur

i rinisë

 

Dëshiroj

që sikur vetëm

një portret i zgjedhur

autoportret

të jetë kryevepër artistike

 

Dëshiroj

që si autoportret dhe model

 

   mos hidhet fshehtas

po i ngazëllyer me magjinë e jetës

dhe

Leben ëie Genus… genißen

 

PËR ELIZEN…ANNA

 

Këndo fjalët

që ajo nuk i dëgjon

 

 

dita fillon

pulsom me Ritom

 

ngul sytë

që ta dëgjosh

 

duke përshkuar i dëshiron

lidhjet e papërshkrueshme të notave

fshehtësitë e melodisë

ritmet e shpirtit

 

derisa në muzikë

je laik

ndonëse thellë e ndien

forcën e saj qetësusese

aftësinë e ndijimit

të mendimeve tua shqetësuese Anna

 

dhe  i këndojnë fjalët

që nuk i dëgjon

Anna

 

dita fillon

me ritëm pulson

 

diku larg

qetësohet muzika

 

DITARI

 

Diku  në fshehtësi

Shkruaj

Ditarin

tagebuch

 

As vetë nuk di

Përse

Dhe kujt

Për cfarë

 

ditarin

e shkruaj

ndonëse

fletoren dhe kartat e saj

mbeten të zbrazëta

 

megjithëkëtë

përditë

unë shkruaj

ditarin tim

 

dhe kridhem

thellë

në mendime

 

DRITARJA

 

Vienë,  Albertgasse 40/15

Pragë, Kobylske Namesti I

Krakóë, Kanonicza 21

Ëro?aë, Podëale 5

Racibórz, Mickieëicza 7/2

 

Pllakati: avokat, rechtsanëalt, avokat

Kancelaria, kanzlei, zyra e avokatit

 

Profesioni  … më  i vjetër… ndër me të vjetrit

 

Profesioni i lirë

Secili ka dritëhijet

 

Për ca… me mite përfitime të mëdha dhe

me prestigj të dyshuar

Për të tjerët… me fillin e shërbimeve për njerëzit

ku  fati i preku anën e vrazhdë të jetës

në kulmin e fateve të ndërlikuara

në labirintet e tyre njerëzore

 

dhe kalimtari

duke ngritur sytë lart

çdo ditë shikoi deri vonë

dritën në dritare

të zyrës së avokatit

 

Heret në mëngjes

në rrugë

organisti i bie organos

paguan për dhuratat e parashikuara me muzikë

këto melodi i kumton tërë bota

deri në të kaluarën kah rinia

 

Pasnesër

kalimtari

nga shprehia shikon lart

në dritare errësirë

nuk ndriçon

 

Në tavolinë të zyrës

akte të hapura

“thirrja” e pakryer në gjyq

dhe jeta që vjen pas

 e përfunduar

 

 

Avokati yt jo djalli

Doli

Dhe nuk u kthye më

 

Vdiq

 

Kalimtari

me mosbesim përsërit

 

ai  ka vdekur

Er ist Tod

On zemžel

 

Obobo

cfarë pati

 

ai ishte i gjalle

në zyrë e pashë

 

dje

 

MARATONISTI SIZIFI

DHE EKZISTENCA NJERËZORE

 

Themeluesi legjendar

i Korintit

për dinakërinë e papërshkrueshme

që ranë viktima madje edhe perënditë

 

i goditur nga rrufeja

i hedhur ne Tartar

dhe i dënuar

 

për rrokullisjen e gurëve të  mëdhenj

nga një lartësi

duke i prurë sërish

në vendin e mëparshëm

 

duke qëndruar i deëshpëruar

dhe i molisur

Sizifi

thelle mendoi

dhe me sy lutës

iu lut Zeusit

që dënimin ta zëvëndësoj me vrapim

që mori pjesë edhe Filippi

 

dhe me kalimin e kohës - vrapimit

maratonistit të Athinës

që të mposht trasenë

iu është dashur të përdor

abolicionin ndaj Zeusit

 

Dhe Zeusi

u pajtua

ndonëse

këtë nuk e pa Sizifi

derisa korieri Filippi

duke sjell  lajmin

për fitoren e Grekëve mbi Persianët

pas vrapimit ra i vdekur

nga cfilitja e rraskapitja

 

Atëbotë

kur të mendosh

sikur e di

se jeta jote

duket

si “punë sizifi”

dhe

“cak i vdekjes”

 

 Antidotum

shkatërroje malin e të dënuarit

apo ne pafundësi

 

 zgjate largësinë e Maratonistit të Athinës

 

që edhe më tej

të ekzistoj

 

GJURMË

 

Secili

duke kaluar

nëpërmes jetës

  pas vete

gjurmet e veçanta

 

Njëri lë zbrazëtinë e pafund

Tjetri  largësinë e paqart të kohës e hapësirës

Të tjerët: gjithçka dhe asgjë

gjurmë të  padallueshme

Dikush shtëpinë e ndërtuar

gjurmë për arkeologët e ardhshëm

ai tjetri pasuri të madhe “il legal”

Krezusi i pasur

që pas tij korba grabitqarë të tjerë

që e copëtojnë në copëra pa vlerë

gjurmë të së kenes

dhe të krijuara vepra

art për art

 ars pro artis

e artisti

do të lërë gjurmë

përmes Muzës

për fëmijët nipërit

pasardhësit

gjurmë brezash

ata që do të gvijnë

derisa unë

unë … nga inati

do të dëshiroja të kaloj nëpërmes jetës sime

pa ndonjë gjurmë të vogël


DASHURIA  DHE ZEMËRIMI

TË KOTA

 

Kur  mendimi im

tashmë

vetëm përmes

sitës së trurit

dremitet

si rërë e tharë

 

cfarë do të vlejë

dhe kujt

do t’i du?ej

 

ende mburoja

e Empirisë

mbulohet

me mençurinë e stërgjyshërve

e mbeshtetet

 

e Ti si një bashkëkohës  fuqishëm

tërësisht e e hedh

 

John Osborne

me revoltin e të rinjve të zemëruar

sërish përshëndetet

 

Ndaj

Ti njeri i moshuar

rri diku në një kënd

dhe prit

ndoshta do të marrësh vesh një ditë

duke studiuar

në universitetin e “shekullit të tretë”

për sëmundjet e Alzheimerit, Parkinsonit, Osteoporozës

 

Asgjë më tepër

se të gjitha udhët shpiejnë  në Romë

dhe lumi i tyre i kohës

gjithashtu rrjedh

në oqeanin e mosqenies

 

PRANIM

 

Me hënën e plotë

ndriçoj

udhët tua të errata

 

Dëgjoj tingëllimën

thirrjet

e jehun tond

 

Me qiellin e kthjellët

pa re

të pranverës dimrit

zgjoj natuyrën për jetë

 

Pastaj bëj pyetje të ndryshme

jehona e përgjigjeve tretet

në asgjë në zbrazëti

 

Përtërij gjithçka

kinse për vetveten

ndonëse e di

se tashmë e panevojshme

 

EKZISTENCË

 

Dëshiroj të lë gjurmët e ekzistencës

me të vërtetë

ndaj

shkruaj

Dëshiroj të lë gjurmët e ekzistencës

me “forcë”

Dëshiroj të lë gjurmët e ekzistencës

megjithkëtë

ndaj krijoj

 ekzistencën e sigurt

të jetës të çdonjërit

dhe kjo është një ndodhi

e zakontë

 

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx