E premte, 02.05.2025, 07:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Sose Dumani

E marte, 18.08.2009, 07:35 PM


Sose Dumani, Itali

 

 Kënga ime

 

 Kënga ime s'ështe art,

por ndjenjë dhimbje

Kënga ime s'ështe e thellë,

por thellësia e saj është në

frymëmarrjen plot gulç

të dënesës time.

Eshtë brenda shpirtit

të plagosur,

është  brenda teje

e ngurosur kulla ime.

 

Desha të këndoj

në stinën më të bukur.

Por korbat ma vran pranverën

dhe në kullën time zot u banë!

 

Sot, vetem frengjit flasin

për këngë e  gëzime..

Për ato lindje që u gëzuan

dhe gurët e malit.

 

 Nuk mundem më të flas për ty

se loti shpirtin po ma vret

zemrën time e lash në ty

Vetem shpresën mora vetë.

 

Mospërfillje

 

Mos mi lidhni duart.

Dua të ledhatoi plagët

e pranverës.

Mos mi mbyllni sytë.

Dua të shikoj dritën që

po shuhet or e çast.

Ju lutem, mos më lini vetëm

se më zuri tër ky gjak.

Mos u largoni nga un

në ditët e mia më të rënda.

VEMENDJE O NJEREZ

për plagët e mija

Unë nuk kërkoj mëshirë!

 

Nesër plagët e mia jan dhe tuajat.

Sikur të ishin gëzime, do kërkonit

të gjithë ngapak

Prandaj, o njerëz përfillni këto

PLAG!

      

Ishe ti?!

 

Ishe ti kohë

apo dikush tjetër

që më rrudhe ballin

e ma zhbëre buzeqeshjen?

Ishe ti stinë e acartë

që mi vyshke lulet

apo ti pranverë që erdhe

aq shpejt?

Ishe ti botë që ma zbehe

ndjenjën?

Ishe ti trishtim që ma

more nurin?

Mos ishe ti "njeri padron"

që me shpaten vrastare

këpute degët e jetës?

Apo ti fat me ngërdheshjen

tënde hipokrite.,

më bëre të dialogoj sot me vetëveten?!!

 

 Mëshirë

 

Si një luftëtar,që shokët në beteja

i ka humbur

i lodhur i drobitur,pa lavdi e pa atdhe

Si kalorës  pa kal´  e pa shpat

që bredh shkretëtirave dhe

një oaz  nuk e gjen.

Ecje pa destinacion,shpresë  e pa shpresë

i tradhetuar e  prerë në besë.

Dhe ecen si Kostandini me amanetin

e dheut te tij

Por i mungon Doruntina në vithet e kalit

 

Kështu bredhin miliona njerëz  pa atdhe

të përhumbur e të vrar ,nga mëshira

e pameshirë e fatit.

 

Toka  jonë e shprishur

 

Toka jonë e shprishur nga të

Pangopurit,

Toka jonë e lodhur nga ligjet

e të ligjëve

O zonjë e thinjur nga hallet e

bijve larg të tretur

O pranver e përjetshme

që mbete një lule e paçelur

O tok e ILIRIT TE PA ILIR

E mbetur e tretur,pa nipa

e pa bij.

Si nuk t’u tha loti kurr në ata sy

Si mbete e vetme, si ?

 

 Lamtumirë !

 

 (Vellait tim)

 

Nje rrufe e forte shkarkoi në

Atë ditë prilli

dhe pemën që mbollëm sëbashku

në dysh e ndau

Nga ajo ditë i thashë lamtumirë

dhe kopshtit ku u rrite

horizontet pa mua u nxin

u mbyll...

Yjet e natës u shuan

Në duart e mia

edhe hanë gjoksin tim.

Dha shpirt

Zemra atë ditë u shkul

Nga kraharori

Se  tempullit tim

Iu vrane hyjnit.

 

Vit kob' 97

 

Ti  vrave panteonin e bukurisë

Së shpirtit tim

Ti më vrave mua,

Ti ma shkule zemren  

Nga foleja e saj,

Ti mi vrave djemtë,

Rrënjët mi shpërngule

Nga më i miri vend.

Ti ma shtove dhimbjen

E lotin e mallit ,ma ktheve

Dhimbje

Ti ma vrave kullen e bardhë

 

Ti ma lave truallin në gjak,

o vit kob '97!



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx