Kulturë
Bilall Maliqi: Intervistë me Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë z. Naser Nuredini
E premte, 21.08.2009, 08:49 PM
INTERVISTË ME DREJTORIN
E SHTËPISË SË
KULTURËS
“ ABDULLA KRASHNICA “ NË
PRESHEVË Z. NASER NUREDINI
KULTURËN DUHET KULTIVUAR NË
VAZHDIMËSI
Nga Bilall MALIQI
Shtëpia e kulturës “Abdulla
Krashnica” në Preshevë kohëve të fundit u ballafaqua me ndërrime drastike të
udhëheqësve.Prej vitit 2005 e tutje u ndërruan dy drejtor të kësaj shtëpie
akoma pa i mbushur mandatet e tyre, njëri me tri vjet ushtrues detyre dhe
tjetri me një vjet punë në këtë shtëpi që promovon kulturë.Shkaqet që më shtyen
të bëjë këtë intervistë me drejtorin e ri të kësaj shtëpie z. Naser Nuredini
ishin pikërisht disa interesime për shpjegim para opinionit, për këtë
problematikë dhe për pyetje tjera me interes pë kulturën tonë, e që z.Nuredini me dëshirë iu përgjigj
kësaj interviste...
Kohë më parë
subjekti juaj politik ju
ngarkoi me detyrën e drejtorit të
shtëpisë së kulturës , na thuani se
në çfarë gjendje
e gjetët këtë institucion
kulturor ?
- Si rezultat
i krijimit të një shumice të re
në udhëheqjen komunale , unë që
nga fillimi i
muajit korrik u caktova
në funksionin e u.d. të
drejtorit të këtij institucioni. Me profesion
jamë ekonomist i
diplomuar kurse politikisht
vijë nga radhët
e Partisë Bashkimi
Demokratik i Luginës por
thellësisht i bindur
se përkatësia partiake nuk
guxon të ndikojë
në asnjë mënyrë në
ndonjë punë apo
veprim të njëanshëm në
këtë institucion . Sa i
përket gjendjes në
të cilën e gjetëm këtë
institucion unë mendoj
se kjo tanimë botërisht
është e njohur për
të gjithë ; me
infrastrukturë të filluar
kaherë dhe të
papërfunduar ende , flas për
objektin e shtëpisë
së kulturës , me
mungesë të paisjeve
teknike që janë të nevojshme
për punë , me llogari
të boshatisur financiare , por gjithnjë
me shpresë në tejkalimin e
këtyre vështërsive që kultura
të marrë dhe të
ruaj vendin e
merituar në shoqëri.
Kultura
Çfarë na
thuani për rrjedhat
kulturore deri tani në
komunën tonë kur ju
nuk ishit drejtor ?Naser Nuredini
-Ne jemi munduar
që të përcjellim
për së afërmi
të gjithë aktivitetet dhe punët
që
ndodhin
jo vetëm në
këtë institucion kulturor
por edhe në
organizatat dhe institucionet tjera të komunës
, por meqenëse është
fjala për rrjedhat kulturore
, unë do të
thoja se edhe kultura
është reflektim i
gjendjes momentale nëpër
të cilën kalon popullata jonë , me
të gjitha vështërsitë
dhe problemet me
të cilat përballemi për çdo
ditë drejt ruajtjes ,
kultivimit dhe avansimit
të kulturës në
përgjithësi . Nuk guxojmë të
jemi të kënaqur
asnjë herë me të
arriturat në kulturë sepse vazhdimisht ekziston
diçka e paarritshme, po në këto
kushte dhe rrethana në
të cilat jetojmë
dhe veprojmë.
Çka mendoni – “ çka do
të thotë kultura
për një komb” ?
-Unë
mendoj se kultura
është shpirti i një
kombi – dihet se shpirti sipas një
thënie nuk vdes
kurrë .
Viteve të
fundit u bënë
ndërrime drastike të udhëheqësve kulturor në këtë
shtëpi , mos vallë kultura pakashumë
është politizuar ?
-Unë nuk
do të thoja
se janë bërë
ndërrime drastike , por janë bërë
ndërrime që i janë përgjigjur realiteteve të krijuara
nga vullneti i lirë
.Kulturën nuk e
prodhon udhëheqësi i
këtij instutucioni por
ai duhet të dijë
të menaxhoj dhe të jetë gjithnjë në
shërbim të atyre
që prodhojnë kulturë dhe
ate jo të një
lëmie
apo sfere të
kulturës sepse kultura është
shumë e llojllojshme dhe shumë
e begatshme. Me rëndësi është që në
udhëheqësin e institucionit të kulturës
mos të shiqohet
nga prizmi politik , por
në një njeri
që duhet të jetë i
hapur për të
gjithë ata që
interes kanë kulturën , kuptohet gjithnjë duke
pasur parasysh mundësitë
financiare pa të cilat sot
nuk mund të bëhet
kulturë.
Angazhimi
Tani jeni
njeriu i parë
i kulturës në
komunën tonë , na thuani
sa do të
jetë angazhimi juaj
për të ecur
përpara kultura në
komunën tonë?
-E thashë
edhe më parë jo
njeriu i parë i
kulturës por njeriu i
parë në shërbim
të kulturës , duke u
munduar që t’i jipet hapsirë të
gjithë atyre që
interes kanë kulturën
dhe jetojnë për
kulturën , por jo
edhe për ata
që në kulturë
shohin vetëm anën
materiale , sepse më besoni mundësitë i kemi tepër
të kufizuara kurse nevoja
për të mbajtur gjallë kulturën
është më shumë
se kurdoherë më
parë .Këte e them duke u
mbështet në kushtet dhe rrethanat
që mbretërojnë në komunë dhe
rajon të cilat janë mjaft të
ndërlikuara dhe të them
edhe të tendosura . E
para që rrezikohet në
këto rrethana është pikërisht
kultura , andaj duhet
bërë çmos që
të mbajmë gjallë
aktivitetet kulturore sepse me
këte mbajmë gjallë
vetveten.
Në
kuadër të shtëpisë
së kulturës është
edhe klubi letrar “Feniks”, a mendoni se
kanë qenë aktiv dhe
sa do ta
përkrahni në të ardhmen
këtë institucion legjitim letrar ?
-Unë
vetëm përshëndes punën dhe aktivitetin letrar të
Klubit “Feniks”i cili në gjirin e vetë
tubon të
gjithë entuziastët e penës ,e që sikur
e tërë kultura
ballafaqohen me shumë
probleme të natyrave të
ndryshme e në
rend të parë të
natyrës financiare me
shpresë në tejkalimin
e tyre në një
të ardhme të
afërt për të
krijuar mundësi më
të mëdha si
të Klubit letrar “Feniks” ashtu edhe
të kulturës në përgjithësi.
Normalisht që puna dhe bashkëpunimi nuk
guxon të ndërprehet në
asnjë mënyrë por gjithnjë me
një mirëkuptim të ndërsjelltë për situatën
dhe rrethanat me të
cilat do të
ndeshemi . Unë jam i bindur
se këtu do të
kemi mirëkuptim.
Ndërtesa e
shtëpisë së kulturës
në brendi ende nuk
është finalizuar , na thuani
kur presim që
një ditë ta shohim
të kompletuar ?
- Po,
ky është
problemi që na
përcjell me vite ndaj
të cilit duhet
të kemi një
përgjigje adekuate . Shtëpia e kulturës
mjerisht është e
dekoruar nga jashtë por
aty ku zhvillohet
kultura , infrastruktura ,
vazhdon të mbetet në
gjendje jo të mirë
. Shpresoj në mirëkuptimin nga ana e
udhëheqjes politike që këtë
punë ta
përfundojmë disi dhe të bëjmë
aftësimin dhe kompletimin me të
gjitha pajisjet e
nevojshme që i nevojiten
një institucioni kulturor ,në
mënyrë që të mos
ndodhë derisa të përfundojmë
objektin nga brenda, të fillojë
të amortizohet nga jashtë. Kjo ndoshta edhe më
shumë ndërlikohet duke qenë të
vetëdijshëm për situatën e
cila sot mbretëron në
nivelet edhe më të
larta të shoqërisë ku mundësitë
financiare çdo ditë e më shumë
janë duke u kufizuar dhe
vështërsuar.
Vizioni i punës
suaj gjatë mandatit tuaj
drejtor i shtëpisë së
kulturës .
-Të krijojmë
një infrastrukturë të arsyeshme për
aktivitet kulturor , të ofrohen
të gjithë ata që profesion
kanë kulturën kuptohet
të të gjitha
lëmive të kulturës dhe me
projekte adekuate të na
bëjnë të mundëshme që
të konkurojmë për të siguruar mbështetjen financiare
të këtyre projekteve në
nivele të ndryshme
të pushtetit e që
këto projekte të na
shërbejnë si programe të
rëndësishme për të
marrë pjesë në festivale , manifestime , recitale
dhe akademi të
ndryshme , që në drejtorin , gjegjësisht udhëheqësin e shtëpisë së kulturës
mos të shiqojnë
në bazë të
kriterit politik por
në një njeri
që bënë shërbim
në kulturë , sepse
udhëheqësit shkojnë e vijnë
kurse kulturën duhet
kultivuar në vazhdimësi. Nëse arrijmë
t’i kuptojmë këto gjëra mendoj se mund
të bëjmë diçka
në këtë lëmi
aq të rëndësishme
të jetës , por kuptohet
vetëm bashkë .